Ndoc Gjoni, legjenda e boksit shqiptar që u vra me pistoletë në kokë gjatë tentativës së arratisjes (u tha se u mbyt në Bunë)

10 Gusht 2018, 09:13Dossier TEMA
Ndoc Gjoni, legjenda e boksit shqiptar që u vra me pistoletë në

Arratisja e parë, kthimi në Shqipëri nga sigurimi jugosllav, më pas dënimi me 12 vjet burg e deri tek arratisja e dytë, rruga e mundimshme drejt lirisë që do të ishte edhe udhëtimi i tij i fundit në këtë botë

Kur Ndoc Gjoni vendosi të arratisej për herë të parë, mori rrugën drejt Elbasanit, atje ku po kryente detyrimin ushtarak i vëllai, Zef Gjoni. Ndoc Gjoni, është legjenda e boksit shqiptar, që kaloi përmes kalvarit të mundismhëm në burgjet komuniste dhe më pas u vra nda diktatura në tentativëne dytë për tu arratisur nga ferri komunist. Ja si e rrëfen i vëllai zefi, atë takim që do të prcaktonte një rrugë të mundimshme për ndoc Gjonin.

“Ndoci erdhi në Elbasan për të më takuar dhe e pashë qartë se kishte vendosur të ikte. Mënyra si fliste, mënyra si sillej ishte e kuptueshme. Për rrjedhojë, pas 20 ditësh ai u arratis”.

Rruga me të panjohura e Ndoc Gjonit, kalon nga pika kufitare e Muriqanit, për të mbërritur pas shumë peripecish në në tokën jugosllave. Atëherë kur mendoi se e kishte fituar sfidën, do të gjendej në rrethana të tmerrshme. Fqinjët jugosllavë, në atë periudhë i kishin raportet e mira me shtetin shqiptar dhe njerëzit që thyenin kufirin, me marrëveshje ktheheshin sërish në vendin e tyre. Pas 20 ditë qëndrimi në tokën jugosllave, Ndoc Gjoni do të kthehehej në në Shqipëri nga Sigurimi jugosllav, duke u këmbyer me 2 jugosllavë që kishin bërë të njëjtën gjë si ai duke kaluar kufirin për në tokën tonë.

12 vjet burg në Burrel

Ishte vitit 1968 kur boksieri i famshëm shkodran do të dënohej nga regjimi me 12 vjet burg për tentativën e arratisje, të cilat i kreu në bugun famëkeq të burrelit. Janë vite shumë të mundimshme ashtu si dhe për të tjerë bashkëvujatës në ferrin komunist. Bashkëvuajtës të tij shprehen me fjalët më të mira për mënyrën si i ka rezistuar këtyre vuajtjeve, si i ka shprehur gjithnjë bindjet e tij kundër shtetit të asaj kohe. Ndoc Gjoni i ka kryer të gjtiha vitet e burgut duke mos përfituar nga asnjë falje, siç ndodhte ndonjëherë kur regjimi vendoste ulje dënimi. Ndoci u lirua nga burgu në vitin në vitin 1980. Në përpjekje për ta nisur jetën nga e para, duke lënë pas pasionet e tij të rinisë, ndoci u martua dhe nisi të punojë në Uzinën “Drini”. Por kjo përpjekje nuk do të zgjaste shumë kohë, veç pak muaj pas daljes nga burgu.

Arrestimi i dytë

Me fotografinë e nënës dhe të mbesës së tij në xhep, Ndoc Gjoni do të niste edhe një herë rrugën e mundimshme, tentativën edytë për tu arratisur nga Shqipëria. E ëma dhe mbesa ishin për të njerëzit më të dashur.  Është i njëjti intereirar, nis në afërsi të pikës kufitare të Muriçanit dhe vazhdon drejt tokës jugosslave. Por ky udhëtim do të ishte i fundit i jetës së tij sepse sigurimi i shtetit e kishte ndjekur hap pas hapi, qysh prej diytës kur kishte dalë nga qelitë e burgut deri në momentine fundit, kur njëri prej xhelatëve kishte zbrazur pa mëshirë plumbat e pistoletës mbi kokën e tij.

U tha se ishte mbytur në Lumin Buna në përpjekje për të kaluar kufirin por e vërteta ka qenë krejt ndryshe sepse Ndoc Gjoni ishte vrarë nga regjimi. E vërteta rreth fatit të zi të Ndoc Gjonit ëhstë mësuar pas rënies së diktaturës në vitin 1990. I vëllai i tij Zef Gjoni nisi shpejt përpjekjet për të zbuluar çfarë kishte ndodhur me të vëllanë Ndocin.

“Njerëz të Sigurimit të shtetit erdhën dhe na thanë se Ndoci asht mbytë në ujë duke tentuar të kalonte kufirin. Vetëm kaq. Ne nuk mund të bënim asgjë ë shumë në atë periudhë. Vetëm pas ardhjes së Demokracisë, e kam mësuar  të vërtetën. Një nga kufitarët e asaj periudhe ka ardh e më ka taku dhe  më ka shpjegu krejt ngjarjen. Sipas tij, e kanë pa Ndocin nëpër ujë, e kanë ndjek nga pas duke kaluar në tokën jugosllave dhe sa ka dalë nga uji, e kanë godit me një plumb në kokë dhe e kanë lanë aty. Kjo është mëse e sigurtë”, thotë Ndoc Gjoni.

Citimet janë marrë nga Shkodranews

10 komente në “Ndoc Gjoni, legjenda e boksit shqiptar që u vra me pistoletë në kokë gjatë tentativës së arratisjes (u tha se u mbyt në Bunë)”

  1. Katnary me trongull says:

    Ca neshje boxi ka bo ky qe se kem ngju.
    Legjend boxi.!!
    Ngjarja e tij n kufi m kujto t gjitha ato viktima qe vdesin sot e ksaj dite me u fut n kufijt europjan me varka e anije t ardh prej afrike. Dhe qe izolohen n mes t detit nga rojet kufitare europse per tu ndalu.
    M kujtohen viktimat shqiptare te otrantos te cilat nuk u qelluan me plumb ne kok nga kufitaret komunista shqiptare por u qelluan me vaporr lufte nga rojet e demokracis europerndimore dhe sot gjenden ne fund te detot a n bark t qenit peshk.
    Historoja persritet.

    1. tralala zura nje gale says:

      Na keni ca trapin me historira halabakesh!
      Dembelat dhe mashtruesit gjithmone kete pune kane bere, atehere dhe sot!

      1. ELIOT says:

        TRALA LA KARI .KY ISHTE NJE REBEL QE NUK I PERULEJ HITLERIT ENVER DHE BOLSHEVIKEVE DEBIL … KUR NE DEMOKRACIE NE KAPITALIZEM BELGU SPANKOLLI HOLLANDEZI SHKONI KU TI DONTE QEFI NE NE SHQIERI KATNART KOMUNISTA NA VRISNIN SI LEPUJ ..JA KUSH ISHTE ENVEERI ..AI QE VRAU RINIRNE TONE HEROIKE .. QE SI LA TE JETONIN ENDRREN RINISE ..TRALALALA EDHE NJE LOPE KA ME SHUME CIVILIZIM SE JU …. TETE DE BITE …. KURAJO FAMILJES DHE TE JENI KRENARE PER VELLAIN TUAJ …

        1. U dhime duke qesh says:

          O IDIOT i lindur c’a do me thone “bolshevik”, amon na e shpjego ? ? ?

    2. yyp Xhixhi says:

      Me e forta e informacionit qe morem ketu ishte se nuk ka pas vetem shqiptare qe arratiseshin ne Jugosllavi, por edhe jugosllave qe arratiseshin ne Shqiperi, sic thote ky shkrimi per nderrim te arratisurish!
      Kur isha njehere me pushime ne Korfuz, kam takuar nje person aty ne nje Taverne, qe ishte vendali dhe fliste shqip fare paster. Me tha se dikur ishte arratisur nga Korfuzi ne Sarande me not dhe ne Shqiperi e kishin futur ne burg nja 5 vjet, ku kishte mesuar shqip. Ishte kthyer ne Korfuz pas ’90.

  2. faro says:

    Po boksieri i famshem Lec Gjoni, cfare ka te beje me Ndocin?

  3. faro says:

    Lec Gjoni ka qene boksier me shume emer, por Ndocin nuk e kemi degjuar si te tille.

  4. nikolla says:

    PUSHOFTE NE PAQ NDOC GJONI DJALE TRIM NJERI I MIRE

  5. Lavderim says:

    Te rroje partia e lavdishme qe na nxori ne driten e socializmit.

    Diversanteve gjithmone denimi me I ashper

    1. eeeeej says:

      Thuj ca te dush ti, po diversantet e hongren palloshin ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje