FOTOT: "Fshati që përcolli refugjatët, sot thërret sërish bijtë e larguar"

26 Gusht 2018, 10:18Sociale TEMA
FOTOT: "Fshati që përcolli refugjatët, sot thërret

Të gjithë ata që janë zhvendosur si refugjatë drejt Greqisë në vitet e para të demokracisë, padyshim që kanë memorizuar mjaft mirë disa emra fshatrash të cilat janë shndërruar si trampolinë.

Një prej tyre ka qenë edhe fshati Ponçarë i rrethit rë Devollit, i cili njihet për bujarinë dhe mikëpritjen e treguar në ato ditë të vështira për mjaft shqiptarë.

Por sot, kur situata e emigracionit duket më e stabilizuar, një grup nismëtar ka menduar që të thërrasë sërish ata që janë larguar.

E pagëzuar me emrin “E Jona Ponçarë”, festa e këtij fshati synon të mbledhë sërish bijtë e vet të shpërndarë nëpër botë, të promovojë vlerat e krahinës dhe të përcjellë mesazhin e madh se “guri peshon në vendin e vet”.

Organizatorët e kësaj feste u shprehën optimist për pjesëmarrjen teksa u zotuan që kjo traditë do të vazhdojë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje