Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka deklaroi sot se Forcat e Armatosura vazhdojnë punën për t’u ardhur në ndihmë banorëve të qarkut të Dibrës në zonat e dëmtuar nga tërmeti i disa ditëve më parë.
Xhaçka thekson se Forcat e Armatosura pas vendosjes së çadrave për banorët që humbën banesat, sot kanë shpërndarë ndihma ushqimore.
“Pas ngritjes së çadrave për banorët të cilëve iu dëmtuan shtëpitë nga tërmeti në qarkun e Dibrës, FA të Shqiptare vijojnë shpërndarjen e shtretërve, batanijeve dhe ushqimeve të domosdoshme” shprehet Xhaçka.
Po ashtu ministrja shton se asistenca me bazë materiale dhe vëmendje vijon e njëjtë që prej ditës së parë.
FA kanë shpërndarë në bashkitë e qarkur Dibër rreth 200 shtretër, batanije dhe bazë materiale.
FA po shpërndajnë edhe pako ushqimore në zonat e prekura nga tërmeti.
Prej 11 gushtit pas tërmetit, 19 familje në disa njësi adminiatrative jetojnë në çadrat e ngritura nga EC dhe FA
Ndihmat e shpërndara nga Forcat e Armatosura, nga rezervat materiale të shtetit