Varfëria në Kamëz, në radhë për ushqime falas

23 Gusht 2018, 19:59Sociale TEMA

Në Kamëz, dhjetra njerëz u grumbulluan para stadiumit të qytetit në pritje të ndihmave nga një shoqatë humanitare. Shumica e tyre thonë se i ka detyruar varfëria ekstreme të dynden në dyert e stadiumit, ndërsa një pjesë e mirë pohojnë se i kanë nxjerrë padrejtësisht nga skema e trajtimit me ndihmë ekonomike.

Në Kamëz trajtoheshin dikur 6000 familje me ndihmë ekonomike. Pas dy ndërhyrjeve drastike, një herë në vitin 2014 dhe një herë në fillim të këtij viti, tani në Kamëz trajtohen 400 familje me ndihmë ekonomike, raporton TCH.

Skema e pikëzimit është hartuar me ndihmën e Bankës Botërore, që së fundi pranoi se nga lista mund të kenë dalë familje realisht të varfra.

Ndihma ekonomike ndahet në mënyrë të tillë: 18 mijë lekë të vjetra përfiton kryefamiljari, 12 mijë lekë bashkëshortja dhe nga 9 mijë lekë të vjetra për çdo fëmijë nën 18 vjeç. Megjithatë, një familje nuk mund të përfitojë më shumë se 80 mijë lekë të vjetra ndihmë, pasi ky është tavani i vendosur me ligj.

3 komente në “Varfëria në Kamëz, në radhë për ushqime falas”

  1. Varferi ne kete rrumpall berishiane ,nuk ka mundesi.
    Ku jemi ne socializem,atehere kishte varferi dhe diktatur qe nuk te linin te shaje,kurse sot bollek liri fjale mund te shash ke te duash,mund te vrasesh dhe ceshte me e mira nuk te denojne,mund te shkaterrosh te vjedhesh te besh kontrabande armesh droge.
    Or taj jemi te lire dhe e kemi dhurate nga komunisti sali qe vdiste per enverin.

  2. ai-ajo says:

    SKANDAL…ky tavani prej 80000 Lekesh te vjetra ne muaj, qe kane vendosur me ligj Parlamentaret tane milioner. TURP, TURP, TURP !!!

  3. Shoku says:

    Ore ! E kini ngaterruar ! Varferi kishte vetem ne kohen e Partise se Punes e jo tani ne demokraci ? Ku ka varferi ne demokraci ! I kini ne vnd trute kokes apo jo. Ne demokraci jemi te lire. Punojme ku te duam e jetojme ku te duam. Po pse akoma me turne nate ne uzina e fabrika doni ju ? Turini i nates eshte me i embel ne motele e hotele. Ne disko t e nates….. Ndaj mos ngaterroni fotot. Pastaj edhe ku ? Ne kamzen demokratike, ne bukevardin “BLU” Ne bulevardin e rruget me mra europiane e amerikane . Ne Kamzen e Xhelal meziut paskerka varferi ? Turp te kini qe e ulni aq shume ate vend me ate demokraci te kulluar. Mos doni qe te punojne ne ferma qe te mbjellin grure e miser ? Apo andej nga fabrikat e tullave .E aq me keq ne pularite….. Ejjjj mblidhni mend e kokes! Nuk ka varferi ne demokraci. Vetem me ndihme ekonomike jeton dynjaja . Dasherkrni edhe pune. Puna vetem ne Partine e Punes permendej e te denonte po nuk punoje. Te quante dhe parazit i shoqerise pa le……

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje