Mbape: Fituam, festuam dhe tani punoj për më shumë. Nejmar? Më i mirë se unë

19 Gusht 2018, 16:30Sport TEMA

Kilian Mbape padyshim që është lojtari i cili së shpejti mund të jetë fitues i “Topit të Artë” dhe aftësitë e tij i ka dëshmuar si me skuadrën e PSG-së, ashtu edhe me kombëtaren franceze në Botëror, ku arriti të fitonte edhe Kupën e Botës.

Pas fitores ndaj Guingkampit, ku Mbape shënoi dy golat e fitores, ai ka dhënë edhe një prononcim për mediat, ku vlerëson Nejmarin.

“Nejmari është një yll dhe është një lojtar më i mirë se unë.

Ai ka mësuar shumë te Barcelona. Ne fituam, festuam dhe tani duhet të përqendrohemi për të punuar fort.

Kam shumë objektiva pasi jam vetëm në hapat e parë të karrierës”, u shpreh Mbape.

1 komente në “Mbape: Fituam, festuam dhe tani punoj për më shumë. Nejmar? Më i mirë se unë”

  1. says:

    Me kë i ra finalja në botëror Francës?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje