E pabesueshme, por e vërtetë, edhe Ibrahimovic mund të falimentojë! Jo në fushën e lojës, ku është e vështirë që kolosi suedez të dështojë, por është e qartë se Zlatan ka lindur për të qenë futbollist, por ka shumë për të mësuar, për të përmirësuar, në nuhatjen e tij për biznesin.
Nga vendlindja e tij vjen lajmi se marka e veshjeve sportive “A-Z”, që sulmuesi krijoi në vitin 2016, bashkë me firmën norvegjeze “Varner”, nuk ekziston më.
Pas dy viteve me humbje të mëdha “Business Insider”, bën të ditur se prodhimtaria është mbyllur dhe firma ka shpallur falimentimin.
I gjithë ky biznes i dështuar i ka kushtuar Ibrës plot 20 milionë euro.
Kjo do të thotë se në 18 muajt e kontratës së i ka mbetur me LA Galaxy, që ka të ngjarë të jetë e fundit në karrierën e tij do të shkojnë për të mbuluar këtë “gropë”
“L’Equipe” ka shtuar se Ibra e kishte ideuar projektin e veshjeve sportive kur ishte te PSG në vitin 2013 dhe e vuri në zbatim projektin kur iku nga Franca, në vitin 2016, por që dje nuk ka më markë “A-Z”.
I qafshi hallin kalorësit se i varen këmbët! Po s’keni ndonjë lajm tjetër o të uruar? Nejse…duhen edhe nga këto…
SE KA HUMBUR …10 APO 20 MILION NUK ESHTE FALIMENTIM PER ZLLATANIN … E KUPTONI SE MIRTE VETEM NE NJE MUAJ 10 MILION NE PARIS APO SE DINI .. KA HUMBUR 20 MILION SIKUR KA HUMBUR 10 LEKE PER NJE SHIPTAR TE MESEM ME PUNE ..PRANDAJ MOS E QUANI FALIMENTIM SE ESHTE …
Te shpallesh falimentim nuk do te thote qe ngele fukara.
Shume biznese ne Perendim e bejne per tu pasuruar me shume duke i shpetuar taksave.
Ka mjeshtra financier qe i njofin mire ligjet e tregetise dhe ja fusin Shtetit Sigurimeve apo dhe Bankave.
Ti vllai qe ke vene kete titull s paske haber fare se si funksionon Biznesi jashte mureve Shqiptare.