Një tjetër seri e skandalit që lidhet me Asia Argento.
Pasi aktorja kishte ‘thyer heshtjen’ duke iu përgjigjur akuzave të New York Times, duke thënë se nuk kishte patur asnjëherë marrëdhënie seksuale me Jimmy Bennet, faqja amerikane TMZ ka publikuar një foto të të dyve së bashku në shtrat dhe disa mesazhe që Asia ia ka dërguar një mikut të saj, ku provohet e kundërta.
Në një nga mesazhet, Asia ka rrëfyer: “Kam bërë seks me të, nuk e dija se ishte minoren”.
Në foton e publikuar nga TMZ, Asia dhe Jimmy janë të shtrirë në shtrat pranë njëri tjetrit dhe sipas burimeve të revistës online ka patur raport seksual mes të dyve.
Në serinë e mesazheve, gjithnjë të publikuar në sait, një mik i kërkon aktores të dijë se çfarë ka ndodhur në të vërtetë dhe ajo tregon: “Publiku nuk di asgjë, vetëm çfarë ka shkruar New York Times. Ai djalë më është hedhur sipër.”
Më pas, aktorja shkruan: “Nëse humbas punën, do shkoj në Afrikë ose në pyllin e Amazonës.”
Kur miku i saj i kërkon sqarime për foton, ku duket se të dy nuk veshin asgjë në trup, ajo shkruan: “Shihet gjoksi im, por kjo është e gjitha. Nuk provon asgjë.”
Argento rrëfen edhe një eksperiencë të sajën: “Kur isha 17 vjeç kam qenë për vite e lidhur me një burrë 33 vjeç. Sapo i kisha mbushur 17 vjeç.”
“Tmz” ka publikuar edhe një mesazh të shkruar me shkrim dore se ku do të takoheshin të dy.
“Të dua me gjithë zemër”, shkruan Bennet.
Mikut të saj, Asia i rrëfen: “Më shkroi këtë letër, më dërgonte foto të tij nudo për një kohë të gjatë, deri dy javë para se të niste nga akuzat. Nuk ishte përdhunim, ai ishte sipër meje, më pas më tha se unë isha fantazia e tij seksuale që kur kishte qenë 12 vjeç.”