“Forca e ligjit”, sekuestrohen mbi 1 milionë euro

22 Gusht 2018, 17:20Kronika TEMA

Policia e Shteti ka sekuestruar sot mbi 1 milion euro pasuri, të cilat janë krijuar nga veprimtari kriminale.

Deklaratat e policisë

Në kuadër të operacionit “Forca e Ligjit”, në vijim të punës për gjurmimin, evidentimin dhe sekuestrimin e aseteve dhe llogarive bankare që dyshohet se rrjedhin apo janë përfituar nga veprimtari kriminale, pas procedimit nr.443 të vitit 2017, Policia e Shtetit bazuar edhe në shkëmbimin e informacioneve me partnerët, referoi materialet e para në Prokurori për fillimin e procedimit pasuror për shtetasin R.Sh. Në vijim u regjistrua edhe procedimi pasuror me nr.8, i vitit 2018.

Departamenti i Policisë Kriminale, Drejtoria Hetimore Qendrore, u informua nga agjenci ligj zbatuese për veprimtarinë e kundërligjshme të shtetasit R.Sh. Bazuar në materialet e dërguara nga Policia e Shtetit, me kërkesë të Prokurorisë, Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda vendosi sekuestro preventive për llogari bankare të shtetasit të lartpërmendur dhe familjarëve të tij.

Kështu në gusht 2018 u bë ekzekutimi pranë një banke të nivelit të dytë, i vendimit për vendosjen e sekuestros së llogarive bankare në emër të shtetasve: K.Sh. R.Sh. V.Sh. dhe A.Sh., në vlerën 42.000.000 lekë.

Pranë një tjetër banke të nivelit të dytë, u bë ekzekutimi i vendimit të gjykatës për vendosjen e sekuestros së llogarive bankare në emër të shtetasve:

• K.Sh. në shumën 17.033.337 lekë;

• B.Sh. në shumën 924.922 lekë;

• R.Sh. në shumën 51.444.350 lekë.

Në total u sekuestrua shuma 111.402.609 lekë, të cilat dyshohet se janë produkt i veprimtarisë kriminale të shtetasit R.Sh. në fushën e “Trafikimit të lëndëve narkotike”, në Greqi. Hetimet vazhdojnë për të verifikuar pasuri të luajtshme apo të paluajtshme si dhe llogari bankare të dyshuara me prejardhje kriminale.

Gjatë periudhës Nëntor 2017 – Gusht 2018 janë kryer 14 goditje në kuadër të operacionit “Forca e Ligjit”, si dhe ka nisur hetimi penal lidhur për asetet e paligjshme të tyre.(TemA)

2 komente në ““Forca e ligjit”, sekuestrohen mbi 1 milionë euro”

  1. Daja says:

    Forcat e leshit politikanet qe Kane bo miliarda nuk i prek njeri kapin Ca’ fukarenj shtet Muti

  2. Doni apo nuku doni ju o mizakali,Drejtesia do te BEHET. says:

    Sihariq,”Drejtesise”shqiptare sekuestron nje milion dollare!Po per 1,5 miljard dollare te daluna jasht Shqiperise “ilegalisht”vetem ne fund mandatit te qeverise berishavicjsne,perse hesht”Drejtesia”apo nje lige supe e gelltitur nga eterit e diktatures komuniste e bijte dhe mostrat e tyre dje e sot nuku i mundeson te zbatojne ligjet?Turp marri e bashkefajesi sebashku,qe do te thote nje mrim ne vazhdim me bekimin e “rilindjes”ramavicjane.Dridhuni e perdridhuni,po vjen minuti qe nga trasta peme e kalbur jasht do te hidhet,doni apo nuku doni ju o mije kenetash e avoketer te djallit.Besoni e binduni,as putinizmi e as krush-qia me berisha-basha-metamonika nuke ju shpetojne nga banga e Drdjtesise,prandaj sa nuku jeni vone ndalni paudhesite dhe rrefehuni nje here te vetme ne jete,qe Populli,SHBA,BE e Ligji dhe Zoti t’ju meshirojne.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje