Nga Artan Lame
Para disa ditësh, një qytetar nga Saranda, z. Arben Seraj, i ka dërguar një letër publike drejtorit Artan Lame me shqetësimet e tij rreth disa legalizimeve. Këtu në vijim përgjigjja e drejtorit Lame, gjithashtu publike.
Zoti Arben Seraj, natyrisht që ma dërguan linkun me letrën e hapur postuar në profilin tënd në fb. Për miletin që s’ka nge ta lexojë, po bëj një përmbledhje.
Më akuzon me emer dhe mbiemër që unë Artan Lame, në cilësinë e drejtorit të përgjithshëm të ALUIZNI-t kam legalizuar në Sarandë dy objekte të paligjshme. Me thënë të drejtën, të gjitha objektet që legalizohen janë të paligjshme, por të themi që qenkan legalizuar në kundërshtim me ligjin e legalizimeve. Në fund, si qytetar më kërkon që të vë përpara përgjegjësisë personat përgjegjës.
E the tënden Arben? Tani dëgjo timen.
Objekti i parë, pra ai në hyrje të Portit nuk është legalizuar, pra rezulton ende sot objekt pa leje.
Objekti i dytë, pra ai në oborrin e Spitalit, është legalizuar më 01.06.2013, pra në muajt e fundit të qeverisë Berisha-2.
Pra si fillim, asnjë nga këto dy objekte nuk ka lidhje me mua, dmth akuza jote, me emer e mbiemër, bie poshtë e gjitha.
Jemi në rregull bashkë?
Dhe meqenëse je, apo të paktën ke qenë ushtarak dhe, nga fotografia të shoh që ke një pëllëmbë mustaqe ?, me mirësjellje të kërkoj që, siç më akuzove publikisht, tani edhe të më kërkosh ndjesë gjithashtu publikisht.
Kaq si fillim.
Të shkojmë më tej. Ta zëmë se më kërkove ndjesë dhe le të merremi me ALUIZNI-n tani. Mirëpo nuk do harruar që Aluizni është veçse hallka e fundit e një zinxhiri të turpshëm përgjegjësish dhe institucionesh që nuk kanë bërë punën e tyre vit pas viti.
Sepse, për sa mund të të duket absurde, të dyja këto objekte janë ndërtuar në truall që është pronë e tyrja (ose më saktë kryesisht pronë e tyrja, se kanë zënë edhe pak pronë shtet). Dmth që e kanë shitur lojën ato institucione që ju kanë dhënë truall në pronësi në pika kaq delikate sa ç’është hyrja e Portit apo lulishtja e Spitalit.
Pastaj, për sa mund të të duket sërish absurde, njëri nga ato dy objekte është edhe me leje ndërtimi, të vitit 1998 (!!!) dhe tek Aluizni ka ardhur se ka shkelur lejen. Pra e paska shitur lojën edhe Bashkia që i ka dhënë leje ndërtimi në vitin 1998, edhe Këshilli i Rrethit që kanë dhënë lejen e sheshit të ndërtimit në vitin 1994 në lulishte.
Madje e ka shitur lojën edhe Prefektura e asaj kohe, që ka verifikuar vlefshmërinë ligjore të lejes së ndërtimit dhe i ka dhënë në fuqi.
Pastaj e ka shitur lojën policia ndërtimore (qëndrorja) që ka lejuar të ndërtohet pa leje m’u midis qytetit në të dy rastet. Se njëri është fare pa leje, ndërsa tjetri ka leje për 2 kate e ka bërë 4 kate pastaj.
E ka shitur lojën prapë edhe Bashkia dhe inspektoriati i ndërtimit i Bashkisë, që kanë lejuar të ndërtohet pa leje brenda kompetencave të tyre territoiale.
Pastaj e ka shitur lojën polici i Portit dhe drejtori i Spitalit që kanë lejuar që në hundë të tyre të ndërtohet pa leje.
Pastaj e ka shitur lojën Hipoteka e asaj kohe që ka lejuar të regjistrojë dhe të lëshojë certifikata pronësie me probleme origjine.
Dhe në fuuuund faaare, për njërin prej objekteve, e ka shitur lojën edhe ALUIZNI i kohës së Saliut, që e ka legalizuar në vitin 2013.
Me një llaf e kanë shitur lojën të gjithë, po të gjithë ama (përveç meje, që po i ha të thartin kësaj çorbe). Po s’është halli tek halli im, është tek e gjithë historia jonë me pronat përgjatë këtij çerekshekulli, që janë shqyer e çaplyer sa s’ka ku të vejë më dhe jo nga ca alienë që s’dihet se nga na erdhën, por nga ne, nga bashkëqytetarët tanë, nga të zgjedhurit tanë, nga të emëruarit e këtij shteti, nga gjyqtarë, noterë e avokatë, nga police, kontrollorë, inspektorë e zyrtarë, nga miqtë, të afërmit e të njohurit tanë. T’i futim të gjithë brënda? Punë që bëhet, po kush do u japë të hanë pastaj, se kam frikë se mos bëhen më shumë brënda se jashtë!
Ajo që bënë shqiptarët me pronën në këta 28 vjet, s’ka libër e roman që e tregon dot dhe nuk ndreqet më nga fillimi, edhe sikur të ngjallet Ai që vdiq në ‘85-ën. Por të paktën të ndreqim ç’mundemi në këto vite në vijim. Me modesti ta them se pikërisht këtë po përpiqemi të bëjmë.
Legalizimi i pronës, pavarësisht se edhe unë kam vërejtjet e mia, është hapi i parë duhur dhe nuk besoj që ka njeri që e vë më në dyshim që ja dolëm ta bëjmë.
Bërja e Kadastrës së re nga krei në fund, është një tjetër gjë e domosdoshme dhe në drejtimin e duhur. Jo se merrem unë me këtë punë dhe më ngjan kushedi se ç’është, por realisht, nëse kjo Qeveri do ja dalë të ngrejë një kadastër të besueshme, të saktë dhe të përdorshme nga të gjithë, do t’i japë të ardhmes së vendit themelin e shëndoshë qoftë për ekonominë, qoftë për bujqësinë, e qoftë për paqen sociale, se lanë leshtë njerëzia duke u zënë vëlla me vëlla për një copë tokë e një dhomë shtëpie.
Në këtë proces, vullneti është, na duhet vetëm kohë, durim dhe djersë.
Të falenderoj dhe pres atë ndjesën që thashë sefte?.
Shëndet,
Artan Lame
Në rregull, zoti Lame. Ja u sqaruam që je i pafajshëm dhe po përpiqesh të vësh rregull në rrëmujë
Po pa na thuaj, ç’është ajo që s’mund t’i arestoni të gjithë ata që shkaktuan shkatërrimin?! Bukuri
por mun tu numuroni leshtë e kokës, apo jo!? Më kupton se ç’them, paratë që kanë fituar me të padrejtë,
pasuritë që kanë me të padrejtë, tua merrni dhe tja ktheni popullit, Mos bëni si ai kryetari juaj që u dha miliona euro
hajdutëve të detit në Vlorë duke bërë sikur nuk mun ti luftonte në gjykatën e Strasburgut ( apo e Hagës?)
Besoj se kjo është e qartë.
Ti Lame je burre i mire..ti duhesh per President….sa e shperblyet ti dhe rama Lulzimin per pallatin ne det te paligjshem?
PROBLEMI I PRONESISE NE SHQIPERI ESHTE SHUME I MADH DHE SHUME I RENDESISHEM.
-Por nuk e zgjidh as kolektivizimi diktatorial i formes se partise enveriste P.P.SH,
se ndryshe nuk ka asnje “zot” qe ta rindaje pronen shqiptare perseri.
-Por nuk e zgjidh as ligji komunist berishist 7501 i pronave qe u aplikua para 25 vjetesh,
se erdhen dhe do te vijne nga Gjykata e Strasburgut demshperblime pambarim.
-Por nuk e zgjidhin produktet skarco te P.P.SH-se te vetquajtura “demokratike”, “socialiste”,
sepse pikerisht jane ato parti qe e lane me qellim zaptimin endemik te pronave shqiptare.
NDERSA PATURPESISHTE DILNI NE TELEVIZION DHE SHPERNDANI LEGALIZIMIN E PALIGJSHMERISE.
QELLIMI 1:
MBAJTJA E PRONAVE TE MEDHA PUBLIKE TE ZAPTUARA.
QELLIMI 2:
MBAJTJA E PUSHTETIT DHE GLLABERIMI I METEJSHEM I SHQIPERISE.
Te lumte Artan. Ky eshte nje leksion qytetarie. Shume i rralle per kete cmendinen tone!!
..bukur…keta nepunes i duhen administrates shqiptare !
Artan, me kete pergjigje i tregove oficerit (te ndershem) se je vertet punetor dhe qytetar. Ka shume raste kur njerezit shkruajne kot ose e teprojne me akuza e sulme nga qe nuk besojne ne asgje apo mendojne se vetem ata Jane te drejtet e kesaj shoqerie. Mos ka ardh koha te jemi me njerezor, me te matur e te besojne pak dhe te institucionet apo te njeri tjetri? Se ja, ku do I coje mustaqet ai zotria qe beri gjithe ato akuza dhe nuk qendron asnjera.
Perralla z Lame
Genjeshtra
Lejet e tua i leshojne injorantet me te larte po pa te mesme
Te 1998 kalonin ne KRRT ku kish 21 antare me vote
Po legalizimi detit
Po legalizimi 10 kt
Po Saranda qe mbushet me baranga qe mbushen malin cdo dite
Fol me specialiste dhe jo me injorantet qe fituan “konkurset ” e tua
Pa oficerat i perdredh ti
Ke qene ne 2003 kampion ndershmerie
Ne 2018 u bere kampion babezie
Te fala Marielit
Po
Dy agjensite hajdute Atp ,Aluizen
O Shqiptari i ndershem
Ndejtem ne kete vend me ketà njerez te pandershem
Per ato prona.
Por beme gabimin me te Madh
Shpresoj dhe besoj se
Zoti do te marre hak
Ligji 7501 eshte firmosur nga Ramiz i Zi Alija
Por eshte perfituar nga ketà hajduteme VKM
Nga te gjitha kryeministerat PA perjashtim
Ligji eshte ndryshu 100 here
Agjensite punojne me VKM dhe pare ne dore.
legalizimet jane bere burim i madh korrupsioni, dhe sekseret jane koordinatoret e z.Lame. Asnje legalizim nuk japin punonjesit e lames pa paguar dhe pjesa me e madhe e ketij rryzhveti i shkon zotit Lame. Mos ben kot reklama me lajme te tilla,se drejtoret qe hoqe per vjedhje i ke cuar ne vende pune me te mira. nese shet deklarata ndershmerie, del perballe ne nje emision dhe na u pergjigj pyetjeve tona, sa fakte korruptimi do te dalin dhe do te ikesh me bisht nder shale.
Pershendetje Zoti Lame, por nuk eshte ashtu si shpreheni dhe shkruani Ju: “T´i futim te gjithe brenda? Pune qe behet, por kush do u jape te hane pastaj, se kam frike se mos behen me shume brenda se jashte!”. Shume ne rregull arsyetimi Juaj. Asnje brenda dhe aq me mire qe sipas Jush qe kini statistikat, qenkan me shume shkelsat e ligjit, pra qenkan me shume ata qe kane nxjerre fitime ne kurris te pjeses tjeter, duke abuzuar me pronen private apo ate shoqerore. Duke qene se qenkan kaq shume, aq me e madhe do jete edhe shuma qe do mblidhet per demin qe kane bere dhe aq me e madhe do jete shuma qe do shperblehet pjesa e demtuar , qofshin individe apo shoqeria ne teresi.
Zoti Lame,…..po kur qenka mundesia per ti futur brenda, si nuk qenka mundesia per ti detyruar ne baze te legjislacionit te kohes kur kane kryer shkeljen, te paguajne demin qe i kane bere individve apo shoqerise?
Zoti Lame. ….Po a kini raste qe punonjsit e rendit apo te administrates publike ne vite, te cilet duhet te ishin ruajtesit dhe zbatuesit e legjislacionit ne fuqi, kane shkelur ligjin duke ndertuar pa leje ne prone private apo publike?
Zoti Lame…….Akini bere ndonje llogari se sa eshte demi dhe sa do i kushtoje shoqerise shqipetare dhe brezave qe do vine mbas, kjo katraure?
Nuk po te them me shume, por dil dhe shiko njehere ne terren, nje cope rruge te ndertuar diku para kater apo pese vitesh, qe nis tek disko “VENUJA” dhe lidhet me rrugen qe kalon anes Lanes, e cila, per hir te ketyre ndertimeve pa leje te bera edhe mbi apo ngjitur me kolektorin, u devijua duke u bere si gjarper dhe me nj pellembe trotuar me peme ne mes, ku eshte tmerr te kalosh me kembe dhe prite kur ndonje dite te ndodhe ndonje aksident. Pika projektuesit dhe ndertuesit, pa pike seder profesionale, qe projektojne dhe ndertojne te tilla dhe ALUIZNI legalizon ndertimin ne prone te tjetrit. Krahasojeni pak kete rruge me projektin e aprovuar ne dhjetor te vitit 1989.
Dy janë arritjet më madhështore që kanë realizuar komunistët në këtë trecerek shekulli në Shqipëri.
E para : Krijimi i njeriut të ri, një specie që personifikon çdo ligësi të kësaj bote.
Dhe e dyta: Krijimi i pronarit të ri në kohën e demokracisë komuniste të pas ’90-tës, hajdutit pa din e iman të pronës shtetërore dhe pronës së tjetrit, atij që i ishte shtetëzuar me forcë.
Filks fare
SI GJITHNJE E KE QARE
FLET ME FAKTE
JO ME …. ARE !
Vetem vete e zgjidha kete problem!
Zbatova ligjin 7501, i dyti ne bote mbas Stalinit! Edhe vendosa ti perfaqesoj ish pronaret! Dhe u shpalla i djathte, perhere kur shkruaj ate perdor!
keto nenpunes, Jo shtetit por edhe hasmit nuk I duhen dhe a e dini perse: Jane llapaqene, hajdute ,maskarenj, dhe ju duket vetja mentare, kur jane vecse gomare… Aluizmi eshte streha e hajduteve me ne krye kete katrahuren lame, ai qe e ka provuar do te me japi te drejte.
.
Zoti Lame;Nuk do te zgjatem shume ne komentin tim, pasi nuk jam i sigurte, se do te botohet apo jo,sepse ne qofte se shtypi shqiptare do te ishte vetem nje dite shtyp,(pasi dime qe shtypi eshte pushteti i katert), sot, ti zoti Lame, do te ishe ne burg,qe do te thote ,qe personat, qe ti ke demtuar,ne qofte se do te ndihmoheshi nga shtypi,(e them kete, se te gjithe shqiptaret e dine qe, nuk kane shtete ,pra nuk kane as sistem drejtesie)jam i sigurte qe te githa problemet me pronat edhe te gjitha problemet e tjera, do ti kishin zgjidhur.Pra shqiptaret jane ne nje kurth nga te gjitha pushtetet, ne Shqiperi ,por ,shqiptaret shpresojne, se nje dite, do te shpetojne nga kurthi ku kane rene prej 28 vjetesh,dhe ne momentin qe do te kete shtete, ti zoti Lame, do ta shikosh veten para organeve te drejtesise, per demet qe u ke shkaktuar shqiptareve. Per ta bere me te plote ,une qe po te drejtohem me kete koment te shkurter,te jam drejtuar qe, ne momentin qe ti, u emerove drejtore i pergjithshem i Aluiznit Shqiptare,pra ne vitin 2013,por po i bie shkurte,me anullove dokumentin e prones,ku mua me ishte kerkuar te paguaja disa fatura, dhe te merja dokumentin e tokes, mbi te cilen ishte ndertuar banesa ime , prone kjo e trasheguar nga babai, dhe qe ndodhet, ne nje zone te shtrenjte ,qe ndodhet ne zonen e Skeles, te rrethit te Vlores.Per kete problem ,per te cilin kam plotesisht te drejte, pasi banesa ime eshte para vitit 1990 ,une te jam drejtua ty, dhe pastaj me vone zotit Rama.U jam drejtuar reth vitit 2013 ,dhe me shpresen qe prona ime, qe eshte vetem banesa, dhe toka ku qendron banesa, do te dokumentohej,dhe qe eshte nje banese para viti 1990,sot mar nje pergjigje nga ushtaret e Rames ,si cdo here, qe nuk do te japim dokument prone.Tani nuk do te zgjatem,se ku e ka qellimin Rama me ushtar Lamen per mos dokumentimin e prones time,por do te thoshja qe, duke kujtuar ate historine e shembjes se dy objekteve te pa ligjshem, te ndertuara brenda ne dete, ne ujin e ftohte , dhe ku Rama demshperbleu me leket e shqiptareve objektin e paligjshem,pra u vodhen direkt rreth 14 milion dollare,ku eshte me ze dhe me figure zoti Rama,kam frike se, edhe me pronen time po pregatitet nje vjedhje ,ku ushtaret e zotit Rama, ,ushtari Lame me shoke, nuk te sherbejne ,po nuk u le shtege te vjedhin.
Llafollogji otomane e një pushtetari mëndjemadh që legalizon vjedhjen !!!
Po mire more “nenpunes i mire” Lame i administrates shqiptare; ti thua qe as Enver Hoxha nuk e rregullon me punen e prones?cfare beni aty pese vjet ?
lame te ndertosh nje pallat duhen 5 vjete(pallat me mbi 100 hyrje) ta legalizosh zotrote do 25 vjete arsyeja shume e thjeshte i ke mbushur zyrat me gjobvensa por gjithmon ti je i pafajshem.Administrat e flliqur gjobvensa.
Qe ne dhjetor te v.2015 kam filluar korespondencen personalisht me ju ne lidhje me nje shtese pa leje qe komshiu im ka bere poshte ballkonit te shtepise time.
Nga Aluizni i Tiranes,ku ju ia derguat ankesen time,erdhi pergjigja se ky ndertim informal eshte verifikuar nga specialistet dhe eshte pranuar dosja per proces legalizimi qe ne v.
2014.
Une ju nisa juve dhe Aluiznit vendor shkresen qe kryetari njesise bashkiake i kishte drejtuar Pilicise ndertimore,ne v.2007, per prishjen e ketij ndertimi pa leje.
Gjithashtu ju tregova se kur inspektori policise ndertimore erdhi te lajmeronte per prishjen e kesaj shtese,komshiu im qe ate kohe punonte ne Doganen e Tiranes si SHOFER I ANTIKONTRABANDES filloi nje trafik telefonatash dhe si rezultat ndertimi pa leje nuk u prish.
Ne 26 dhjetor te v.2016 ju shkrova ne profilin tuaj dhe ju m’u pergjigjet se :
” Ky ndertim i shemtuar NUK eshte ceshtje legalizimi por duhet prishur si ndertim pa leje”
Me poshte vazhdonit” Ju duhet t’i drejtoheni IKMT-se per nderhyrje.”
Pergjigje sa per te me percjelle mbasi une ju kisha shkruar me heret se IKMT nuk mund te nderhynte pa u shprehur Aluizni mbasi dosja ndodhet atje .
Nuk me kthyet pergjigje.
E deshperuar konstatova se nuk do zgjidhja gje ndaj iu drejtova Avokatit te Popullit.
Por edhe ai nuk arriti te gjeje zgjidhje te Aluizni ,perkundrazi, pergjigjet disa here vonoheshin nga Aluizni vendor dhe nga ju.
Ne tetor te v.2017 erdha ne zyren tuaj dhe kur ju tregova fotografine qeshet e me pyetet:” Ju jeni ajo qe me beni rrezil ne fb❓”
Dhe une me te qeshur jua ktheva” Ju jeni ai qe lexoni cfare ju shkruaj e nuk me sillni pergjigje❓”.
Ate dite ju i thate punonjese tuaj te dergonte shkrese ne IKMT qe te prishej ajo shtese dhe mua m’u desh t’ju rikujtoja se ” IKMT NUK MUND TE VEPROJE PA U SHPREHUR ALUIZNI ,KETE PERGJIGJE I KA DHENE DHE ZJ.ETILDA GJONAJ KUR AJO ISHTE KOMISIONERE TEK AV.POPULLIT”.
Ju me pyetet nese e kisha kete shkrese dhe kur une pohova,me thate t’jua sillja te nesermen.
Shkresen e dorezova te nesermen te zonjusha qe ishte me ne.
Pas nje muaji erdha te marr pergjigje,nuk kishte asnje pergjigje per mua.
Bera ankese,e keni pare sepse jua kam postuar…
Asnje pergjigje .
Me pas,Avokati Popullit dhe une morem pergjigje se ne ate vend nuk bie plani ndaj nuk ka shkelje ligjore dhe procesi per legalizim do te vazhdoje.
Sa pergjigje absurde,komplet ne kundershtim me ligjin e legalizimit mbasi dy kriteret per moslegalizimin jane:
1- Zaptimi hapesirave publike
2- Mbyllja e kolektorit te ujrave te zeza.
Hapesira publike eshste zaptuar sepse banoret e lagjes kalonin Ndej ae ne v. 1982 kur u ndertua pallati mbi ish shtepine e gjysherve te mi.
Kolektorin nuk po e pastrojme dot prej gati 20 vjetesh,eshte mbyllur me mur.
Sot e kesaj dite dosja ndodhet per vazhdimin e procedurave te legalizimit ne nje kohen qe ajo dosje me kohe duhej te ishte skualifikuar!
Nuk eshte justifikim moskualifikimi dosjes nga procesi legalizimit se nuk paska plan ne kete zone…
Perderisa ky ndertim pa leje ka zaptuar hapesiren publike dhe ka mbyllur kolektorin qe po na helmon se era rende futet ne banesat tona prej vitesh,nuk duhej ta zgjasnit nje sekonde mbajtjen e asaj dosjeje.
Faji kryesor bie mbi specialistet tuaj se ata qe ne fillim nuk duhej te pranonin ate dosje per proces legalizimi!
Keta matrapaze po mbrohen nga institucioni juaj i cili as emrat e tyre nuk i tregoi!
Ndoshta nuk kane ardhur fare…
Ne perfundim,ju drejtohem juve se keni neperkembur te drejten e nje familjeje autoktone tiranase,nje familjeje intelektualesh ,duke mbrojtur nje kusar qe ndonese ka punuar ne Doganen e Tiranes si SHOFER I ANTIKONTRABANDES e qe duhej te ishte shembull,nuk eshte i tille!
Vite me pare ,ne profilin tuaj ju kam uruar te shkuara sepse shpetuat nga vdekja!
A e keni menduar qe Zoti ju solli perseri ne kete jete duke ju provuar se a do benit perseri gjynahe ndaj pronareve te ligjshem apo do perkrahnit zaptuesat e trojeve…
Me keni zhgenjyer shume,por faji nuk eshte vetem i juaji,faji bie dhe mbi Avokatin e popullit i cili nuk kembengul t’ju tregoje se po beni shkelje…
Gjithsesi tashme jeni i publikuar ne fb,ne Edi Rama group,ne shoqeri,miqesi,krushqi,si njeri jo korrekt!
Do ishte mire sa te merreshit me histori neper gazeta e ekrane televizoresh,te benit mire detyren tuaj .
Ne kete jete te gjithe jemi mysafire,nuk keni asnje te drejte te na shqetesoni .
Mos mbeshtesni,mos favorizoni kusaret,batakcinjte!
PERFUNDIMISHT PO NA THUA O LAME QE KETU NE SHQIPERI U ZBATUA PLANI PERENDIMOR SI AI I MAFIAS ITALIANE NE VITET 50-70 KU PRONA ZAPTOHEJ DHE PASTAJ ME KORRUPSION TRASFORMOHEH DORE PAS DORE DHE PASI VDISNIN BREZI I PARE I ATYRE QE ISHIN PRONARE KALAVARI I GJYQEVE VAZHDONTE DERI SA PAS TRE BREZASH PRONA HUMBISTE DUKE SHKUAR TE MAFIOZET E HAJDUT ….
Mire qytetari qe e ka bere letren publike, ndoshta aq di, apo i ka ardhur shpirti ne maje te hundes. Po ky “Robert Camcakizi” i kudondodhur i qeverise Rama, harroi qe eshte nepunes i larte shteteror? Kjo duhet te jete gjuha dhe menyra e komunikimit zyrtar me ankesat e popullit? Dhe te mendosh se ka njerez qe ngazellehen me keta shtetare. Ky shtet eshte me keq se “Karnavalet e Korces”..
KY LAMJA ME DUKEJ NJERI QYTETAR; POR QEKUR DOLI AI PERGJIMI QE DETYRONTE PUNONJESIT TE DILNIN PER ZGJEDHJE PER PROPAGANDE DUKE I KERCENUAR ME PERJASHTIM NGA PUNA ME KA NAKATOSUR ZORRET E BARKUT!
EDHE KY NJE USHTAR I VOCKEL I KAPTER RAMIUT ESHTE!
CA PRET NGA NJEREZ TE TILLE ? KY DO TA RREGULLOJE PROBLEMIN E PRONAVE QE TE GJITHE E PASKAN BERE SALLATE!
TANI NA CAN TRAPIN DO EDHE TE FALUR, PSE I KERKOI PUNENJESVE TE FALUR KY SERVIL PLEHRE?!
Artan, ne Tiranem ne Bulv. Bajram Curri eshte ngritur nje vile 3-kateshe pa marre leje nga Bashkia. Si ajo ka me qindra ne Tirane. Pse nuk I legalizoni dhe t’i hipotekoni qe shteti te marre pjesen e vet?
llafollogji kryqmuti te shkerdhyer para e mbrapa vatikans pedofil hajdut.
Pa shkuar prona tek i zoti nuk do te behet asnjehere shtet.Kjo situate e krijuar ju sherben politikaneve dhe shtetareve qe kane vjedhur e abuzuar sa kane dashur me pronen duke propaganduar se kjo nuk mund te rregullohet..,qe do te thote se prona qe ne kemi vjedhur nuk mund ti kthehet pronarit te ligjshem….Sistemi komunist vertet e xhveshi
popullin nga prona, shtetezoi gjithcka,por nuk i dogji dokumentet e pronesise ne arkiva dhe nuk ja mori pronen X dhe ja dha Y……duke krijuar vrasje e shernaja