Kaos në Pogradec, qytetarët: S’ka plazh publik, rrëmujë dhe mungesë kushtesh

26 Gusht 2018, 13:30Sociale TEMA

Pogradeci njihet për natyrën e veçantë, mikpritjen dhe liqenin, por këtë vit duket se bregu liqenor u pushtua nga shezllonet dhe çadrat private duke mos lënë vend për ata të cilët duan të pushojnë në plazhin publik.

Sezoni veror ka sjellë më shumë pushues ndërsa liqeni i Ohrit dhe rëra janë një atraksion i padiskutueshëm.

Qyteti prej vitesh siguron pushime komode dhe i ka shtuar së shumti turistët nga viti në vit.

Ai zgjidhet kryesisht nga më të moshuarit por edhe për fëmijët për të cilët preferohen temperatura disi të ulëta.

Ajo që të bie në sy gjithashtu është se rojet e plazhit mungojnë.

Si të mos mjaftonin këto edhe trotuaret dhe vendet e parkimit të automjeteve përgjatë shëtitores kryesore janë zaptuar nga tavolinat duke lënë shumë pak hapësirë publike për pushuesit.(tch)

5 komente në “Kaos në Pogradec, qytetarët: S’ka plazh publik, rrëmujë dhe mungesë kushtesh”

  1. Rama Vogelushi Kryeministri juaj says:

    Mos u boni si qaramane.E shikoni si ja mora Ronaldos trikon?punoni sic keni punuar deri tani!

    1. Me bllok ne dore says:

      O palle kryetari i bashkise se Pogradecit eshte i Partise Demokratike. Bashkia jep lejet e shfrytezimit te plazhit.

  2. Kico Devolli says:

    Jam shume dakort me shkrimin e mesiperm,kam vite historikisht qe kaloj pushime ne kete qytet dhe nuk shikoj apsolutisht asnje ndryshim.Eshte klima e mrekullushme e qytetit,jane njerrzit e edukuar dhe puntor,por nuk meritonq bashki as me te voglin respekt dhe 0 pune.

  3. Flutura says:

    Shpejt jeni kujtuar te shkruani. Pushuesit ne krahasim me 3-4 vjet me pare jane pakesuar pothuaj me 50% per arsyet e mesiperme. Qytetaret e kane te pamundur te gjejne vende bosh ne rere se bregu eshte dhene me qera, shezlonget ne shumicen e rasteve rrijne bosh e qytetaret vijne verdalle per te gjetur nje vend te rere per cadrat e tyre e karriget e plazhit e ne pamundesi, me to ne krah shkojne ne zonen pertej vilave qe eshte shume e papaster ose ne Tushemisht. Qeveria me teper vemendje per vitin tjeter

  4. Julian says:

    E kuptoni që jemi i vetmi shtet që i detyrojmë bëjmë turistët të mos vinë më pas vizitës së parë ? Nuk është vetëm Pogradeci por gjithë Shqipëria. Mund ta zërë qeni lepurin një herë por jo gjithmonë. E kanë uzurpuar bregdetin dhe jane bërë kafshë të gjithë ata që kanë marrë kontratat nga Bashkitë. Pse nuk vete një herë kryeministri të shohi si sillen kafshët ne Himarë ose vendet përreth ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje