Shansi i dytë i Greqisë: Çfarë i pret grekët, pas eksperimentit të ri që nis sot

21 Gusht 2018, 09:35Rajoni TEMA

BE i shpëtoi grekët nga falimentimi. Shpëtimi qe i ashpër dhe nganjëherë edhe i padrejtë. Por nuk kishte alternativë tjetër të vërtetë. Prej së martës nis një eksperiment i ri.

Nga Bernd Riegert

Për tetë vjet me radhë BE demonstroi solidaritet të madh dhe tregoi që është e mundur që së bashku të arrihen rezultate të habitshme. Riparimi i rastit për falimentim Greqi, megjithë gabimet që u bënë dhe me të gjitha momentet e vështira, që iu desh të kalonte popullit grek, është një sukses për Bashkimin Evropian dhe veçanërisht për shtetet e komunitetit të Euro-s.

Kur më 2010 u bë e dukshme që shteti grek, përmes deficiteve shumë të larta, produktivitetit të ulët, pagave shumë të larta dhe konsumit privat tej mundësive, ndodhej në buzë të falimentimit, Evropa dhe Fondi Monetar ndërkombëtar vendosën që t’i ndihmojnë grekët. Për këtë nuk do të kishin qenë të detyruar. Marrëveshjet evropiane e përjashtojnë një “bailout” shprehimisht. Prandaj u ra dakord që Greqia të ndihmohet me kushte jashtëzakonisht të favorshme, në mënyrë që të kishte mundësi të plotësonte detyrimet e saj, për shembull të paguante rrogat e të punësuarve në shtet dhe pensionet.

Natyrisht që Eurozona nuk e bëri këtë hap vetëm për solidaritet, por edhe për interes vetjak, që të pengonte kalimin e krizës në pjesën tjetër të komunitetit monetar. Po, u morën masa që edhe bankat në Gjermani, në Francë dhe në Spanjë të mos falimentonin dhe të përfundonin në humnerë së bashku me Greqinë. Por: shtetet e eurozonës dhe FMN mund të kishin vepruar edhe ndryshe, mund t’i kishin dëgjuar thirrjet e Kasandras se shpëtimi i Greqisë nuk do të jetë kurrë i mundur.

Masa shumë të ashpra, por pa alternativë

Pa kushte të ashpra, mëkëmbja financiare e Greqisë nuk do të kishte qenë e mundur. Shteti qe i detyruar t’i ulte në mënyrë drastike shpenzimet e tij të tepruara. Populli hoqi dorë nga të ardhura. Ekonomia u rrudh. Të gjitha këto masa të ashpra qenë të pashmangshme, sepse një jetë si më parë me borxhe, nuk qe e mundur të ecej më. Por në retrospektivë mund të thuash se shkurtimet mund të qenë organizuar me pasoja sociale më të durueshme për popullin. Kushtet qenë të nevojshme edhe për ta detyruar shtetin dhe ekonominë që të ndërmerrte reforma strukturore, të cilat nuk qe e mundur që të ndërmerreshin për dekada në Greqi. Kritikët e shumtë, që pohojnë herë pas here, se kreditorët e shkatërruan Greqinë me kursime, e kanë gabim. Pa masat rimëkëmbëse Greqia nuk do ta kishte ecur dot më përpara dhe do të qe shkatërruar shumë shpejt – pra do të kishte dalë nga Eurozona, e shkëputuar krejtësisht nga burime financiare të çdo lloji.

Kryeministri populist i djathtë, Aleksis Cipras, që tani e lë veten ta festojnë si çlirues nga zgjedha e Trojkës e kuptoi këtë mjaft shpejt. Për disa muaj ai luajti rolin e kryengritësit të majtë, u ngrit së bashku me ministrin e tij të Financave me sjellje kllouni, Janis Varufakis kundër donatorëve. Në vitin 2015 ai e çoi vendin në kufi të paaftësisë për të paguar. Pas vështrimit në humnerë, Ciprasi mori kthesën dhe urdhëroi masa kursimi më të ashpra se kurrë më parë. Ngriti taksat, por njëkohësisht uli ritmin e reformave. Në tërësi ai u përshtat me kursin e shpëtimit të Eurozonës dhe këtë e shet tani si fitore. Se pse ia besojnë grekët këtë, kjo mbetet çudi.

Dyshim në aftësinë për të rezistuar të Greqisë

Sido që të jetë, aventurat e Ciprasit dhe të Varufakisit i kushtuan vendit gati tri vjet të tjera nën ombrellën e shpëtimit dhe një rënie të rendimentit ekonomik. Tani ekonomia dalëngadalë po bën sërish përpjetë. Kjo nuk ka lidhje me idetë e qeverisë radikale të majtë në Athinë, por me kursin e peshuar të evropianëve. Që prej 21 gushtit, Greqia duhet të përballet sërish e vetme në tregjet financiare dhe të përpiqet të huazojë para me interesa të përballueshme. Kjo mund të dalë mbarë, vetëm kur çdo qeveri greke, e cila do të vijë në të ardhmen në pushtet, t’i përmbahet në mënyrë të hekurt disiplinës buxhetore dhe ta përmirësojë aftësinë për konkurrencë të vendit. Shansi i dytë, që ka Greqia tani, është fituar me mundim. Ai nuk duhet hedhur dëm.

5 komente në “Shansi i dytë i Greqisë: Çfarë i pret grekët, pas eksperimentit të ri që nis sot”

  1. Grigor says:

    Edhe shqipetarët dhe qeveria Rama duhet te nxjerrin mesim nga pervoja greke. Kur vendi eshte ne krize, duhen reforma drastike dhe te dhimbshme ekonomike, që te mbijetosh. Duhet te heqesh dore nga shpenzimet e teperta që ke bere deri dje, pra duhet te shterngosh rrypin. Si individ, mund të duhet te heqesh dore nga kafet e teperta, nga dasmat me pordhe te medha, nga drekat e darkat ne restorante, ose nga pushimet ne bregdet.
    Si qeveri, do duhet te besh shkurtime be administrate, dhe shkurtime fondesh, ku te mundesh. Do besh njerez te pakenaqur, natyrisht. Sidomos dembelet qe tundnin zinxhirin be ndonje zyre, dhe merrnin ryshfet per nje firme. Keta Jane ata qe llapin me shumë sot.
    Qeveria Berisha e çoi Shqipërinë ne buze te gremines, me borxhe te paperballueshme. Ky eshte fakt.
    Qeveria Rama pretendoi, dhe vazhdon te pretendoje se po nxjerr vendin nga kriza ku e çoi Berisha. Ne see do t’ja dale me sukses, kjo pritet te shikohet dhe analizohet, por bashkepunimi me FMN eshte fakt, dhe konsolidimi i borxhit te brendshem dhe te jashtem eshte fakt.
    Ketu nuk eshte vendi per te share Ramen apo Berishen si te korruptuar, apo maskarenj, apo edhe nga ana fizike siç bejnë disa. Ketu flitet per politika ekonomike, te suksesshme apo te deshtuara te nje qeverie apo nje tjeter.
    Si Cipras, edhe Rama, edhe Berisha, mund të jene te tre burra te poshter.
    Por Cipras, sot, ka goje te mburret per ate që ka bere.
    A do ketë rast Rama që te shohe popullin ne sy, dhe te thotë: “sakrifikuam, por ja dolem”? Kete ai e ka akoma vetë ne dore. Të shohim sa b…. ka.
    Berisha e kishte ne dore, dhe u tregua rrumpalle dhe katunar i keq provincial.
    Urojme që ne te ardhmen te mos veme shenjen e barazimit kur flasim per Ramen dhe Berishen.
    Por per te arritur kete, na duhet te kemi te pakten kulturen qytetare, politike dhe ekonomike te fqinjeve që na rrethojne. E kemi? Unë them që ne kemi vetëm pordhe, por pordhacët Jane te lutur te komentojne dhe ta tregojne me fakte.
    Po te mos ishim pordhacër, tani Shqipëria do kishte nja 15 vjet si anetare e BE, dhe neper rruget e qyteteve tona mbas ores 9 te mengjesit do gjeje vetëm pensionistë dhe gra me femije te vegjel, see te tjeret do ishin ne pune. Ndersa sot, pensionistet dhe grate me femije shesin ose merren me pune, ndersa burrat ne moshe pune zhgrryhen neper kafene si derrat ne lluce, dhe presin ata që vijne nga jashtë që te rregullojne Shqipërinë.
    Edhe Greqia me Serbine nuk eshte puna se Jane shumë larg nesh, por Jane pa dyshim perpara nesh, duam apo s’duam ne.

  2. I lumte bytha po nuk rrejte ne ket bot nuk ben gol says:

    Europa jo qe pagoi rrogat dhe pensionet ne greqi ,por pagoi dhe pensionet ne minoritetin grek dhe tek legenat qe kan shitur bythen tek greku . Brravo europa , europianve i qiet nona ma kallom, greku ben rehat gjith noten ne buzuq.

  3. undefined says:

    Katastrofa vetem sa eshte shtyre per vitet e ardhshme kur keto politikan te mos jene me ne tribunen politike dhe meseleja greke fillon prap nga e para me politikan te rinj qe do te konfrontohen me te njejtat probleme si tani eshte nje amballazhim kohere as me shume e as me pak kete e dine europianet kete e dine edhe greket

  4. durresi says:

    Sapo lexova fjalet:
    “… kryeministri i ekstremit te djathte Alexis Cipras…”
    e nderpreva leximin. Nje gazetar qe shkruan brockulla te tilla nuk ia vlen te lexohet. Cipras eshte komunist, ekstremi i majte.

  5. says:

    Kështu do jetë Greqia deri në shekullin e XXIV.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje