AKU reagon për vajin e ullirit: Do goditet çdo abuzues, deri dje është punuar me standarde parazitare

25 Gusht 2018, 13:25Sociale TEMA

AKU në kuadër të kontrolleve për gjithë gamën e produkteve ushqimore, kryesisht në produktet e mishi dhe nënproduktet e tij, bylmetra, lëngje e pije, drithëra etj.  – në funksion të verifikimeve për zbatimin e standarteve higjeno-sanitare dhe tekniko-teknologjike, monitorimit të elementëve të cilësisë dhe sigurisë së produkteve ushqiore (afati përdorimit të tyre ,skadencave,  praktikave falsifikuese dhe mashtruese) përmes edhe ekzaminimit laboratorik, ka patur në vëmëndje edhe kontrollin lidhur me vajin e ullirit.

Kështu pas verifikimeve dhe ekzaminimeve laboratorike të produktit të emërtuar ‘vaj ulliri’  Qeparo, të nxjerrë në treg nga shoqëria Skerdilajd Drabo me nr Nipt L41722505L me adressë Sukth Durrës, rezultoi se karakteristikat e tij nuk përputhen me vajin e ullirit  siç është emërtuar në etiketë, pra është i manipuluar në këtë drejtim.

Mbi bazë të kësaj gjetje dhe verifikimeve të mëtejshme në subjekt u konstatuan shkelje ligjore : etiketim i parregullt, mungesë të sistemit të gjurmueshmërisë, mos zbatim me rigorozitet të planit HACCP, për rrjedhojë ndaj subjektit u mor masa administrative në total 620.000 (gjashtëqind e njëzet mijë) lekë, si dhe bllokim i sasisë 100 litra vaj që u gjen në subject.

Theksojmë se për shkak të mungesës së gjurmueshmërisë, nuk është bërë ende e mundur identifikimi i marketeve dhe njësive të tregëtimit apo shërbimit të cilat ky subjekt i ka furnizuar me këtë product të falsifikuar.

Gjithashtu reuzlton se ky subject ka qenë edhe më herët objekt kontrolli i AKU!

Kështu ndërs në të gjitha kontrollet e para tetorit 2017 subjekti ka rezultuar në rregull, madje edhe ekzaminimet laboratorike të vajit të “ullirit” Qeparo të prodhuar prej tij kanë dal konforme, nga kontrolli i dates 25 tetor 2017 subjekti ështe konstatuar me problematika serioze:

për rrjedhojë ndaj subjektit janë marrë masa administrative “Gjobë” prej 800 000 lekë si dhe ishte bërë ndalimi i menjëhershëm i ushtrimit të aktivitetit.

Ky aksion i AKU është përcjellë në ate kohë edhe nga media http://www.newsbomb.al/skandal-ne-durres-aku-mbyll-stallen-ne-te-cilen-falsifikoheshin-produkte-ushqimore-97176

Gjithashtu lidhur me këtë fakt rasti është kallëzuar edhe në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, shkak për të cilin ka nisur procedimi penal nr 2019 datë 30.10.2017.

Ndërsa përmes vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës  nr 170 datë 15.3.2018, administratori i subjektit i pandehuri Fatmir Drabo është deklaruar fajtor për kryerjen e veprës penale të parashikuar nga neni 288/a i Kodit Penal “Prodhimi i kundërligjshëm i artikujve dhe mallrave industrialë dhe ushqimorë”  dhe është dënuar penalisht me gjobë.

Subjekti pasi ka kryer investime për përmiresim kushtesh e masa të tjera, ka bërë kërkesë në AKU për liçencim dhe miratim etiketash të cilat i janë miratuar në fundin e  muajit Mars të vitit 2018.

Sikurse shihet ky subjekt dhe produkti vaji i ‘ullirit’ të prodhuar prej tij në kohën kur është kontrolluar nga administrate e mëparshme, me standarde parazite  dhe inspektime fiktive, rezulton se abuzuesi  është konfirmuar në rregull edhe pse pa liçencë për përpunimin vajit të ullirit.

AKU vijon kontrollet, ekzaminimet dhe shqyrtimin e të dhënave që disponojmë për të ndaluar çdo abuzues e flasifikues të ushqimeve, duke mashtruar në mënyrë tepër të rëndë konsumatorin shqiptar.

Rasti në fjalë vijon në investigim e shqyrtim  për masa të tjera.

 

4 komente në “AKU reagon për vajin e ullirit: Do goditet çdo abuzues, deri dje është punuar me standarde parazitare”

  1. dybeku says:

    Këtyre subjekteve duhet hequr liçenza për çdo llojë produkti jo konform rregullave nuk duhet që të abuzojnë me shëndetin na ka hyrë frika nuk dimë ç’farë hamë me zarzavatet bulmetra mishin ushqimet duhet një ligj nga më të rënda për këta abuzues deri në çuajen në burg mjaft më nuk mund edhe një herë të luhet

  2. £££££ says:

    Kur të publikoni një listë me këta abuzues,do filloja të besoja se AKU-ja po bën detyrën!Kokë turku punë kodoshas!

  3. Cobo says:

    Keta nuk vene mend me gjoba. Keta kriminela qe shesin sapunin per djath dhe demtojne shendetin e njeriut, u vini gjoba qe mos ta ngrejne koken ose hiqu te drejten e tregut. Sot ne treg ka plot produkte dhe konsumatori do produkte korrekte.

  4. valer says:

    Si thote ajo shprehja: “Nese jeta te jep limona, bej limonate me to.” Shqiptareve u ka dhene natyra peme ulliri dhe ja produktet qe nxjerrin. Respekt inekzistent per ushqimin e perditshem. Iu ka mallku Zoti!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje