Zbardhet pasuria miliona lekëshe e kryebashkiakëve shqiptarë, Voltana e Shkodrës merr "kryesimin"...

17 Gusht 2018, 08:41Politika TEMA

Ashtu sikurse pasuria e gjyqtarëve dhe prokurorëve varionte në vlera të ndryshme, njëjtë ndodh dhe me pasuritë e kryebashkiakëve, të cilët nëse do të kalonin në “sitën” e vettingut, nuk dihej se si do të merrte puna.

Rroga nuk është burimi i tyre i vetëm kanë deklaruar ata, por një objektet e dhëna me qera apo dhe nga interesat e llogarive bankare përbëjnë një pjesë shumë të rëndësishme të pasurisë. Më të spikaturit janë kryebashkiakia e Shkodrës dhe ai i Cërrikut, shkruan gazeta “Sot”.

Voltana Ademi ka deklaruar se ka fituar të ardhura ekstra nga tre objekte të dhëna me qera, gjithashtu edhe të ardhura me vlerë 71.362,2 lekë nga Advance DSA për shpenzime jashtë shtetit (Vjenë), në llogarinë pranë Raiffeisen Bank.

Ndërsa kryebashkiaku i Cërrikut i LSI, Altin Toska ka deklaruar se ka fituar të ardhura me vlerë 6.600 euro nga qiraja e apartamentit në shtetin italian, që e ka në bashkëpronësi me bashkëshorten. Ai ka rivlerësuar gjithashtu një pasuri të patundshme tip apartament me sipërfaqe 114 m2 në Durrës, me vlerën 9.314.448 lekë.

Por një tjetër kryebashkiak që ka fituar shuma të mëdha nga qeratë, dhe pse jo në emër të tij, është dhe kryebashkiaku i Vaut të Dejës, Zef Hila. Ai ka deklaruar se i biri i tij Edjon Hila ka siguruar të ardhura vjetore më vlerë 969.477 lekë nga qiraja, sipas kontratës me datë 16.01.2017; të ardhura vjetore me vlerë 8.400 euro nga qiraja, sipas kontratës me datë 15.06.2016; si dhe të ardhura me vlerë 120.000 lekë nga qiraja, sipas kontratës me datë 15.03.2016.

Kryebashkiaku i Klosit, Basir Çupa ka deklaruar se posedon 6 llogari bankare, nga të cilat 2 në bashkëpronësi me bashkëshorten. Ai ka deklaruar gjithashtu se bashkëshortja posedon dhe 3 llogari të tjera bankare. Kryebashkiaku demokrat ka pohuar se ka marrë dhe një kredi prej 2.000.000 lekësh për rikonstruktimin e një apartamenti, nga të cilat ka shlyer 186.872 lekë.

Ndërsa kryebashkiaku i Selenicës, Përparim Shametaj ka deklaruar të ardhura me vlerë 650.000 lekë nga aktiviteti i blegtorisë.

Kreu i Bashkisë së Kukësit, nga ana tjetër, ka deklaruar si të ardhura rrogën e tij dhe të bashkëshortes.

Ndërsa kryebashkiaku i Tropojës, Besnik Dushaj ka deklaruar të ardhura të shumta nga bashkëshortja, e cila sipas deklaratës së pasurisë, posedon llogari të shumta bankare.

Eduard Karpi i Bashkisë Pogradec,ka deklaruar pakësim të të ardhurave gjatë 2017.

Ndërsa Agron Kapllanaj i Bashkisë Mallakastër, ka deklaruar gjendje me vlerë 797.852 lekë në llogarinë e pagës pranë Raiffeisen Bank.

Kryebashkiaku i Dropullit, Ahilea Deçka ka deklaruar po ashtu një depozitë me vlerë 296.761 lekë pranë Tirana Bank.

Ndërsa kryebashkiaku i Lezhës, Fran Frokaj ka deklaruar të ardhura me vlerë 5.035 lekë nga interesat mbi depozitën pranë Union Bank.

Sa i takon kryebashkiakut të Devollit, Bledjon Nallbanit, edhe ky ka deklaruar se ka pasur të ardhura vetëm pagën e tij dhe të bashkëshortes.

15 komente në “Zbardhet pasuria miliona lekëshe e kryebashkiakëve shqiptarë, Voltana e Shkodrës merr “kryesimin”…”

  1. Moni says:

    Po ai i Elbasanit qe ka marre ne pronesi gjysmen e qytetit ku eshte ? Keta te tjeret jane fakira para tij.

    1. Shqiponja says:

      Pale sikur te shkoni andej nga Saranda , te shikoni se sa pasuri kane ish kryetaret e bashkise Edmond Gjoka , Adrian Shehu , Stefan Cipa te gjithe me radhe pa asnje lloj perjashtimi duhen nje duzi me stilolapsa tua pershkruajn pasurine , per cdo tender apo cdo lloj leje ndertimi qe jepnin lejet linde pyetja : po une c`fitoj ???? Sidomos ish kandtidati i Pd-se Gjoka ka bere kerdine , cme thoni Voltana dhe pordhe me rigon , ka te tjere peshkaqen te limaksur , te perpinin me gjithe recka e bexga ……Nje gje te kene te qarte ama te gjithe do ngordhin si qente e qelbur sepse kane bere krime , moren Qytetin e brishte Saranden dhe e bene Kabul , se si ia hariten , nje zot ne qiell e di , dhe me e keqja qe dhe kjo bucica e re i mesoj kleckat e rembimit , para se te vendosej rinte si zog i lagur dhe si me e pafajshmja , tani ik e shikoeni me c`fare mjeti qarkullon . me AMG……..E lyer ne skandale deri ne fyt ……meruni me Voltanen , zbrisni me poshte e shikoni , zbrisni mos u trembni , sju ha njeri , vec shkoni ne Sarande dhe pyesni nje qytetar , kedo vendas ama dhe do te me kujtoni nese shtoj edhe nje presje te vetme ….tung

      1. Ligji says:

        ke te drejte Shqiponja, e pashe veren e kaluar Saranden dhe kame mbetur i shokuar kur pashe ate babazi te neveritshme ndertimesh.
        Shiko sa sinjifikative eshte, ne krye te shkallve prej guri ( tani ndoshta prej mermeri) ka ndertuar vilen dy katshe nje taliban dhe gjithe ishat vene e pijne kafen.

    2. Grigor says:

      Me ate te Elbasanit nuk kruhen se kane frikë.

    3. Kalec Dega says:

      Filloni Vetingun me analistat e gjuhes Shqipe dhe do gjeni shume ne krye te tabeles.

      Kush e perktheu shkrimin e mesiperm, turp i madh!

  2. h says:

    Kota janë të gjithë hajdutë po kush ti kapi dhe dënojë ?
    Prokuroret dhe gjykatesi 100 herë më hajdutë se këta ?

  3. saythetruth says:

    e mo Gazeta Tema si jeni bere edhe ju…..nga 61 bashki qe ka Shqiperia, 14 qeverisen jo nga Partia Socialiste. Ju keni nxjerre vetem kryebashkiaket e partive te opozites. Po ato te PS-se? Apo me ato nuk merreni ju? E dime, eshte bere keq per lek. Duhet t’i besh fresk qeverise, se nuk shtyhet vec me buke e djathe….::)

    P.S.: po komentoj, thjesht ta lexoni ju redaksia e gazetes, se e di qe nuk do ta postoni.

  4. wickedgame says:

    Lala i Elbasanit nuk matet me keta fakiret ,por me emirin e Kuvajtit .

  5. Alboz934 says:

    Si ka mundesi qe te gjithe gjyqtareve prokurorve depoteteve qeveritareve qe nga kryetaret e komunave deri te kryebashkjakeve mjekeve ju kan qillu grate e pasura si nuk na qilluan ne popullit te thjeshte asnje grua me pasuri ose aty ku jane drejtuese grate u kan qilluar burrat me pasuri . Sa parashikus paskan qene edhe ato qe jane martu para 90tes qe edhe ata i paskan parashiku qe grate do ti kene te pasura. Ose çfare mardhanjesh te mira familjare paskan qe vetem ketyre te lartpermendur ju falkan vjehrrite pasuri nenat ju falin pasuri miljonshe nga “pensionet” motrat ju falkan vellezerve vellezrit ju falkan motrat dhe ne te varferve nuk po na falin as vjehrrite as prindte as motrat as vellezrit .

  6. orient says:

    ..nuk mund te komentohet ç’do gje me hamendje..çdo gje e dokumentuar ka nje “opinion” ligjor.

  7. sapa says:

    Do kalojne disa vite vetem duke bere statistika e asgje tjeter!Tamam strategjia e Llalles qe thoshte para cdo shtatori do kete arrestime te bujshme.Dhe me e keqja shume shqiptare besojne akoma ne berjen e shtetit!

  8. Shqip says:

    Nji mut jane te Ps Pd.Qellimi i tyre eshte vetem paraja.

  9. Krasta says:

    Sa te kete budallenj
    Ketà te gjithe do bejne palle.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje