Adriatik Llalla nuk dorëzohet për pasurinë 1 miliardëshe, që ia kanë sekuestruar

24 Gusht 2018, 11:29Kronika TEMA

Ish- kryeprokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla ka depozituar rekurs në Gjykatën e Lartë për sekuestrimin e pasurisë së tij.

Dokumenti është depozituar nga avokati i tij Sokol Hazizaj pranë organit gjykues para disa ditësh, dhe lajmi bëhet i ditur nga vetë Gjykata e Lartë.

Në kërkesë ai kërkon heqjen e sekuestros.

Ish- kryeprokurori pretendon se bazuar në nenin 6 të Konventës Evropiane, është zhvilluar proces i parregullt ligjor.

Më 9 gusht, gjykata e Apelit e Krimeve të Rënda vendosi që pasuria e tij të vijojë të mbetet në sekuestro.

Avokati kërkon dhe njehësimin e praktikës, por nga ana tjetër burime për Top Channel, sipas gazetares Anila Hoxha thonë se Gjykata e Lartë nuk mund të shprehet për këtë çështje, pasi nuk ka trupa të mjaftueshme për këtë.

Përsa kohë në Gjykatën e Lartë kanë mbetur katër gjyqtarë që janë Xhezair Zaganjori, Edmond Islamaj, Medi Bici dhe Ardian Ddvorani , aktualisht po shqyrton çështjet emergjente.

Gjyqtarët që kanë ngelur nga vettingu janë në punë edhe gjatë verës për të shqyrtuar çështjet me afate .

Por në daten 22 gusht, Gjykata e Lartë nuk mundi të mblidhej për Kolegjin Penal, prej të cilit ka mbetur vetëm një gjyqtar që është Edmond Islamaj.

Por Islamaj më 22 gusht nuk u paraqit në punë për shkaqe familjare, dhe për këtë ishte e pamundur të shqyrtoheshin disa kërkesa penale, dhe kjo sipas gazetares Anila Hoxha për aq kohë sa vetëm ky gjyqtar mund të kërkojë gjyqtarë borxh nga gjyqtarët e lartë të mbetur për të formuar kolegjin penal.

Burimet shpjegojnë se në datën 22 gusht u mblodhën vetëm dy kolegje, administrative dhe civile, të cilat sërish u plotësuan me minimumin e tyre prej 3 anëtarësh, duke i marrë borxh nga njëra- tjetra. Aktualisht burimet e Top Channel thonë se stoku i dosjeve që presin është 26.800 çështje.

Më 9 gusht vendimi për pasurinë e Llallës, u dha nga Idriz Mulkurti, në një kohë që ish-kryeprokurori është kthyer në Shqipëri, ndërsa avokati i tij është larguar me pushime jashtë vendit.

Gjyqtari i gatshëm, të cilit i kishte rënë shorti për shqyrtimin e kësaj çështjeje, kërkoi asistencën e një avokati kryesisht, për të cilin ka qenë e vështirë të gjendet, për sa kohë shumica e avokatëve që gjenden në listën e Gjykatës së Krimeve të Rënda janë gjithashtu me pushime.

Ish-Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla u vendos nën hetim nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, menjëherë pas valës së akuzave që iu drejtuan atij sapo dha dorëheqjen nga sistemi i drejtësisë shqiptare.

Dorëheqja e tij solli në fakt edhe ndërprerjen e vettingut, që u bë gjithashtu shkak për të hapur një seancë dëgjimore, nëse duhej apo jo të ndërpritej vettingu, e sigurisht në këtë pikë ish-Prokurori i Përgjithshëm Llalla fitoi.

8 komente në “Adriatik Llalla nuk dorëzohet për pasurinë 1 miliardëshe, që ia kanë sekuestruar”

  1. Kalec Dega says:

    Pse u gjend korrupsioni valle? Kesaj i thone drejtesi , si ajo e Fullanit, ju kujtohet o, morra ca ke?
    Cudi qe spo i ben Rames fleterrufe qe Rama i mohoi nje dekorim si kolegu Vishaj.

  2. Durimi says:

    Krimi vazhdimisht fitoka ne demokraci dhe nga Dashnori Kaloshi i dashuruar me krimet, mund te kete ndonje pergjigje !

  3. geni says:

    PSE ja zgjasni kot ketij HORRI,,,,,,,KAPENI DHE RRASENI BRENDA SHUME E ZGJATI JASHTE,///

  4. Frok Martini says:

    Po akoma nuk eshte ne burg ky cobani I stalles derave?!?!???????

  5. Cali says:

    Pse do dorezohet Llalla,kur ka me shume para te ekspozuar kryeministri?!

  6. njaci says:

    Eshte e tmershme se si nje kryehajdut, kryekriminel si Llalla nuk arestohet dhe arestohen njerez qe bejne ndonje vjedhje per mbijetese.

  7. labi says:

    lekt duhet ti ket me djers vetem po to ket dalur gruaja me gocen ne rrug moterqirit

  8. shqip says:

    Do dali me qarin me duket . Do i kthejne te tijat , do marre edhe demshperblimin . Shpresoj te mos jete keshtu . Po Fullani i mori ato qe kishte per ti marre . Po edhe Lyli i mori nja 14 milon per nje pallat mbi det . E keshtu me radhe . Ata leket , populli breket . Po me ushkur , pa llastik .
    Po ta shohesh Shqiperine nga Tropoja ne Sarande , 3/4 eshte abuzim , vjedhje , krim ordiner – politik – shteteror – rrugaç . Prandaj edhe Llalla – Palla me shume gjasa do ti marre . ” Eshte koha e barbareve , erdhi rradha e zagareve . Ndershmeria quhet krim , kusaria veteshperblim . Ja keshtu e ka kjo pune , kush ha buke , e kush sapun .”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje