Pse e kanë humbur kontrollin Ramush Haradinaj dhe Kadri Veseli?

21 Gusht 2018, 09:09Rajoni TEMA

Nga Enver Robelli

Nëse e keni kërkuar arsyen përse Bashkimi Europian e mban Kosovën të izoluar, nëse e keni kërkuar arsyen përse qytetarët e Kosovës ende duhet të presin me muaj të tërë për të marrë një vizë, nëse e keni kërkuar arsyen përse ende nuk është e sigurt që deri në fillim të vitit të ardhshëm do të hiqen vizat për qytetarët e Kosovës, nëse e keni kërkuar arsyen përse shteti i Kosovës nuk po merret seriozisht madje as nga shtetet që investuan miliarda për çlirimin e Kosovës dhe shtetbërjen – atëherë përgjigjen sot e dha Ramush Haradinaj, për turpin e këtij vendi – kryeministër.

Haradinaj e quajti ish-prokurorin Elez Blakaj «hajn» dhe «pishpirik». Me çka i meritoi Blakaj këto akuza të rënda? Me asgjë. Bash me asgjë. Blakaj ka hetuar aferën e fryrjes së listave të veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Kjo fryrje i kushton Kosovës gati 40 milionë euro në vit. Është bërë e ditur se së paku 19 mijë veteranë nuk janë veteranë. Dyshohet se janë mashtrues. E kanë mashtruar shtetin. Me rrena e dallavere dhe me ndihmën e pushtetarëve i kanë futur emrat e tyre në listat e veteranëve. Elez Blakaj dhe ekipi i tij kanë zhvilluar hetime. Ata që duan ta dinë – e dinë: Kosova nuk i ka 80 mijë veteranë, nuk i ka as 50 mijë, nuk i ka as 30 mijë, ndoshta i ka 17 mijë (sa i ka deklaruar gjeneral-shërbëtori i «kumanirave» Agim Çeku pas luftës me rastin e demilitarizimit të UÇK-së). Të vërtetën duket se e tha sot veterani i luftës nga Llapi, Nexhat Llumnica: «Nuk besoj se kalon 14 mijë veteranë të vërtetë në të gjithë Kosovën».

Çfarë do t’i thotë tani Ramush Haradinaj luftëtarit Nexhat Llumnica? Edhe ky mashtrues? Edhe ky hajn që luftën e ka parë me indiferencë nga «Kafja e Sabitit»? Apo nga Bllaca? Ramush Haradinajt i pëlqen t’i ofendojë qytetarët e Kosovës duke i quajtur «komandantë të Bllacës», por e vërteta historike është se UÇK nuk ka arritur të marrë nën kontroll asnjë qytet të Kosovës dhe të mbrojë popullsinë civile nëpër fshatra (me ndonjë përjashtim lavdërues). Lufta ka qenë e organizuar dobët, shumë njerëz nuk kanë pasur shans të pajisen me as me një revole – e lerë më me armë të gjata për të luftuar kundër forcave serbe. Njerëzit me të drejtë kanë qenë të trishtuar nga konfliktet mes krahëve të luftës. Vrasjet enigmatike në Shqipëri dhe nëpër Kosovë të personave me detyra të rëndësishme në luftë kanë demotivuar shumë njerëz t’i bashkohen luftës. Dhe për këtë fajin e bartin ata që sot nuk janë në gjendje të rrudhin pak gjuhën, por flasin si në klube të natës kur gjuha dhe truri nuk harmonizojnë më mes vete.

Ka një arsye përse Ramush Haradinaj dhe Kadri Veseli kanë humbur kontrollin pas akuzave se mijëra veteranë janë të rrejshëm. Sepse me buxhet të shtetit ata paguajnë mijëra veteranë të rrejshëm, të cilët votojnë partitë e tyre. Pra, po i mbrojnë votat e pamerituara. Kaq e thjeshtë është kjo punë. Haradinaj dhe Veseli po e mbrojnë «investimin» me para të shtetit për karrierat e tyre politike. Ata po i mbrojnë «mashqit» e tyre që i paguajnë me para të shtetit. Në çdo shtet funksional kjo do t’u ndalohej. Nejse, në çdo shtet normal Ramush Haradinaj i tillë siç është dhe siç po sillet vështirë do të bëhej kryeministër pa grusht të shtetit. Meritat e luftës nuk janë blankoçek për hardallizëm publik, siç po shihet ashiqare te Haradinaj. Aspak më mirë me performansën publike nuk qëndron as Kadri Veseli.

Nëse e marrim për bazë deklaratën e ish-luftëtarit të UÇK-së, Nexhat Llumnicës, atëherë duhet të jenë mbi 35 mijë veteranë mashtrues. Hero është ai prokuror që ua ndalë jazin me para këtyre profiterëve. A ka qenë i gatshëm të jetë hero i tillë Elez Blakaj? Nuk mund ta dimë. Sepse nuk e dimë seriozitetin e kërcënimeve. Blakaj do të tingëllonte më i besueshëm nëse akuzat e tij do t’i bënte publike në Prishtinë, pasi të kishte siguruar mbrojtjen nga SHBA-të dhe shtetet e BE-së. Por, prapëseprapë Elez Blakaj në këtë aferë nuk është bërthama e së keqes. Bërthama e së keqes është sistemi i drejtësisë. Sepse vetëm një sistem i keq mund të prodhojë këso lajmesh: një prokuror del e thotë se Elez Blakaj ka qenë prokuror i mirë, profesionist dhe i zellshëm, pastaj del kryeprokurori dhe e thotë të kundërtën. Një kryeprokuror në nivel të detyrës nuk vrapon medium pas mediumi për të dhënë deklarata të përçarta, por komunikon me opinionin përmes njoftimit zyrtar, me fjalë të denja që e respektojnë institucionin dhe publikun, gjithsesi.

Përse, për shembull, t’i ndalohet një prokurori të intervistojë si dëshmitar një deputet. Njohës të sistemit juridik të Kosovës konstatojnë se një vendim i Gjykatës Kushtetuese thotë se deputetët mund të intervistohen, por jo të akuzohen për qëndrimet e tyre në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Në rastin konkret deputeti është kryetar i Kuvendit dhe e ka emrin Kadri Veseli. Ky s’bën të merret në pyetje? Nëse Veseli qëndron mbi ligjin, është mirë që këtë të na e thotë kryeprokurori. Ta dimë edhe zyrtarisht!

Ndërsa Ramush Haradinaj nuk ka të drejtë morale të atakojë, aq më pak të ofendojë prokurorë, sepse edhe vetë ka dhënë shembuj të këqij në raport me drejtësinë. A e di kush përse nuk është trajtuar kurrë nga drejtësia konflikti i tij i përgjakshëm me familjen Musaj në Strellc të Epërm? Haradinaj edhe Veseli po tregohen shumë të zellshëm me sulme kundër Elez Blakajt. Ky agresivitet është mesazh edhe për prokurorët e tjerë që mos ta prekin dosjen e krimit. Kryeministri dhe kryetari i Kuvendit, pra shefi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe shefi i Partisë Demokratike të Kosovës hapur po kërcënojnë se ata dhe ithtarët e tyre janë të paprekshëm. Janë mbi ligjin. Elez Blakajt s’mund t’i bëjnë gjë, atë e mori në mbrojtje Amerika. Por, Kosovës këta politikanë do t’i bëjnë edhe shumë dëme, do t’i shkaktojnë edhe shumë tragjedi, do ta fundosin edhe në shumë afera.

6 komente në “Pse e kanë humbur kontrollin Ramush Haradinaj dhe Kadri Veseli?”

  1. Alban Dega says:

    From: Alban Dega
    Date: June 12, 2017 at 2:00:44 PM EDT

    Mendime nga larg :

    SHPARTALLIMI I KOMANDANTEVE !

    – Fitorja e Pirros dhe Festa e Vidovdanit … Humbin keqazi luften e paqes … I mundi vetvetja ! Nuk keni pare gje akoma !

    – Nga Alban Dega , Nju Jork

    Si sot nje jave po kthehesha nga puna bashke me vellain tim Agimin.
    Nga zanati eshte inxhnier arkitekt dhe punon per nje nga kompanite me presigjioze te arkitektures ne Nju Jork.
    Politiken e ka pasion megjithese jo ai, por une kam studjuar per marredhenie nderkombetare dhe kam edhe master ne gazetari. Per 15 vjet kam qene editor per Kosoven ne Agjencine Telegrafike Shqiptare, ATSH.
    – Si e parashikon rezultatin zgjedhjeve ne Kosove? e pyes une
    – Per nje gje jam krejt i sigurte Partia qe do te fitoje me shume vota ne Kosove eshte Vetvendosja, me pergjigjet ai pa u menduar dy here .
    Populli jo vetem i Kosoves, por shqiptaret ne teresi, jane lodhur nga politikanet hajna dhe te korruptuar. Jane lodhur nga sarajet e dugajat, nga salltanetet e pushimet ne Malibu e Dubai, ne Kankun e ne Tajlande… te femijeve te vet, kur femijet e prinderit e deshmoreve, kur invalidet e plagosur ne lufte numerojne qindarka( centet ) per buken e gojes e per ilace, per shkollim e jete normale.
    Komandantet e shkelen amanetin e Adem Jasharajt e Luan e Shklezen Haradinajt, e Fehmi e Xheve Llladrovcit, Agim Ramadanit e qindra heronjve te Kosoves ne shekuj .
    …Rinia e Kosoves eshte me te dhe kush ka rinine me vete ka te ardhmen. Eshte motori i cdo levizjeje e force politike. Eshte shpirti i popullit…!
    Rezultatet paraprake tregojne se ai pati plotesisht te drejte.
    Partia qe pesoi rritjen me te madhe ne keto zgjedhje ishte pikerisht Vetvendosja. Rreth 120 per qind rritje ne krahasim me zgjedhjet e mepareshme ne Kosove. Nje rritje mbreselenese.
    Nje rritje 40 per qind ne vit !
    Lidhja Demokratike megjithe koalicionin me nje multimilioner te suksesshem pesoi nje renie te dukshme. Pse ? Korrupsioni.
    Ajo qe bie ne sy dhe ne fakt pritej ishte se koalicioni i krahut te UCK-es, komandantet e saj qe cliruan Kosoven me aeroplanet e NATO-s dhe luften e SHBA-se pesoi nje disfate mbreslenese.
    Me shume vota ka fituar vetem PDK-ja e vetme ne zgjedhjet e meparshme se te tri partite PDK-AAK- Nisma te marra se bashku !?
    Me pak fjale Kommandant u shopartalluan. Asesi ata nuk mund te krijojne qeveri pa listen serbe ose me njeren nga dy partite Vetvendosjen ose LDK-ne, cka duket shume e veshtire, gati e pamundur.
    Ata jo vetem u shpartalluan por edhe bene nje gafe politike. Te etur per karrike e te uritur per pushtet me te cilin kane abuzuar ata nxituan te festonin fitoren !
    Cilen fitore !?
    Fitoren e Pirros.
    Imituan vesin me te keq te pushtuesve dhe barbareve serbe qe jane te vetmit qe disfaten e festojne si fitore.
    Feste kryesore kombetare Serbia ka ate te Vidovdanit, diten kur ushtria serbe u shpartallua nga turqit dhe mbretit te tyre Lallazrit iu pre koka . Kjo tragjedi pasoi kater shekuj roberi! Quhet Festa e Vidovdanit.
    Jo vetem u shpartalluan por edhe u tuperuan ne syte e shqiptareve dhe nderkometareve. E sic thote sovrani, nxitimi gabimi !
    Natyrshem lind pyetja pse deshtuan kommandant !?
    Ka nje mije e nje aresye por kryesorja e tyre eshte korrupsioni, zhvatja, gjobvenia domethene raketingu, sic e quajne ne Kosove, rendja pas sarajeve dhe dugajave te veta qe krijoi nje hendek qe u thellua perdite e me shume midis tyre dhe popullit te vet.
    “Korrupsioni eshte nje kancer qe do ta luftoj me te githa forcat e mia” me deklaroi Presidenti i Kosoves Hashim Thaci ketu ne Nju Jork ketu e shjet vjet me pare.
    – Te lumte, i thashe duke shternguar duart me besa- bese.
    – Vec mos harro se korrupsioni eshte nje armik edhe me i rrezikshem se armiku serb. Ate e keni pare. E keni perjetuar! E keni provuar ne kurriz per dekada.
    Korrupsioni eshte nje armik edhe me i pabese, me i djallezuar. Eshte i padukshem si teja qe nuk e sheh deri kur te ka bere shoshe e te ka grire kostumin, kemishen apo gjithcka qe i del perpara…
    Vertete eshte si teja e si kanceri por eshte me kollaj ta parandalosh qysh tani qe je ne opozite se sa pasi metastazat e tij te kaplojne edhe ty e njerezit e tu, i thashe
    Rezultati i 11 qershorit e vertetoi . E vetmja parti qe nuk ka pase pushtet as ka qene pjese e asnje qeverie ne Kosove me perjashtim te Prishtines, ku fitoi vota me shume se c’kishte ne zgjedhjet paraprake, cka tregon se populli dhe rinia jane te kenaqur me punen e perfaqesusve te saj me Albin Kurtin ne krye ! Ndryshe nuk do ta votonin !
    Komadantet fituan luften e luftes me perkrahjen e Uashingtonit dhe aeroplanet e raketat e NATO-s, te komanduar nga SHBA-ja!
    Komandantet humben luften e paqes te brejtur nga teja dhe metastazat e kancerit te korrupsionit te vet. Shperdoruan thirrjen e Uashingtonit per Luften e Paqes !
    Komandantet u shpartalluan… I shpartalloi vetvetja! Harruan prej ku erdhen ! Nuk diten ku duhet te shkojne !
    Jo vetem harruan po i kercyen mbi shpine popullit si pashallare e nacalniket e dikurshem!
    Filluan tu besojne heroizmave te sajuara te librave te paguara me paret e mundin e popullit te vet shume me mártir se ata vet !
    U hyri vetja ne qejf ! Filloi tu duken vetja Adem Jasharaj e Luan Haradinaj, Xheve e Remzi Lladrovce….
    I mundi keqazi korrupsioni, raketingu, zhvatja, hajnia !
    U shpartalluan nga sarajet dhe dugajat!
    Populli i Kosoves vetem u dha veridiktin. Veridiktin me voten e tij!
    Eshte vetem fillimi i gremisjes, i renies se tyre te lire ne greminen e korrupsionit e krimit te organizuar, te tradhetise ndaj popullit e vendit te vet !
    11 qershori 2017 eshte vetem fillimi i fundit te tyre !
    Popullit sidomos rinise se Kosoves u ka ardhur laku aty ku nuk mban me !

  2. Alban Dega says:

    Komandantet humben luften e paqes te brejtur nga teja dhe metastazat e kancerit te korrupsionit te vet. Jo vetem nuk deshen te kuptimin por edhe shperdoruan thirrjen e Uashingtonit per Luften e Paqes !
    Komandantet u shpartalluan… I shpartalloi vetvetja! Harruan prej ku erdhen ! Nuk diten ku duhet te shkojne !
    Jo vetem harruan po i kercyen mbi shpine popullit si pashallare e nacalniket e dikurshem!
    Filluan tu besojne heroizmave te sajuara te librave te paguara me paret e mundin e popullit te vet shume me mártir se ata vet !
    U hyri vetja ne qejf ! Filloi tu duken vetja Adem Jasharaj e Luan Haradinaj, Xheve e Remzi Lladrovce….
    I mundi keqazi korrupsioni, raketingu, zhvatja, hajnia !
    U shpartalluan nga sarajet dhe dugajat!
    Populli i Kosoves vetem u dha veridiktin. Veridiktin me voten e tij!
    Eshte vetem fillimi i gremisjes, i renies se tyre te lire ne greminen e korrupsionit e krimit te organizuar, te tradhetise ndaj popullit e vendit te vet !
    11 qershori 2017 eshte vetem fillimi i fundit te tyre !
    Popullit sidomos rinise se Kosoves u ka ardhur laku aty ku nuk mban me !

  3. E di si eshte puna says:

    Ata qe e shikonin luften nga kafenete e Tiranes, do bejne mire TA MBYLLIN GOJEN ?

  4. Baliu says:

    Kur kryeprokurori i Kosoves detyrohet te kerkoj azil, si mund te flitet per liberalizim vizash. Pyetja kryesore: A eshte Banda e Zanzibarit ende “e keqja ma e vogel” per miqet tane? Dihet se me 2004, miqet i shkarkuan me procedure te shpejte kryeministrin (Bajram Kosumi) dhe kryetarin e kuvendit (Nexhat Daci), per kinse disa mija euro korrupcion. Pse miqet tane ende zgerdhihen dhe nenshkruajn marrveshje bashkpunimi me tipa qe perveq tjerash edhe e kryesojne listen e te akuzuarve te Gjykates Speciale? Ketu ka vetem nje pergjegjie: Kuti i dyfisht dhe per “dashni” duhen dy vete.

  5. Kapit Tupalla says:

    O Enver Robelli !
    Ka qenë mirë ta mbyllëh gojën për disa muaj, sa ta harrojmë çfarë ke shkruar për Adem Jasharin !

  6. Panajot says:

    Kosovaret nuk jane ata qe qeverisin me Kosoven ne keto 20 vitet e findit. Jane bandit, hajna si hajina, te pa edukate, te pa karakter dhe integritet njerzor. Keta komandant “ clirimtar” vran kundershtar, shkaterruan intelegjencen, edukimin, shendetesin, shantazhuan cdo pengese vetem e vetem per te kap shtet dhe pushtet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje