Man. City shkatërron Huddersfield. Brighton fiton ndaj United

19 Gusht 2018, 19:05Sport TEMA

Sot u luajt ndeshja tjetër e vlefshme për javën e dytë të Premier League. Man City u përball me Huddersfield, ku kampionët e Premier League erdhën në këtë ndeshje të frymëzuar nga fitorja e javës së kaluar përballë Arsenal-it, por edhe me mungesën e belgut De Bruyne.

Huddersfield, nga ana tjetër, vinte nga humbja me Chelsea me rezultatin 3-0. Sezonin e kaluar ishte ekipi i vetëm , që ndali Cityn në Etihad. Në këtë ndeshje titullar ishte edhe kosovari që luan me Zvicrën, Hadërgjonaj.

Pjesa e dytë foli sërish për Manchester City-n, ku në minutën e 48-të, David Silva shënoi golin e katërt. Minutat në vazhdim ishin të qeta, me disa raste sporadike nga City. Në minutën e 64-të, Guardiola bën një zëvëndësim duke aktivizuar Mahrez në vend të Silva.

Në minutën e 76-të, Mendy në një formë të shkëlqyer jep një asist fantastik për Aguerro-n, që shënon edhe golin e tretë personal. Menjëherë pas golit, Aguerro zëvëndësohet me Sane. Në minutat e fundit pati vend edhe për talentin e ri anglez Foden që zuri vendin e Gundogan. Një ditë e pafat për Huddersfield, ku në minutën e 84-të Kongolo shënoi një autogol. Me këtë rezultat City ndodhet me pikë të plota, 6 të tilla pas dy ndeshjeve, ndërsa Huddersfield ngelet në kuotën e 0 pikëve.

Mançester Junajtid është mposhtur me rezultatin 3-2 nga skuadra e Brajton, që ka marrë tri pikë të arta. “Djajtë e kuq”, e drejtuar nga Zhoze Murinjo, bënë një ndeshje për tu harruar dhe nuk arritën të shmangin humbjen kundër modestëve të Premier Ligës.

Ky sezon do të jetë shumë i vështirë për Junajtid, pasi harmonia brenda grupit dhe marrëdhëniet me trajnerin janë përkeqësuar ndjeshëm.

Golin e parë për Junajtid e shënoi Lukaku, ndërsa në fund të sfidës shënoi dhe Pogba, sërish me penallti.

Për vendasit shënuan Mërrej, Dufi dhe Gros, duke iu humbur totalisht vlerën golave të futbollistëve të Mançesterit.

1 komente në “Man. City shkatërron Huddersfield. Brighton fiton ndaj United”

  1. says:

    Ka 10 vite që s’kam qënë në Mançester.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje