Mes njeriut të Trump që i sheh shqiptarët vetëm si myslimanë të rrezikshëm dhe kërkon dominimin e sllavëve kristianë në Ballkan, dhe Angela Merkel

24 Gusht 2018, 18:44Rajoni TEMA

Kundërshtari i madh i pavarësisë së Kosovës, John Bolton, i sheh shqiptarët vetëm si myslimanë të rrezikshëm. Me idenë e tij për ndarjen e Kosovës ai ka dy qëllime: përçarjen e Europës që personifikohet nga Angela Merkeli dhe dobësimin e faktorit politik shqiptar në Ballkan, i cili, sipas kësaj mendësie, duhet të dominohet nga sllavët kristianë. Vetëm politikanë me ambicie shkatërrimtare për Kosovën mund të bëhen pjesë e kësaj loje kriminale, prapa së cilës qëndron edhe Vladimir Putini.

Nga Enver Robelli

Kosova nuk duhet të bëhet pjesë e lojërave të kundërshtarëve të pavarësisë në ekipin e Donald Trumpit. Kjo administratë po ballafaqohet me probleme të mëdha dhe nuk përjashtohet mundësia që Trump të përfundojë në procedurë shkarkimi. Këshilltari i tij John Bolton ka qenë me vite komentator i televizionit propagandistik rus «RT». Ka qenë kundërshtar i ashpër i pavarësisë së Kosovës. Bashkë me Lawrence Eagleburger, ambasador shumëvjeçar në Jugosllavi dhe ministër i Jashtëm amerikan për një kohë të shkurtër në fillim të viteve ‘90, Bolton ka shkruar shkrime në media të parëndësishme amerikane kundër pavarësisë së Kosovës. Bolton i takon grupit të neokonservatorëve amerikanë që shqiptarët nuk i sheh si komb europian, por si myslimanë të ngjashëm me ata në Somali e Siri. Kaq e thjeshtë është bota e tij. Dhe kaq e rrezikshme. Bolton nuk ka asnjë interes në forcimin e faktorit shqiptar në Ballkan. Ai shqiptarët i sheh vetëm si myslimanë të rrezikshëm që duhet të dominohen nga sllavët (e krishterë) në Ballkan.

Skandali i vërtetë është se parlamenti i Kosovës nuk ia ka caktuar vijat e kuqe presidentit të Kosovës për të diskutuar për zgjidhjen e problemeve me Serbinë. Debati për copëtimin e Kosovës është hapur dhe krejt partitë, edhe PDK e Hashim Thaçit, sillen si patat në mjegull. Sepse parlamenti dhe partitë ia kanë dhënë Thaçit një blankoçek për të lozur bixhoz me Kosovën, me të ardhmen e saj, me tërësinë e saj territoriale.

Tani është momenti i fundit për të marrë qëndrim: ose partitë dhe parlamenti në Kosovë janë për ndarjen e Kosovës (me partnerë John Boltonin, Aleksandar Vuçiqin, Millorad Dodikun e serbëve të Bosnjës, Kremlinin e Vladimir Putinit dhe me pensionistin austriak Wolfgang Petritsch, i cili për ndonjë honorar të majmë tregohet shumë elastik deri në rënie në gjunjë për aventura politike) – ose partitë dhe parlamenti në Kosovë pozicionohen qartë kundër ndarjes dhe në krah të Gjermanisë së Angela Merkelit dhe shumicës së shteteve të BE-së.

Ndarja e Kosovës nuk duhet të bëhet nëse Kosova jep mbi një të tretën e territorit për të marrë disa fshatra gati bosh në brezin kufitar Kosovë-Serbi. Nëse Bolton po dëshiron të vizatojë kufijtë në Ballkan, atëherë me shqiptarë e ka lehtë: kufijtë e tyre etnikë nuk janë caktuar me gjenocid si në rastin e serbëve të Bosnjës. Qe 150 vjet viset shqiptare shkojnë duke u rrudhur. Përse të humbet një e treta e Kosovës dhe të pranohet që Maqedonia e Mali i Zi të mbajnë nën kontroll vendbanime të tëra me shqiptarë? Nëse për 40 mijë serbë hidhet në ajër Republika e Kosovës, me çfarë argumenti kërkohet që 500 mijë shqiptarë të Maqedonisë të përqafojnë multietnicitetin gjenial maqedonas, ku gjuha shqipe nuk guxon të përdoret as në Mbrëmjet Poetike të Strugës? Nëse Kosovës i merret Mitrovica (së paku gjysma), shumica e pasurive të Trepçës dhe liqeni i Gazivodës, a mund të pyesim: përse Ulqini të jenë pjesë e Malit të Zi? A mund të pyesim: a do të jetë pjesë e Kosovës tërë lugina e Preshevës apo vetëm disa fshatra të zbrazura në brezin kufitar Kosovë-Serbi?

Për klasën politike të Kosovës është çasti vendimtar të mbajë qëndrim. Kosova duhet të zgjedhë: me Boltonin apo me Merkelin? Ankesat se të gjitha të zezat këtij vendi po ia shkakton Hashim Thaçi nuk tingëllojnë më të besueshme. Janë shumica e partive politike që symbyllur ia kanë dhënë mandatin Thaçit për ta nxjerrë Kosovën në ankand. Tash – ose duhet të bëhen pjesë e lojërave të tij – ose të bëjnë politikë në mbrojtje të Kosovës së pandarë.

30 komente në “Mes njeriut të Trump që i sheh shqiptarët vetëm si myslimanë të rrezikshëm dhe kërkon dominimin e sllavëve kristianë në Ballkan, dhe Angela Merkel”

  1. Haka Tekizoti says:

    Drejt.

  2. mirel says:

    Bravo Robell.
    Eshte koha qe Parliamenti i Kosoves dhe partute Politike te zgjedhin midis Vucic dhe Merkel. Te zgjedhin ripushtimin nga Serbia, apo Pavaresine.
    Cdo negociate qe bie dakort me serbet eshte tradheti.
    Habitem sesi klasa politike e la te binte deri ketu siguria dhe pavaresia e Kosoves, ne nje pike qe po diskutohet seriozisht ekzistenca e saj si shtet.
    Thaci duhej te denoncohej si tradhetar qe te nesermen e mesazhit te pare publik per “korigjim” kufiri.
    Dhe duhet ta kishte marre denimin.
    Sa per pyetjen kush qendron mes Bolton dhe Merkel, ta them une.
    Qendron Ramuti, qe ha buke me Vucic, dhe shitet si benjamin i Merkel.
    Dhe per ti mbushur mendjen botes qe shqiptaret jane muslimane te rrezikshem, sic pretendon Bolton..Ramuti nderton ne nes te Tiranes xhamine e Erdoganit.
    Duket qarte per ke punojne Thaci dhe Ramuti.
    Per Shqiperine jo..
    Por shqiptaret, si leshko qe jane merren akoma me komunizmin.
    Mero kurva psh mund te tregoje me teper per kete..

  3. dani says:

    prandaj ne duhet kthehemi tek feja jone e vjeter.Vetem deme na kane sjelle.

    1. Kelyshat e Car Llazarit says:

      Te kthehemi tek Feja e Sllaveve?

      1. Llazari të qifte me keq se ta kane qire,,,,, says:

        Mirë e ke vëlla muslimut, me mire fenë e arabit se atë ortodokse veq sllavet e kanë, edhe grekët dhe rumunët sllave jan, Allahu fuckbar

  4. Liri says:

    Veshtire e keni.

  5. ben says:

    Robell
    Kam 1 pyetje te thjeshte fare.
    Nese ne kosove ka ende shqiptare
    Qe bejne shqiponjen para cdo fotografie ( qe eshte simbol I krishtere)
    Qe e duan kombin dhe jane gati te japin dhe jeten per te.
    Pse nuk bejne nje gje me pak te rezikshme, te kthehen perseri ne te krishtere qe eshte dhe feja e te pareve??? Dhe pastaj as Bolton dhe as kush ne bote nuk ka te drejte te thote se ata jane kolone turq.

    1. Sava says:

      Besimi eshte dicka personale o karabusha, jo tifozllek i semure ne nje ndeshje. Po sikur te behen budiste ndryshojne gje?

  6. trumpistovic says:

    Z.Baze eshte mire te monitorosh IP-te e komenteve pro-Trump dhe pro-Putin dhe tia dergosh agjenteve te CIA-s ne Tirane.

  7. Karamahmuti albanis says:

    Qe jane myslyman nuk e mohon dot se falen me sumperpjet ne mes te sheshit.
    Qe jane te rrezikshem,shume prej tyre jane qe nga vajtja ne siri qe nga sjellja e tyre dhe mbulimi i fytyres e deri tek percarja qe kane fut midis njeri tjetrit.
    Shikoni antishqiptaret se si bejne thirrje per lufte e gjakderdhje dhe kryevampiri eshte myslymani komunist sali qe fatkeqesisht ka edhe perkrahjen e amerikes.

  8. olimpia says:

    Jam dakord me ROBELLIN PER CESHTJEN E KUFIJVE .eshte moment delikat.Askush nuk duhet te luaje me zjarrin .SIDOMOS NE KETO KOHE TE TURBULLTA KUR ASKUSH NUK SAKRIFIKON PER SHQIPTARET-Dhe ne se shperthen kriza ,jemi pothuajse vetem ,,,,,miq me te gjithe dhe mik me asnje.Nuk eshte gjalle as Stalini,as Mao,nuk eshte ne pushtet as KLINTONI AS TONI BLAIR E kuptoj se ROBELLIT emrat e pare nuk i pelqejne ,por historia nuk mund te fshihet.Vete thenia —AMERICA FIRST…te kujton kohe te frikeshme .

  9. LINDOR says:

    Kjo eshte FYTYRA E VERTET E AMERIKES per shqiptaret byth lepires qe nuk e kannjohur akoma poshtersine qe ju behen nga ai vend

  10. Gzimi says:

    Antishqiptaret u hodhem direkt ne sulm dhe nxorren armikun e rradhes, keshilltarin e Trump. Nuk e kuptoni o njerez qe nje zgjidhje perfundimtare me Serbine do siguroje paqen per brezat qe do vijne!!! Per cfare e duam Veriun e Kosoves, kur edhe sot eshte jashte kontrollit te Kosoves e banuar vetem me serbe? Presheva etj, ja vlejne shume me teper te jene pjese e Kosoves.

  11. Pellazgos says:

    Pyetja eshte.
    A ka egzistuar Epiri i Pirros Greke dhe rreth 80 Polis te shkaterruara nga Romaket?
    Ju myslimanet kujtoni se nuk egziston Vorio Epiri,Poli i Veriut,Kostandinopolit te Jeorgios Kastriotit i thoni Stamboll apo Kostandinopoje,sikur vini nga ndonje bote tjeter.
    Te gjitha Toponimet e Lashta greke Epirote pervec Apollonise qytetit per nder te Perendise ilyre te Apollonit i kini ndryshuar!
    Cfare tregon kjo?

    Identiteti i shumices se ashtuquajture “Shqipetare” nga simboli i Shqiponjes Orthodhokse Greke te Bizantit eshte Arabe.

  12. ££££ says:

    Si shume po hapen b….Tramp dhe kllounet e tij duhet te kene mendjen se mos i ngaci sharra ne gozhde leshverdhes trendeline

    1. O trapo me ke do i ngeci sharra trumpit me turkoshaket qe e kane mendhen ne turqi dhe siri dhe te ngrene sumen perpjete ne mes te sheshit.
      Turkishaket sa te bej pushka bam do vrasin njeri tjetrin nen udheheqjen e saliut.
      Turkishaket do bejne gati valixhet e do ikin te fshihen neper bote dhe kur te qetesohet gjendja do vijne te nxjerin gjoksin se kane bere lufte dhe do mashtrojne per nje karrike.
      Shume turkoshake do bejne kontrabande armesh e droge e klandestinesh dhe asnje nuk do e kete mendjen tek atdhjeu.
      Keshtu si eshte katandis ky komb i percare,e ka mendjen tek patriotizmi fallco me duart si shqiponje e te dali pa breke neper skena e semafor.
      Ketu ka vdek patriotizmi dhe dashuria per atdheun.
      Kush do luftoj sypeshkaqeni i saliut nga karaibet apo bullafiqet e monikes apo tik dhalla qe eshte fshehur se mos i marin pasurine……

      1. ££££ says:

        Kur ta kuptosh shkrimin tim atehere komentoje mor zullap qe te ka ngecur disku akoma ke “turkoshaket” dhe qe nuk e kupton qe tipa si ty jon me rrota [email protected] se “turkoshalet” shko tani mer trongull e meso ndonje gje te re se u bete demode me “turkoshaket” palle cari

  13. Goli says:

    Qe mysl-y-monet jane te rrezikshem…ka te drejte!
    Qe na shikon si Somalez apo Sirjan…nuk ka te drejte,jemi akoma me keq.
    Shpjegim;
    Futet gruaja e martuar me 5 femije ne det e veshur nga koka tek kembet( nga nje ane mire e ben se me detin qe kemi edhe me rraba te futesh,nuk shpeton dot nga flliqesira),ndersa burri ohohooo,me breke.
    Therin kafshte per kurban si 2000 vjet me pare.
    Gjaku i kafeshve na qenka i mire per zotin?
    Nga te mos kete frike kur shikon gjera te tilla?!
    .
    Mbase ne somali edhe gjen ndonje qe te ndihmoje kur i thone njeri-tjatrit qe jane somalez,por qe te gjesh nje shqiptar te vetem qe te ndihmoje tjerin vetem e vetem se eshte shqiptar…harojeni.Ska bere vaki der me sot( kjo vlen per çfaredolloi feje).

  14. Alboz934 says:

    Kam shume vite qe flas me shoke bej ndonje artikull apo se fundmi komente artikujsh sidomos ne gazeten TemA dhe theksoj me force qe : Me duket se Amerika eshte penduar qe çliroj kosoven ” se vereshe disa mendime te kunderta me D.A.SH nga disa kongresmen ose ish kongresmen ose senator sidomos republikan(qe une i quaj fashista ne amerike) . Dhe ja ku e nxori koken gjarpri me musteqe pro serbi sifomos ne kete qeveri qe zonje e pare eshte nje serbe . Keto duhet ti marre vesh edhe njefare avokati me emrin SPARTAK NGJELA qe plasi tu thene na mbeshtet amerika ne çeshtjen shqiptare ne ballkan ku ke me na i dhane te gjitha trojet shqiptare e ne fakt po ti zvoglon efhe me siç eshte radti i Kosoves .

  15. Free says:

    Kosova nuk ka sdnje te drejte te negocioje territore shqiptare. Ky shtet i ri ne 1912 ishte pjese e shqiperise dhe cenon territorin e kombit shqiptar me kto marrvrshje te pista. Cdo shkembim territori do e conte shtetin e ri buze kaosit dhe serbise. Populli i tij te reagoje ashper ndaj politikane qe bien pre te agjensive te huaja. Po spati protesta neser e keni serbin te dera.

  16. tomsojeri says:

    Koment i sakt “mirel” ,! Fshat qe sdo kallauz ! Tradhti e ndyr alla shqiptarce , qe po tregon djepin ku riten kta monstra antishqiptare ! Xhamia qe mbijn si kepurdha pa fund, me dhe pa leje andej dhe ktej ! Na ben haram Atdheun e turpi qenka me i rend sa dheu qe do na mbuloj neser ! Ku e gjejn kte “forc” imorale kta lloj udheheqesish e sdim si tu flasim femijve tan ! Ne diktatur shitem njeri tjetrin, deri brenda ne familje e tani n “demokraci”zgjedhim, hajduterin,krimin ,tradhtin dhe shitesit e Kombit dhe ja “shperblimi” ! Kush na e ka fajin vall ??? “O sa mir me qen shqiptar”!!!!

  17. Alban says:

    Kufijte midis Shqiperise, Malit te Zi, Serbise dhe Greqise jane vendosur nga Konferenca e Ambasadoreve teb Fuqive te Medha te Europes, ne Londer, me 1913. Ato nuk mund te ndryshohen pa nje vendim te 27 vendeve qe sot perbejne Bashkimin Europian. Kjo eshte krejt tjeter ceshtje qe nuk mund te krahasohet me problemin actual qe kane serbet dhe kosovaret midis tyre. Korigjimi i vijes kufitare midis Serbise dhe ish-krahines autonome te saj-Kosoves eshte nje ceshtje e brendshme e tyre. Une pyes: “Per cfare i duhen shqiptareve te Kosoves kater komunat me 95% serbe ne kufi me Serbine?! Vetem per sherr. Ata nuk ka force ne bote t’i deboje nga pronat e tyre 1300 vjecare. Bill Clinton iu tha kosovareve: “Ne fituam luften, ju duhet te fitoni paqen!” E paqja midis serbeve dhe shqiptareve te Kosoves dhe gjithe Shqiperise nuk do te vendoset kurre me thirrje e ulurima histerike te mendjeve te mykura te injoranteve nga te dy popujt qe kerkojne lufte, duke shtypur tastierat e lap-topeve, per t’u treguat patriote!

  18. Elba says:

    Myslimanizmi dhe Komunizmi,Tragjedia e Kombit Shqiptare.Me pelqeu shkrimi I Z.Ben.Te kthehemi ne Fene e te pareve.Ne mes te Europes,ne mes te Tiranes,ngrihet menderja perpjete.Turp.Po te krishteret,kur e kane radhen?Le te dalin dhe ata ne qender teTiranes.Shumica nuk duhet te jete imponuese.Dicka desha te shtoja.Kur Shqiptaret bejne shenjen e Emblemes,a nuk do t’ishte e udhes te benin ate te hartes.A nuk ka formen e nje P…?Dhurate e Europes.Shqiperia qesh.Eshte per te qare.

  19. vang says:

    Krishterimi nuk eshte fe sllave ,prandaj te mos dendifikohet me serbet.Te jesh katolik ose protestant prap je i krishtetre.Te bejme perpjekje bashke me familjet tona te largojme nje fe qe ska as nje lidhje historike me shqiptaret.Gjithe bota ndonse pasardhes te Skenderbeut,na sheh me dyshim per perqindjen e larte te myslimanizmit.Edhe greket ishin 400 vjet nen perandorine Osmane por nuk u konvertuan.

  20. vang says:

    Por ne kete klime kane ndihmuar per keq qeverite tona qe per te marre sa me shume vota nuk ja prishin qejfin imamit qe urdheron dhe perpunon besimtaret.Nga ana tjeter futja e fondacioneve myslimane realizuan qellimin e tyre duku forcuar pozitat e islamizmit.Te mos harrojme qe Turqia me shume ka ndertuar xhami se ndonje spital.Dhe e fundit efekti i te qenit mysliman ne Kosove dhe pjesen shqiptare ne Maqedoni.Shteti Jugosllav paguante hoxhallaret qe te shkuleshin shqiptaret nga trojet e tyre,dhe ja arriten qellimit.Para nesh shtrohet nje detyre teper e veshtire.

  21. katarakti says:

    Nuk ka nevoje te kthehemi dhe rikthehemi ne asnje lloj feje. Vetem te zbatojme kushtrimin e te madhit Vaso Pasha: Feja e shqiptarit, eshte Shqiptaria! Mund te jemi sunite, bektashinj, agnostike, laike, ateiste, katolike apo ortodokse. Kjo nuk ka asnje rendesi. Me rendesi eshte qe kombi dhe gjuha te jene para fese. Para kujtdo feje. Qe Skenderbeu te jete heroi kombetar i te gjithe shqiptareve. Ne kete kuptim nuk kemi pse te durojme provokimet te asnje lloj grupimi fetar fondamentalist. Si provokim dhe si diçka tejet te shemtuar e konsideroj daljen e islamisteve ne sheshin Skenderbej me rastin e Bajrramit a Ramazanit!!! Nuk kane te drejte te bllokojne qarkullimin dhe te zaptojne sheshet. Sheshi eshte i te gjitheve. Po ashtu nuk duhen lejuar altoparlantet nga maja e minareve 5 here ne dite. Nuk kane pse te ju prishin qetesine shumices se popullsise. Thirrjet per tu falur t’i bejne brenda xhamise. Edhe kembanat e kishave duhen perdorur per raste krejt te veçanta. Nuk jemi as Turqi dhe as Arabi. Shqiperia eshte e te gjithe shqiptareve, pa dallim Feje, Krahine dhe Ideje. Ma pak fe, me shume shqiptari.

  22. ben says:

    Kete surrat bythen e shoh shpesh ne FOX news. As vete amerikanet nuk ja varin ketij trapit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje