FOTOT: Bllokohen 308 kg mish i pakontrolluar në Pogradec, rrezik për shëndetin e qytetarëve

27 Gusht 2018, 12:21Sociale TEMA
FOTOT: Bllokohen 308 kg mish i pakontrolluar në Pogradec, rrezik për

AKU ka evidentuar 4 subjekte që tregtonin mish të prodhuar në mënyrë të kundraligjshme – pra nga kafshë të paregjistruar e identifikua, të cilat nuk i janë nënshtruar kontrollit të domosdoshëm veterinar para dhe pas therjes (ishin pa vulë dhe certifikatë veterinare)

Konkretisht, trupa inspektuese e AKU ka konstatuar: a. 190 kg mish vici të pasigurt e për rrjedhojë të rrezikshëm në subjektin “Pando Strati” në Pogradec b. 88 kg mish qengji të pasigurt e për rrjedhojë të rrezikshëm në subjektin “Refije Kapri” në Pogradec

c. 20 kg mish qengji të pasigurt e për rrjedhojë të rrezikshëm në subjektin “Dhimitër Bucuku” Pogradec d. 10 kg mish derri të pasigurt e për rrjedhojë të rrezikshëm në subjektin “Theodhor Rembeci” në Korçë Për shkeljet e mësipërme ndaj subjekteve u mor masë administrative gjobë 450.000 lekë, sekuestrim i 308 kg mish me destinacion asgjësimin.

Ndaj subjektit “Refije Kapri” u mor masë bllokim i menjëhershëm i aktivitetit përpos mungesës së plotë të dokumentacionit ushtronte aktivitetin në kushte të rënda higjeno-sanitare.

Gjithashtu AKU është në vlerësim të materialeve edhe për kallëzim penal për veprën penale të parashikuar nga Neni 288/a I K.penal “Prodhimi i kundërligjshëm i artikujve dhe mallrave industrial dhe ushqimore”, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, siguron se është në çdo kohë në aksion për identifikimin, kontrollin, evidentimin, dënimin dhe ndalimin e çdo veprimtarie të kundraligjshme e të rrezikshme nga subjektet që neglizhojnë apo shkelin rregullat e Sigurisë ushqimore.

Gjithashtu inkurajon të gjithë qytetarët të denoncojnë çdo rast, çdo tentativë abuzimi, pranë Autoritetit Kombëtar të Ushqimit në [email protected] si dhe pranë portalit të bashkëqeverisjes “Shqipëria që duam” Siguria Ushqimore është një sfidë e përbashkët.

2 komente në “FOTOT: Bllokohen 308 kg mish i pakontrolluar në Pogradec, rrezik për shëndetin e qytetarëve”

  1. Fieraku nga Ferrasi says:

    Mire u bolokuan
    Po’ kush i solli
    Kush i futi ne treg
    restorantet per e Marrin ate mish
    Kush i fsheh emrat e ketyre krimineleveqe po’ i bejne gjemen ketij populli?

  2. tom says:

    Qe te fillosh pune ne aku do 20000 euro si investim fillestar, paga qe marin eshte ligjerimi per te kryer funksionin dhe gjate kryerjes funksionit ata qe i kane rekrutuar duan vazhdimisht harac te majme.Ne kete kuptim kata jane beznesmene por ushtrojne aktivitet te paligjshem dmth punojne ne informalitet mirpo shteti nuk ekziston (kete e ka pohuar vete i pari kur eshte shprehur se do bejme shtet qe dtth do bejme se e ka vertetuar qe nuk ka shtet).Pse them se keta bejne biznes dhe pse i ndihmon gazeta juaj.E para keta duke sekuestruar mallin dhe duke vendosur gjoba per nje pjese ne miliona te cilet jane te pabindurit sikunder i pasqyron edhe gazeta, bizneset e tjera jane te detyruar te paguajne nen dore shifra te majme qe te kenaqen jo vetem keta por edhe shefat e tyre dhe ky eshte presion i vazhdushem.Dhe e dyta gazeta juaj i ndihmon duke e pasqyruqr njoftimin e tyre se keta po vdesin per popullin po ruajne popullin nga ushqimet etjTani nuk ka me vjedhie ka grabitje hapur.Te njejten gje bene edhe hetimi tatimor te cilet si skufje vene te dielen kur eshte pushim ne emer te kontrollit i rjepin mire viktimat.Juve te gzetes suksese ne botimin e ketyre njoftimeve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje