Raundi i parë për aplikimet për universitetet: EPOKA, UET dhe Kolegji Profesional i Tiranës- tre më të preferuarit nga universitetet private

24 Gusht 2018, 13:23Sociale TEMA

Universiteti Europian i Tiranës, Epoka dhe Kolegji Profesional i Tiranës janë tri Institucionet e arsimit të lartë privat më të zgjedhura nga maturantët.

Në vitin e tretë të aplikimeve në universitet sipas parimit “meritë-preferencë ” tri institucione të arsimit të lartë privat, UET, Epoka dhe Kolegji Profesional i Tiranës shkëputen dukshëm nga 21 operatorë të tjerë privatë që operojnë në Shqipëri .

Në vendin tonë ka gjithësej 36 Institucione të Arsimit të Lartë, 24 nga këto janë private, ndërsa 12 janë publike.

Këto tri institucione janë më të preferuarat nga maturantët shqiptarë për sektorin privat si vijim i një tradite që UET dhe Universiteti Epoka ka, me një traditë më shumë se dhjetëvjeçare në sistemin e arsimit të lartë në Shqipëri me profilin e gjerë të degëve të studimit, strukturave dhe të ndërtimit dhe zhvillimit të tyre. Ndërkohë Kolegji Profesional i Tiranës vetëm në vitin e tretë të tij bëhet në raundin e parë të aplikimeve ndër më të zgjedhurit duke manifestuar një tendencë të shqiptarëve drejt arsimit profesional.

Universiteti Epoka, është pjesë e rrjetit të kolegjeve turke në Shqipëri me një eksperiencë mbi 20-vjeçare si pjesë e fondacioneve turke, të cilat kanë një edukim cilësor madje edhe në gjuhën angleze dhe me një prani në sektorin e arsimit të lartë në Shqipëri në më shumë se një dekadë.

Ndërkohë një aspekt tjetër pse këto dy universitete dhe Kolegji profesional i Tiranës janë më të përzgjedhurit është akreditimi anglez, ku të tria këto institucione janë vlerësuar maksimalisht me nga 5 dhe 6 vite akreditim dhe duket që kanë gjetur në tregun e arsimit të lartë privat vendin e tyre në raport me degët dhe preferencat e maturantëve. Ajo që bie në sy është kërkesa e rritur për Kolegjin Profesional të Tiranës, i cili është themeluar në vitin 2015, duket se ka gjetur një harmoni dhe një përputhje me tendencën që është sot për kolegjet 2-vjeçare profesionale, e ndihmuar kjo edhe nga politikat e qeverisë për mesataren nën 6.

Ajo që duhet pranuar është se skema e re aplikimeve në universitet ka bërë që maturantët duke aplikuar në të njëjtin portal si për universitetet shtetërore dhe ato private ka krijuar një kulturë të re të zgjedhjes së degëve ku çdo vit institucionet e arsimit të lartë privat janë në rritje duke krijuar një raport të ri midis sektorit privat dhe atij shtetëror. Kjo rritje e preferencës së maturantëve drejt këtyre 3 institucioneve vjen pas një ekzistence 15-vjeçare të sektorit të arsimit të lartë në Shqipëri, i cili ka kaluar shumë vështirësi si në aspektin ligjor, por edhe me një konkurrencë të pandershme të universiteteve shtetërore kundrejt sektorit privat.

Në aplikimet për universitet këtë vit ka edhe një element të ri pasi për herë të parë do të ketë tri raunde për të aplikuar në universitet.

Raundi i parë u zhvillua nga data 30 Korrik–4 Gusht dhe regjistrimet për këtë raund do të jenë nga data 30 Gusht–12 Shtator.

Raundi i dytë i aplikimeve në universitet, i cili do të kryhet nga data 15-20 Shtator do t’u japë mundësi jo vetëm maturantëve që nuk kanë patur mundësi të aplikojnë, por edhe atyre që kanë aplikuar por që mund të zgjedhin ndryshe nga ai i pari dhe regjistrimet do të jenë nga data 27 Shtator – 6 Tetor. Si dhe për raundin e tretë nëse universitetet do të kenë kuota të paplotësuara regjistrimet do të kryhen nga data 9- 20 Tetor.(Mapo.al)

1 komente në “Raundi i parë për aplikimet për universitetet: EPOKA, UET dhe Kolegji Profesional i Tiranës- tre më të preferuarit nga universitetet private”

  1. vezhguesi says:

    Hahaha!!!! Pa fund Hahahahahahahaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa!!!!

    Vetem ne Shqiperi, dhe vetem nga nje mendje shqiptari mund te degjosh qe sistemi i pranimeve ne universitete qe ka futur Rama-Nikolla eshte aq i mire!!!! Mesa duket, linda dhe do te vdes mes nje “tyçerie” qe trashegphet nga njeri brez ne tjetrin!!!!!!

    Ne Amerike, Evrope, apo pjese te tjera te botes:
    Nuk ka sisteme pranimi me 3 raunde si ndosh ne Shqiperi!!!
    Nuk fillon viti akademik ne Dhjetor, sic fillon ne Shqiperi!!!!!!!!
    Nuk fillon viti akademik ne nje date per Bachelorin, ne nje date tjeter Masteri, e ne nje date me vete doktoraturat sic ndodh ne Shqiperi!!!!!!
    Nuk eshte qeveria ajo qe i percakton kandidatit universitetin per te ndjekur studimet, sic ndodh ne Shqiperi!!!!
    Nuk ve shenjen e barazise midis universitetit publik dhe universitetit privat sic trumbetohet ne Shqiperi!!!

    Qysh ja bejne keto vende qe nuk aplikojne modelin kaq te suksesshem shqiptar????

    Shqiptaret e sotem nuk perfaqesojne gje tjeter vecse nje individ dhe shoqeri GROTESKE!!!!

    Nuk eshte Shqiperia si vend gjeografik qe ka marre fund!!!! Se kjo as ka ndodhur, as do te ndodhe ndonjehere!!!

    Ne kete vend kane marre fund njerzit!!!! Ne Shqiperi, ndryshe nga shoqerite perendimore, ka marre fund dhe eshte shkaterruar RRENJA KATRORE e shoqerise, INDIVIDI!!!

    Ky individ i shkaterruar sot i jep tonin dhe percakton gjithshka – marredheniet mes njerzve, konceptimin dhe funksionimin e institucioneve qeverisese ne te gjitha nivelet, marredheniet e gjithe llojeve te tregjeve dhe veprimtarive ekonomike, sociale, kulturore!
    Menyra e te menduarit, vleresuarit dhe te vepruarit te ketij individi te shkaterruar eshte produkt i shoqerise dhe elitave shqiptare te 50 viteve te fundit!!!
    Ketij individi te shkaterruar sot i mungon dija dhe know-how; atij i mungon kapaciteti i te menduarit kritik dhe kreativiteti; ai di vetem te adoptoje ne menyren me karikatureske ide, praktika, standarte, modele, politika, ligje, institucione; ai shet sapunin per djathe, idiotesine per mencuri, ligesine per virtyt, paaftesine per talent; ai eshte ngujuar plot kenaqesi ne pozicionion e konsumuesit te ideve, politikave, mallrave, sherbimeve, dhe te varesise ndaj burimeve financiare te jashtme; ai di vetem te identifikoje progresin individual me te hedhurit kur behet fjale per kontekstin e marredhenieve ne treg, shfrytezimit te postit dhe autoritetit publik kur behet fjale per strukturat socio-politike-ekonomike qe shkojne pertej individit dhe institucionet publike dhe qeverisese;

    Ky individ i shkaterruar, ka lindur ne vitet 1970 e prapa; iu nenshtrua nje edukimi “pseudoshkencor”; beri te veten dhe misheroi ne keto 50 vite nje set vlerash dhe besimesh negative, te kunderta me ato te nje shoqerie normale – pranuarit si dica normale te te genjyerit, te te vjedhurit, te te spinunuarit, te te brohoriturit per liderin, te mosvenit asnjehere ne dyshim te autoritetit dhe mencurise se liderit, te nenshtriuarit ndaj autoritetit dhe partise; dhe vazhdon te percjelle ne brezat e rinj vlerat me negative ne raport me ndershmerine sociale, etike, dhe profesionale, ne raport me te drejten, sferen publike dhe private, ligjin, konkurrencen, tregun, dhe meriten!!!

    Ne kontesktin e nje bote gjithnje e me interaktive ne komunikim, gjithnje e me te teknologjizuar, gjithnje e me shume ne presionin e asaj qe quhet “advanced citizenship” (qytetari e avancuar), gjithnje e me te prirur drejt rregullimit te marredhenieve permes, rregullave dhe institucioneve, individi dhe shoqeria e sotme shqiptare perfaqesojne dhe mbeten “statistikisht” nje vlere “devijante”!!!!

    20 vjet me pare, kur besoja se Arsimi i Larte dhe Universitetet Shqiptare mund te ndryshonin duke u orientuar drejt dhe perqafuar parime dhe praktika nga modelet me te mira boterore, me se pari nga modeli amerikan, kane qene jo te pakte njerzit qe me kane cilesuar “donkishot” – hahaaha; paskan patur te drejte!!! 20 vite me pas, gjerat qe Rama-Nikolla ndermori dhe bene ne arsimin e larte dhe universitetet shqiptare, jo vetem qe nuk kane shkuarne drejtimin e duhur, por e e kane zhytur shtate pashe nen dhe perspektiven e nje zhvillimi dhe cilesie reale te tyre!!! Sigurisht, nuk mund te presesh qe ta kuptojne kete gje ata qe brohorasin per dhe e konsiderojne “shume te mire” sistemin idiot egzistues te pranimeve ne universitete!!! Sepse po te egzistonin individe te tille, nuk do te kishim mberritur ketu ku jemi!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje