Luigj Dushaj: Si më pushkatuan babain, pse ishte kundër komunizmit

21 Gusht 2018, 19:28Dossier TEMA

Në 19 korrik 1946, gazeta “Bashkimi” e asaj kohe shpall vendimin e gjyqit të Shkodres kundër 21 të akuzuarve si kriminele lufte dhe armiq të popullit, pjesëmarrës në “Kryengritjen e Malësisë së Madhe”, Llesh Marashi, Alfons Tracki, Kole Ashiku dhe Nikollë Deda, të dënuar me vdekje me pushkatim. Luigj Dushaj, djali i një prej të dënuarve në këtë gjyq, flet për gjithë këtë kalvar mundimesh dhe vuajtjesh që kanë shoqëruar atë dhe familjen e tij për vite e vite të tëra.

Babai juaj Nikollë Preng Deda, ç’lidhje kishte me të dënuarit e tjerë?

Ishte arsyeja e veprimtarisë së tij 4 vjet para së të marrin pushtetin komunistët, ai ishte punë 3-4 vjetësh kryetar komune i Malësisë së Madhe në Shkrel. Më kanë ndalur shumë njerëz dhe me kanë thënë se ai na ka ndalur dhe na ka grumbulluar të rinjve që në ’38-tën dhe na ka thënë që të keni kujdes se Shqipëria mund të rrezikohet nga bolshevizmi. Ka pasur shumë shoqëri me njerëz tamam intelektuale, si Kolë Ashiku e të tjerë, prandaj i kane ditur ata punët mirë. Dhe prej kësaj ai ka kryesuar së bashku me Prek Calin, Llesh Marashin e më të tjerë, dhe kështu ndodhen kryengritjet e para në radhët komuniste kundër atij sistemi që donte të vinte. Me siguri që mungesa e organizimit e shumë gjëra të tjera çuan që ata të dilnin në mal. Ata e kishin nënshtruar dhe Malësinë e Madhe, një pjesë të mirë të saj. Babai në atë kohë ishte 36-37 vjeç, kishte disa miq, kishte motrën e vet të martuar atje ne Dragan. E mbajtën 18 muaj, duke i çuar për të ngrënë e të gjitha.

Mbaj mend që thonë se ai asnjë ditë nuk pranonte t’i çonin ushqimin për të ngrënë, nëse nuk i çonin dhe gazetën. Për këtë, bënin disa orë rrugë nga Shkodra në Koplik për t’i çuar atij gazetën. Pas 18 muajsh dhe pas shume përpjekjeve e shumë vuajtjeve të medha të kësaj familje te Lek Mirukaj, familje shume e mirë malësore, me tradita te mrekullueshme, ku here pas here forcat partizane në atë kohë i kanë bërë tortura dhe presione nga më të ndryshmet, derisa një person të asaj shtepie e kanë mbytur duke e rrahur, Gjon Lekë Mirukaj e kishte emrin ai, kanë kërkuar largimin e tij. Atëherë këta kanë shkuar dhe i kanë thënë babit tim: Nikolle, ne bejme dhe do te bejme tere jeten per ty. Si mendon ti a te cojme diku pertej kufirit, ik ne Itali apo diku tjeter dhe shpeton nga kjo pune? Absolutisht nuk e le Shqiperine i eshte pergjigjur babai im. Por une ju kuptoj shume mire meqe ka ardhur puna deri ketu sa te ju vrasin te gjitheve si familje, thuaji Bejto Fazlise, njihet ne Shkoder ai, ka thene Nikolla se une dorezohem me nje kusht: Te shkojme poshte te motra ime, te gjithe se bashku si jemi, sepse ai ka pas mbaruar shkollen me Bejton, te shkojme te hame e te pime si vellezer, por nuk dua te me lidhni deri ne Shkoder. Ata i kane dhene fjalen qe nuk te lidhin, duke bere qe te shkohet me qetesi deri ne vendin e caktuar. Eshte dorezuar, i kane treguar vendin atyre, e kane marre babain, kane ngrene tek halla ime, pra te motra e atij, pastaj e kane lidhur. Ua ka bere me gisht babai atyre dhe i ka thene: Bejto u kam njohur me kohe si burra te pabese, me ke cuar fjale se nuk te lidhi. Ne fund e kane sjelle ne Shkoder e keshtu ka qendruar disa muaj dhe pastaj eshte pushkatuar me vendim te gjykates, me prokuror Aranit Celen, se ato gjyqe kane vazhduar here pas here.

Une i mbaj mend, kam qene vetem 4 vjec e gjysme, por e mbaj mend dhe kur kam hyre ne gjykate kembezbathur, sa qe habitem dhe sot se si kam hyre, dhe ai eshte denuar bashke me Kole Ashikun, Llesh Marashin, Dom Alfons Trackin, Kel Abatin, jane denuar tek nje kinema e bukur qe ka qene atehere ne Shkoder dhe eshte djegur. I kane lidhur ne “pjace”, si i themi ne ne Shkoder te “Kafja e Madhe”, dy nga dy i kane rrethuar dhe te nesermen e mbaj mend edhe sot qe nuk me iken asnjehere kjo gje se normal, eshte babai, dhe kushdo me qene jo vetem babai, ka qene 17 korrik 1946, kur ne mengjes nga ora 4 e gjysme e mengjesit, kishim fjetur jashte se na i kishin marre edhe luget e shtepise, shtruar ca shtresa se ishte vere atehere, kane kercitur automatiket, plumbat e pushkeve pas varrezave katolike te majave ne Shkoder. Une kam qene shume i vogel dhe nuk mbaj mend shume mire, por mbaj mend qe nena ime dhe nena e babait u cuan ne kembe dhe bertiten me te madhe se e dinin qe jane pushket qe po vrisnin ata djem te rinj. Atehere e mbaj mend mire fort kur me ka marre nena e babait per dore, se nuk e kemi pasur shume larg shtepine nga aty dhe me ka cuar tek varrezat, aty ishin ata ushtaret me pushke, duke vajtuar donte te hynte tek i biri por nuk e lane. Ajo ishte grua e forte, nuk e di as une se si i dha zoti force e u fut brenda dhe i ra siper, ata e kapen nga krahu dhe i qorruan dhe syrin me tyten e pushkes. Kete nuk e harroj deri sa te vdes.

Çfare ndodhi me ju?

Vazhdoi persekutimi per 50 vjet. Me mua personalisht, me nenen time, me vellezerit, me motren. Absolutisht nje fukarallek i madh shpirteror, ekonomik dhe ne te gjitha drejtimet. Kater jetime pa asgje ne shtepi, absolutisht asnje ndihme, asnje lek, asgje fare. Sepse babai im nuk ka qene nje njeri qe ka fituar shume para, ka qene nje njeri i thjeshte, nje punetor i ndershem, nje nepunes i ndershem, ka bere nje shtepi te vogel ne lagjen “Skenderbeg” ne Shkoder, dhe kemi jetuar per bukuri. Por edhe ato qe kishim na i moren dhe ne na shkoi jeta si fukarenj te shkundur dhe ne rritje e per cdo vit persekutimi shtohej se ne shkonim duke u rritur dhe duke perballuar ne kurriz kete persekutim. Nderkohe qe nena punonte me kazme ne fidanishten pyjore. Fillimisht e futi doktor Borja, nje doktor shume i njohur ne Shkoder qe e njeh gjithe Shqiperia, e futi ne spitalin civil ne Shkoder si sanitare ne kirurgji. E moren vesh dhe pak me vone e hoqen nga puna, sepse ishte e shoqja e filanit. E cuan ne fidanishten pyjore me kazme, kishte nja tre vajza te reja qe punonte me to, ishin vajza te mrekullueshme dhe ato ishin si puna jone dhe i kishin futur ne kazme. I rrinin afer dhe i mbante afer, pasi dhe i keshillonte. Punonte me kazme dhe atehere me sa mbaj mend une merrnin 1500 leke ne 15 ditesh. Por e hoqen dhe nga ajo fidanishte se ishte pak si privilegj, ngaqe ishte afer shtepise dhe e cuan ne Bushat. Ka shkuar cdo dite nga Shkodra ne Bushat, ne kembe dhe ka punuar gjithe diten ne kazme dhe eshte kthyer nga Bushati me njemije halle, me kater jetime dhe me nenen e babait 80 vjece e cila dhe luajti mendsh se s’bente pune tjeter vetem mbante fotografine dhe thoshte: Si ma vrate djalin kot? Mbarova shkollen 7 vjecare se ka qene 7 vjet atehere, kishin nevoje per mesues dhe kete e dinte gjithe Shqiperia, ata qe jane te vjeter. Ne ate kohe nuk shikohej biografia per shkollen e mesme pedagogjike, kishin nevoje per arsimtar dhe daja im me futi ne pedagogjike. Kreva shkollen pedagogjike dhe me cuan mesues ne Lezhe. Qendrova 3-4 vjet ne Lezhe mesues, ne nje nga ato vende dhe ne Trashan te Zadrimes qe nuk e harroj kurre nje njeri qe quhej Padro Filip Mazreku, njeri i mrekullueshem, kam mesuar shume prej tij. Por per 3-4 vjet me moren ushtar ne repart pune. Atje nuk me lejuan me prek pushke me dore, absolutisht jo vetem mua por edhe te tjereve. U ktheva ne Shkoder pasi mbaroi dy vjecari, per arsimtar absolutisht jo, mbaroi ajo pune, me arsimtar nuk perfitoje, sepse filloi lufta e klasave perseri. Keshtu ka vazhduar jeta ime deri sa kam ikur ne 90-ten qe me kane pushuar 5 here nga puna. Kur e merrnin vesh se eshte i biri i filanit me pushonin nga puna, me ka ndodhur qe nder keto 5 heret deri ne 6 vjet nuk kam firmosur ne bordoro absolutisht. Si kam jetuar? Une kam bindje se Zoti eshte i madh, mua me ka ardhur gjithmone per pikture, vazhdoja pikturen por nuk kisha asnje mundesi. Fillova te bej centro, fshehurazi kam hapur vrime tek dera e oborrit dhe sa here trokiste dera e oborrit asnjehere as une, as gruaja dhe as djali im nuk e hapnim deren pa shikuar se kush eshte se ekzistonte frika se mund te me arrestojne. Kam ardhur dhe deri ne Tirane me biciklete, kam sjelle centrot, i punoja disa jave rresht disa komplete, anije me vela, me fshehtesine me te madhe se kishim frike se do te behej shkak te me fusnin ne burg. Ashtu ne fshehtesi kam arritur te shes centro, anije, allcina, por dhe mua si person me vinte shume keq ti them dikujt a deshironi te blini nga keto, lere pastaj qe edhe shitja ne rruge ishte e ndaluar. Te betohem qe nuk ka dyqan ne tirane qe nuk e ndaloja bicikleten dhe, p.sh e merrja te centron dhe e fusja ne nje dosje kartoni dhe e ktheja pak kartonin qe te dukej pak centroja qe ishte ajo lulja e punuar, u thoja: A keni kafe? Jo s’kemi thonin ata, se ku gjendej kafja atehere. Ata e shihnin centron dhe me thonin, ua po kjo c’eshte? Centro, u thoja une. Po ku e gjete mor, a ben ti shoh, sa te bukura qenkan. Une kam arritur te shes me qindra centro se me ndihmoi zoti. Me vone nuk duhet ta harroj kurre ka qene nje mjek , doktor Sander Pashka, neuropsikiater qe jam rritur me te, ai ka vdekur tash nja 5-6 vjet dhe nuk ia harroj kurre. I vetmi person drejtor spitali ne neuropsikiatri, dy here me ka futur ne pune personalisht ai vete vetem se i ka ardhur jashtezakonisht keq, pa i thene askush, dhe me ne fund heren e fundit pas 6 vjetesh qe me kane lene pa pune me ka futur diku ne rehabilitim ne psikiatri ne spitalin neuropsikiatrik ne Shkoder dhe kam punuar 5 vjet.

Ka pasur momente qe ju kane provokuar ose ju keni qene ne pragun e burgut sic mund te ndodhe me kedo te asaj shtrese?

Kur isha destinator ne Fushe-Arrez mbaj mend qe kishin futur ne burg nje rrobaqepes Kolec Trabuini. Me thirren dega e brendshme e Pukes urgjent. Une isha ne Shkoder dhe me thone te vish urgjent se te kerkon shefi i deges se brendshme. Te them te drejten kisha shume frike se thoja pse po me kerkojne ata mua, por me siguri thashe me ka treguar ndokush dhe po me therrasin. Me kane bere nje presion te jashtezakonshem se ata donin qe te me fusnin dhe mua ne ate valle qe Koleci ka share partine edhe Enverin me ty sa here qe keni qendruar ne Fushe-Arrez. Ne menyren me absolute deri ne fund, me kane bere presione nga me te ndryshmet, dhe pastaj ne fund me kane thene: Mire, i kujt je ti? I filanit i kam thene. Pse te ka vdekur babai me kane thene? Ate une nuk e di, e ka vrare pushteti dhe nuk di asgje me shume. Kam pasur dhe presione te tjera. Ne ndermarrje per shembull, jane futur njerez te me provokojne, provokime te qarta, ne lagje mbaj mend qe kane ardhur njerez te lagjes. Ne dege te brendshme me kane thirrur per disa pllaka qe pata blere, vetem te me fusin ne burg. Eshte shume e cuditshme se si nuk me kane futur.

Megjithate ju me thate se patet fat se krijuat nje familje sepse njerezit qe ishin te cenuar ne biografi e kishin te veshtire te krijonin dhe familje apo jo?

E veshtire ka qene pa diskutim. Une krijova familje, u martova me nje grua qe faleminderit Zotit, jam shume i lumtur me te, ajo ishte mesuese atehere, ishte ne qytet dhe e cuan neper fshatra.

Vijme ne vitin 1989 ku ndjehej pak si te thuash era e ndryshimeve.

Ne 1989 atehere une punoja ne spitalin psikiatrik, kur plasi ajo pune. Une kam qene ne Tirane ate dite, me duket ka qene nata e Krishtlindjeve ose nje nate perpara, aty e kam kuptuar qe ka mbaruar ajo pune. Edhe vazhdoi, sic e dini te gjithe se si shkoi puna ne Shqiperi. Per mendimin tim shkendia me e madhe dhe e para ka qene ne Shkoder me rrezimin e bustit te Stalinit, aty une kam qene nder ata me kryesoret, me Dede Kasnecin, Flamur Elbasanin, Gjergj Bivallin e me radhe qe hengren burg e qe per mendimin tim duhet me i cu edhe ne permendore. Kane dale trakte me 13 janar, nje nate perpara kane dale trakte nga shtepia ime dhe Dede Kasneci ka ardhur t’i marre bashke me nipin e tij. Pra jam aktivizuar aq sa kam mundur, ndodhi cfare ndodhi, pra u shtyp ajo, se ishte ne heshtje ajo demonstrate ne Shkoder, ne 90-ten u mbyll pastaj ajo pune. Por une e di se si eshte e verteta te gjithen. Pastaj vazhdoi ne Kavaje, studentet e keshtu ka vazhduar. Nuk durova me dhe kam shitur shtepine 1000 dollare dhe kam ikur me gruan dhe femijet ne Berlin, nga Berlini ne Suedi.

Burimi: Koha Jone

21 komente në “Luigj Dushaj: Si më pushkatuan babain, pse ishte kundër komunizmit”

  1. says:

    Kerkon të pasurohet dhe ky në mënyrë të paligjshme.

    1. Yt ate mori pushken dhe doli te luftonte per idete e tija, pra do te vriste, sepse pushka nuk vihet ne krah per te ledhatuar kurrizin, pra vrau ose jo ti nuk e thua. Historia megjithate thote qe ata vrane, pra kur vret prit dhe ate te kunderten, pra u vra, ku u vra ne lkryengrije apo me gjyq njesoj eshte.
      Disa familje te tjere qajne per njerzit e vrare nga yt ate ose shoket e tij te revolucionit.

    2. VFLP says:

      Vdekje Fashizmit Liri Popullit!
      Kriminelet moren denimin e merituar!

    3. ELIOT says:

      JA LUFTA E PARTIZANEVE TANE …. VRISNIN POPULLI OPOZITEN LIBERTENE DHE JO GJERMANIN …. KUPTONI BOLSHEVIKE DE MERCES PESE E I BERI ENVERI BRIGADAT PARTIZANE .PER TE LUFTUAR POPULLIN QE SJA VARTE BOLSHEVIKEVE ..POPULLIN DEMOKRAT ??PRABDAJ SHURRAT E LIBERTESE MBYLLENI SUPIN …DHE I KEKONI TE FALUR POPULLIT PER KRIMET QE KENI BERE ..KAFSHE TE PA CIVILIZUAR ..COABNE ZGJEBSA … KAM DESHIRE TI BESHTYJE NE SURRAT KETYRE KACABUNJVE …. MERCI SHOKU LUIGJ …DHE TE JENI FIER ME BABIN TUAJ ……NE EUROPEN E KAPITALISTAVE DEMOKRATE KURRE SKA NDODHUR KETO KRIME ….MERCI

      1. e c'na gjeti says:

        O KOKTRASH Eliot! Keta jane vrare pas clirimit si bashkepunitore te fashizmit dhe si bandite kunder pushtetit popullor! Shume mire ja u jane bere ketyre KRIMINELEVE, qe i kishin lyer duart me gjak! U vu ne vend drejtesia. Po ti nuk ke konceptin e koheve, kujton se cdo gje ka filluar kur u pallua jot’eme per here te pare ? ? ?

        1. ELIOT says:

          OR KATNARI CTE GJETI … KETO U VRANE SE ISHIN INTILIGENCA ISHIN KULTURA ISHIN DEMOKRACIA ..POR TI ME RRACEN TENDE PREJ GOMAI SI KUPTONI KETO GJERA SE LINDET KOQE DHE DO TE VDISNI KOKE LOQE …MAMI JOT KURVA E ENVERIT .. QE JA THITHTE BOSLEVIKEVE PARA SE TE GJUKONIN OPOZITEN LIBERTENE EGALITEN . DHE E MORI ENVERI NE TIRONE MAMIN TEND PER TU BEE PUTE E BOLSHEVIKEVE … KUNDER POPULLIT ..CFRAE POPULLI POMULLI SKISHTE ME HONGER DHE SJA VARTE KOMUNISTAVE FASHISTA DEBILE MENTALE …HEJ COBAN MESO CDO TE THOTE DEMOKRACIE LIBERTE PASTAJ NA CAJ BYTHEN ME IDIOTIZMA FSHATAR …QYRRAVEC … DHE LEJE DHEMBET SE TE MERRE ERE GOJA …..UUUU HARROVA KUJDES SE MOS TE VJEDHIN BICIKLETEN………………HA HA HA HA TA LA DAJA ENVER PER TE DALE NE XHIRO …KATUNARI NA BEN SI VIKTOR HUGO SI I ZGJUAR ..IK MORE TYC SE SI TY E BEJ CDO MENGJEZ …. MERDE TETE DE BITE ..

          1. e c'na gjeti says:

            Edhe ti je inteligjenca e sotme! Kete e kuptojne te gjithe qe jane ketu ? ? ? ?

