Pakkush kujtohet t’a vërë në dukje si një fakt të rëndësishëm historik.
Bëhet fjalë për rolin e Forcave Ajrore Mbretërore Britanike (RAF) në fushatën për mbrojtjen e Greqisë ndaj sulmit italian, apo më mirë të themi, gjatë Luftës Italo-Greke në vjeshtë 1940-pranverë 1941.
Ndodhi përpara se gjermanët me një aksion “blitz” të rifusnin në lojë sërish italianët e ta ndanin territorin grek mes tyre, duke shpërblyer disi edhe aleatin tjetër të tyre Bullgarinë, me territore në verilindje të Greqisë.
Fushata italo-greke paradoksalisht u zhvillua në kufinjtë shqiptaro-grek dhe sot e kësaj dite akoma ngre kokë si një copëz historie që ndikon marrëdhëniet mes shqiptarëve dhe grekëve.
Këto foto të studiuesit Armand Plaka botuar në DITA ilustrojnë aktivitetin e skuadroneve të RAF-it britanik në ndihmë të ushtrisë greke, e cila operonte më së shumti në terren, ku shënuan një përparim spektakolar duke u futur thellë në tokën shqiptare.
“Arkivat britanike e posaçërisht “Muzeu Perandorak i Luftës”, tashmë prej kohësh na japin një ide më të qartë të prezencës, rolit dhe kapaciteteve të Flotës Luftarake Britanike gjatë asaj periudhe.
Diçitura e një fotoje është shumë domethënëse: Pamje nga ceremonia mortore e tetarit britanik, John Merifield, anëtar i Skuadronit 30 të RAF-it britanik, i pari dëshmor i Flotës Ajrore Mbretërore (RAF) për mbrojtjen e Greqisë nga sulmi italian. Ai u vra gjatë ofensivës së parë të RAF-it më 6 nëntor 1940, kur skuadroni i tyre u sulmua nga skuadronet ajrore italiane, ndërsa RAF-i kishte ndërmarrë një inkursion mbi Vlorë, në territorin shqiptar.
Në një foto tjetër, shihen anëtarët e një avioni të Skuadronit 30 të RAF-it, të cilët bëjnë gati pajimet luftarake për të kryer misionin e tyre të bombardimit e goditur objektivat ushtarake italiane në Shqipëri.
Po ashtu, në një tjetër foto, na shfaqet Komandanti i RAF-it për Greqinë, J H D’Albiac, në tavolinën e tij të punës në selinë e RAF-it në Athinë, në “Grande Bretagne Hotel” e kështu me radhë” – shkruan Plaka në DITA.
Kortezhi funebër që përcjell arkëmortin e tetarit britanik, John Merifield, duke kaluar në një rrugë të Athinës për të shkuar në Kishën Anglikane të kryeqytetit grek, ku i jepet dhe lamtumira e fundit. Merifield, një anëtar i Skuadronit 30 të RAF-it britanik, ishte dhe i pari dëshmor i Flotës Ajrore Mbretërore (RAF) në fushatën për mbrojtjen e Greqisë nga sulmi italian. Ai u vra gjatë ofensivës së parë të RAF-it më 6 nëntor 1940, kur skuadroni i tyre u sulmua nga skuadronet ajrore italiane, ndërsa RAF-i kishte ndërmarrë një inkursion mbi Vlorë, në territorin shqiptar.
Pilotët e Skuadronit 80 të RAF-it britanik, duke pushuar ndanë një avioni të tipit “Hawker Hurricane Mark I, V7599 ‘YK-Q’”, në Eleusis pranë Athinës.
Anëtarët e një avioni të Skuadronit 30 të RAF-it, bëjnë gati pajimet luftarake dhe nisen për në bordin e “Bristol Blenheim Mark I, K7095 ‘VT-G’”, në Eleusis, pranë Athinës, për t’u nisur me mision për të goditur objektivat ushtarake italiane në Shqipëri.
Dy avionë të tipit “Bristol Blenheim Mark I” ndërmarrin fluturimin për llogari të Skuadronit 30 të RAF-it nga baza e Eleusis, pranë Athinës, për të nisur bombardimet mbi territorin shqiptar të pushtuar nga italianët. Të dy avionët mbajnë predha dhe municion luftarak të jashtëm.
Drejtuesi i skaudronit 33 të RAF-it, Thomas St John “Pat” Pattle, dhe adjutanti i tij, Lejtnanti George Rumsey, duke pozuar para një “Haëker Hurricane” në Larissa, në provincën e Thesalisë, në Greqinë veriore, ku gjendej dhe një tjetër bazëe RAF-it britanik që ndërmerrte aksione kundër italianëve në territorin shqiptar.
Komandanti i RAF-it për Greqinë, J H D’Albiac, në tavolinën e tij të punës në selinë e RAF-it në Athinë, në “Grande Bretagne Hotel”.
po beheni xheloz qe Anglia ndihmoi Greqin?
pa kuptim.
ne i perzum me arme anglezet. ata se ben. ne donim rusin. ata donin amerikanet.
tani ne e kthejm dhe behemi xheloz per te tjeret
Anglezet kane qene pro-greke para se te lindte Lenini dhe kur Marksi e bente akoma shurren ne breke.Nuk ka lidhje me komunizmin kjo pune.
Arkeologet ujore amerikane se fundmi vertetuan versionin zyrtar komunist mbi incidentin e kanalit te Korfuzit, pra qe anglezet ishin ne ujrat territoriale Shqiptare kur rane ne mina. Se kush i vuri minat pak rendesi ka, rendesi ka qe flota angleze shkeli integritetin territorial te R.SH. Coptimi i Shqiperise ne ate kohe ishte akoma dicka e realizueshme, keshtuqe greket me ndihmen e Britanikeve e tentuan kete gje. Sharra u ngeci ne gozhde sepse Tito nuk kishte ndonje interes ta ndante Shqiperine me greket, nderkohe qe e kishte te gjithen per vete.
Anglezet ndihmuan luften Italo-Greke me 1 deshmor kurse Greket me 9.800 heronj.
Ja pra kush jane Heronjt e vertet te kesaj historie, sa do qe Arnautet mundohen te mashtrojne dhe zbeh te zbehin te vertetat e ketij Eposi.
O trap nuk i perzume ne anglezet, s’kishim kellqe jo per gje. Ata iken vete se u kishin bere premtive grekeve per Shqipetine e Jugut. Kaq. Atz ne greqi kishin qe kur i falen pavarexine.
o trapush shko te liqeni dhe shif permendoren e te vrareve anglez
po pse tani po behemi filoamerikan filoamglez dhe filogjerman dhe su bem ne 44.
po ballistet ishin filoanglez.
apo i harove filmat librat kundra agjentve anglo amerikan italian etj
s jam ballist po 44 fitoi komunizmi qe i prishi marredheniet me perendimin.
prandaj u furem ne nato se na do perendimi. po mos bejm pordh kot. te rim urt e ta marim veten. se po na fut edhe nje pordh amerika qe te na bejn syt xixa pastaj
“Paradoksalisht”!!!!!!!!!!!!! Shqiptaruket akoma nuk e paskan kuptuar se perse Lufta Italo-Greke u zhvillua ne kufijte shqiptaro-grek dhe ju duket sic shkruajne “paradoksalisht” (ne greqisht) apo cuditerisht (ne shqip)!!!!!! Po perse? Forcat italiane (se bashku me batalione shqiptare) nga do e sulmonin Greqine, nga Turqia, nga Egjypti apo nga territori shqiptar qe ishte nen kontrollin e Italise fashiste??!! Dhe, e dyta, perse kjo lufte u zhvillua ne territorin shqiptar? Sepse ushtria italiane pesoi nje deshtim total perball ushtrise greke qe ne metrat e para brenda territorit grek duke u terhequr me pas jo vetem nga kufiri shqiparo-grek, por edhe ne brendesi te territorit shqiptar ………
Po nuk na “sqaruat”, RAF-i britanik me inkursionet qe kishte ndermarre me bombardime ne territorin shqiptar , mos valle quhet “paradoksale”??!!
ja fusni kot.Ne toke shqiptare nuk eshte ngritur asnje avion anglez.Kane fluturuar ne hapesiren ajrore shqiptare,,,po.