Rreth 58% e meshkujve të dënuar në Suedi për përdhunim apo tentativ për përdhunim gjatë pesë viteve të fundit kanë lindur jashtë vendit, sipas të dhënave nga televizioni kombëtar suedez.
Transmetuesi publik SVT tha se kishte shqyrtuar dhe numëruar të gjitha dënimet e dhëna nga gjykatat për të prezantuar në këtë mënyrë një panoramë të plotë të krimit në Suedi.
Por, Suedia ka pasur me mijëra raste të tjera përdhunimi të raportuara, për të cilat nuk ka asnjë të dhënë etnike. Emigracioni dhe krimi janë kthyer në problematikat kyçe gjatë fushatës për zgjedhjet e përgjithshme në Suedi. Votimi do të mbahet më 9 shtator.
Partia Demokrate suedeze antiemigracion pritet të fitojnë terren, edhe pse kanë zbritur si forcë e tretë në sondazhin e fundit të opinionit publik.
Një programi televiziv mbi misionin e hetimit do të transmetohet të mërkurën nga transmetuesi publik SVT.
“Jemi tejet të qartë në program, se kemi të bëjmë me një përqindje të vogël të njerëzve të ardhur nga jashtë që janë dënuar për përdhunim”, tha kryeredaktori Ulf Johansson për BBC-në.
Ai vuri në dukje se numri i përdhunimeve të raportuara në Suedi ishte shumë më i lartë, kështu që nuk mund të nxirren përfundime mbi rolin e imigrantëve në sulme seksuale.
Në kohën kur Suedia pranoi numrin më të lartë të azilkërkuesve në vitin 2015, numri i rasteve të raportuara për përdhunim ra me 12 për qind. Në pikun e krizës së refugjatëve, rreth 160 mijë emigrantë mbërritën në vendin nordik, më shumë se në çdo vend tjetër të BE-së për frymë.
Programi SVT zbuloi se gati 40% e autorëve të dënuar ishin nga Lindja e Mesme dhe Afrika, me 45 nga 843 burra të dënuar që vinin nga Afganistani.
Programi zbuloi gjithashtu se në rastet kur viktima nuk e njihte agresorin, përqindja e shkelësve të huaj ishte më shumë sesa 80%.
Një ish-oficer policie i lindur në Afganistan i tha programit se disa afganë të rinj që kishin ardhur në Suedi në vitet e fundit kishin pikëpamje që ndryshonin shumë nga ideja e suedezve për barazinë gjinore seksuale.
Duke iu përgjigjur raportit të mërkurën, figurat kryesore të të dyja partive kryesore të Suedisë, thanë se të huajit të dënuar për përdhunim duhet të deportoheshin.(TemA TV)
Te lindurit ne vende te pazhvilluara, nen dhune dhe ku mungon liria nuk i kuptojne dhe si zbatojne dot te drejtat e njeriut. Per myslimanve te gjitha femrat evropiane duken te perdala.