  2. Kastriot says:

    Eshte normale. Po dole kunder regjimit ose do burgosesh ose do pushkatohesh. Por keta nuk dolen me fjale por me arme. Keshtu ishin ato kohe. Nuk mund te krahasohen me boten e sotme demokratike. Botes ju desh 80 vjet qe te ndryshoje dhe te behet me humane. Edhe ne Amerike komunistet burgoseshin ne ato kohe. Madje Julius dhe Ethel Rosenberg qe ishin komuniste dhe spiune te Rusise u denuam me vdekje. Pra, anti-komunistet mund te denoheshin me burg ose pushkatim sepse ishin kunder regjimit ose sepse bashkepunonin me nje regjim me pikpamje te ndryshme. Keta persona ne Shkoder u ngriten ne kryengritje dhe e pesuan. Sy per sy e dhembe per dhembe (Ochio poer ochio e dente per dente). Fitimtari ose te burgos ose te fal ose te vret. Nje nga te treja. Edhe sot po u ngrite me arme kunder sistemit demokratik do te kalbesh ne burg. Mund ti shpetosh vdekjes sepse nuk lejohet por ne Amerike te pret karrikja elektrike.

    1. ╨◘╨sit back and relaks╨◘╨ says:

      Edhe? Edhe ata qe ishin kunder nazizmit dhe fashizmit pushkatoheshin apo internoheshin, ca do te thote kjo, qe fashizmi apo nazizmi ishin ne rregull dhe gabim ishin ata qe dilnin kunder sistemit te tyre. Ne krenohemi me deshmoret antifashiste se luftonin per nje kauze te drejte, per kauzen e lirise, a nuk mendon se ndoshta ata qe dolen kunder sistemit enverist paskan qene me largapames sesa ty sot qe jeton ne kohen per te cilen ata edhe dhane jeten.

    2. ╨◘╨sit back and relaks╨◘╨ says:

      Edhe? Edhe ata qe ishin kunder nazizmit dhe fashizmit pushkatoheshin apo internoheshin, ca do te thote kjo, qe fashizmi apo nazizmi ishin ne rregull dhe gabim ishin ata qe dilnin kunder sistemit te tyre. Ne krenohemi me deshmoret antifashiste se luftonin per nje kauze te drejte, per kauzen e lirise, a nuk mendon se ndoshta ata qe dolen kunder sistemit enverist paskan qene me largapames sesa ty sot qe jeton ne kohen per te cilen ata edhe dhane jeten..

  3. si te besoj says:

    Tani ketij i jepni medaljen e trimerise dhe e beni deshmor persegjalli. Po ç’jane keto tregime qe e bete mut fare gazeten dhe librin? Po pse vetem ky paska hequr? pa lere qe paska qene dhe mesues me baba te pushkatuar e nuk i ka ndenje bytha rehat.
    .

  4. Jimi says:

    Shum larg ke shkuar ne kohe or ti Luigj DushaJ!? Ne at mot ne arenen e luftimit dhe ne shesh te burrave gjendeshin dy forca qe perfaqsonin dy bote. U ndeshen dhe fitoj Na.Cl. Thuhet qe fitimtari nuk gjykohet! Po pse mor Luigj nuk i referohesh te sotmes, ku jo me larg se dje , ai qoftlargu yt, pushkatoj ne mes te dites dhe pa gjyq, njerez te pafajshem qe nuk i drejtuan pushken, por vetem llafin !?

  5. Fadil says:

    Plotesisht te drejte Kastriot.Po ta kuptonin shumica e njerezve keto qe thoni ju,te gjithe ata qe qahen dhe vjellin vrer per sistemin e kaluar do tu vinte turp te thoshin keto qe degjojme sot nga goja e tyre.

  6. nuk asht luigj Dushaj por Emnin e ka Luigj Gjokaj me libres te kuqe ne xhep deri ci ka ardh ne Amerik
    fal zotit e mikut te tina Gjok Martinit e bani pak nieri por bes nuk ke ne ta vec me pi e ke te mir.

  7. Luis says:

    Fotoja eshte gabim.Ky eshte Luigj Gjoka dhe jeton ne Amerike. Eshte shqiptar nga Mali i zi dhe eshte vetem 54 vjec,keshtu qe gjeni foton reale te atij personi

  8. Ledio says:

    Pse nuk thote njeri qe keta persona ( pa i paragjykuar) kishin bashkepunuar me pushtuesit Italian edhe Gjerman gjate luftes , edhe po ashtu ishin ngritur me arme kunder fituesve te luftes ? Keshtu ka ndodhur edhe keshtu do te ndodhi. Shume kafshe vrasin vetem per tu ushqyer, por njeriu vret jo vetem per tu ushqyer por edhe per ego edhe shume e shume motive te tjera petfshire edhe per te mbajtur pushtetin Prandaj, boll me te tilla gjera se kemi 75 vjete qe i degjojme. Bejini sherbim vendit qe ju jep buke edhe jete edhe lerini te huajt qofte Italian, Gjerman, Turk , Serb , Greke apo kushdoqofte edhe jam i bindur qe do kemi me pak kujtime te dhimbshme ( le te shpresojme).

  9. na myten rrenacaket says:

    SA gjyna qe qenke mer burr , qenke nje genjeshtar shpifes qe i ben qefin vetes duke genjyer , kujton se po te bejn deputet te vjedhesh dhe ti diçka , po ik o pordhac e genjeshtar shkodre ju keni qen qendra rreaksionit te lidhur me agjenturat e huaja dhe nazifashizmin ,na tregon ti se nisi ne shkoder rreximi sistemit ju te hanit mutin ju vetem per barcaleta kini qen , kush e dhiste shkodren , e nisi ai kurva Ramizi qe ne vitin 1985 kur futi tollonin direkt mas vdekjes ENVER HOXHES , po per ju do ishim dhe nja 300 vjet te tjera ne socializem ,çfar jan kta njerez mer zot lloj lloj mashtrusi del ne kte vend sot , bejn heronj njerzit e vet dhe mburren çoç kan ber se kan qen tradhtar te kti vendi nuk kan as turp pale.trego te verteten çfar ka ber ytat se nuk na the shkakun e vrasjes o mashtrus.

  10. Aleksander Thana says:

    Gjithe kolaboracionisteve, agjeteve te simit, bashkepunetoreve te gjermaneve, ballisteve, zogisteve, esadisteve, agjenteve te UDB, diversanteve te perdorur si mish per top nga gjithe fqinjet pas Luftes, u ka mbire ne goje sot, atyre qe mund te jene ende gjalle apo pasardhesve te tyre, se aktet e tyre kriminale na paskeshin qene antikomuniste, se keta na ishin antikomuniste dhe se bashkepuninin e viheshin ne sherbim te zbulimive e kunderzulimeve te huaja kunder vendit te tyre e qeverise legjitime ne Shqiperi, sepse na qenkeshin antikomuntiste! Mortja qe s’ju ha, sic ju hengri nje pjese tuajen! Te gjithe keta, sidomos ata te bandave te UDB qe terrorizonin e vrisnin edhe gra e mesues, nuk kane ditur te lidhin oshkurin as atehere e as sot, e jo te kene ditur se c’ishte kominizmi!. Ata ishin, kane mbetur e do te jene qorra e sherbetore te te huajve. E vetmja ambicje e tyre eshte lufta per ‘bajrak’ e per kanun. Kaq e kane kokrren e fasules, prandaj kane qene e do te jene te manipulueshem ne cdo kohe kunder vendit te tyre!

  11. Shqip says:

    Eh or lush edhe mua zogju qe I shiti tokat shqiptare serbit me pushkatoi gjyshin Si antizogist. Tani edhe saliu te vret Po I dole kundra Si vrau me tropoje 200 burra. , POR ato qe vrau Enveri ishin antiatdhetare e bashkepuntoret e nazizmit. Ben mire mos fol

  12. joni new york says:

    Na vjen keq Luigj per baben tat po te pakten e di ku e ka varrin ,po imagjino Ramiz hoxhen qe demokrat saliu e zhduku fare dhe nuk i gjendet varri

  13. ShqiptariNY says:

    Mire ne kohen e Enverit qe ju persekutuan juve me mbiemrin Dushaj, po ne Amerike pse gjysma e juaj akoma jane me mbiemrin Dushevic ? Ja ta them une : sepse ne ate kohe i sherbyet Italiane, Gjermaneve edhe me vone Serbeve. Keshtu qe mos ti ju vije cudi qe dikush tju vrasi prape…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje