Ilir Meta dekoron nënat që varrosën fëmijët e tyre në kampin e Tepelenës

24 Gusht 2018, 10:52Sociale TEMA

Presidenti Ilir Meta mori pjesë në përkujtimin për të internuarit dhe viktimat e kampit famëkeq të Tepelenës, aktivitet i zhvilluar në bashkëpunim me Autoritetin për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit e të Bashkisë Tepelenë, në kuadër të Ditës Evropiane të Përkujtimit të Viktimave të Sistemeve Totalitare.

Në shenjë nderimi dhe respekti Meta dekoroi me titullin “Për Merita të Veçanta Civile” Drane Jakjën, pas vdekjes, Mrikë Gjikola, Gjelë Gjikola si dhe Lekë Pervizi, me mirënjohje të veçantë për vuajtjet e sakrificat e tyre si dhe dokumentimin historik nëpërmjet pasqyrimit e vizatimit të kushteve çnjerëzore të mbijetesës nëpër kampet e internimit, situatave dhe portreteve të papërsëritshme njerëzore.

Historia e tyre ka qenë mjaft e trishtë. Gjelë Gjikola dhe Mrikë Gjikola, varrosën vetë vajzat e tyre 3-vjeçare pranë kampit për t’i rigjetur, rizhvarrosur dhe për t’ju siguruar një vend prehjeje të identifikueshëm vetëm pas 55 vitesh.

Ndërsa Drane Jakja varrosi dhe më pas zhvarrosi djalin e saj 2-vjeçar, duke e mbajtur për shtatë javë trupin e tij pranë vetes, për ta rikthyer në vendlindje e për ta varrosur sipas zakoneve.

“Nuk ka dhimbje më të madhe për një nënë sesa humbja e jetës së fëmijës së saj. Por tre gratë, që nderojmë sot, u ngritën mbi dhimbjen dhe me sakrificë dhe vetëmohim, pa marrë parasysh pasojat e rënda që mund t’u vinin kryen akte heroizmi e vetëmohimi”, u shpreh Meta në fjalën e tij.

Ndërkohë që Lek Pervizi i ka bërë një shërbim të paçmueshëm historisë nëpërmjet dëshmive në formën e vizatimeve, të sjella deri në ditët e sotme.

12 komente në “Ilir Meta dekoron nënat që varrosën fëmijët e tyre në kampin e Tepelenës”

  1. Shaqo says:

    Shiko se mos merresh me deshmoret se behet nami.
    Ta ka lene gati kapter Nishani listen e diversanteve, fillo gradualisht nga pak dhe perfundoje, para se te futesh be burg.

  2. Shaqo says:

    Shiko se mos merresh me deshmoret se behet nami.
    Ta ka lene gati kapter Nishani listen e diversanteve, fillo gradualisht nga pak dhe perfundoje, para se te futesh ne burg.

  3. Ciu ciu says:

    KY LUMEMADHI MBETI DUKE NDARE LLAMARIMA DHE LETRA PER TE FSHIRE PRAPANICEN.

  4. Egla says:

    Me keto kostume qesharake la nam Likja.Nuk vishet keshtu presidenti.Ky vishet sikur eshte ne nje gay party.

  5. Dalina says:

    Ky eshte zevendes Nishanii.

  6. PETRO says:

    QENKA CMENDUR DHE PRESIDENTI.PSE KESHTU BEHET SHQIPERIA DUKE CPIFUR PER NJE GJE QE NUK EKZISTON.NUK LANE LEPUR PA BERE HERO.PO NUK BEHET STAN ME LEPUJ. EDHE KY PO PERPIQET TE HEDHI POSHTE PJESEN ME TE MIRE TE SHOQERISE.NUK KANE ASNJE LIDHJE KETO PRETENDIME TE SE KALUARES ME RINDERTIMIN E VENDIT QE JU E SHKATERRUAT .PO SI NUK KENI TURP.KUR SKENI CFAR TI BENI GOMARIT E I BINI SSAMARIT.DUHET RINDERTUAR VENDI DHE JO TE BEHEMI QARAMANE SE ME ATE NUK FITOJME GJE VETEM URREJTJE DHE KONTRADIKTE NE GJIRIN E POPULLIT APO I BENI KETO SHKRIME PER TE PERCARE E SUNDUAR NJE POPULL QE KA TRIDHJET VJET QE VUYAN NGA SKAMJA SEPSE JU QE DREJTONI JA SHKATERRUAT TE GJITHA BURIMET.TURP PER KETO MENDESI,

  7. andreas says:

    Ky eshte kokrra e fshatarit…

  8. IVONI says:

    PRESIDENT I KRIMINELEVE ..!TURP ..!

  9. buzuqi says:

    Rexhepi, i jati i likes, nje burre i mire i asaj kohe, ate nate me mire te kishte prere ne pyll nje kerçep dellinje e te ngrohej se sa ngjirizi nje kerriç si ky.
    Te tille keshtu vleresoheshin ne ate kohe.

  10. sk says:

    Mesa dihet, ishin familjet e te arratisurve, DIVERSANTE, qe me vrasje e terror deshen te ndryshonin rregjimin. Keto familje u grumbulluan ne nje vene,Tepelene. Arsyeja dihet. E pas nderprerjese nderhyrjes nga jashte shkuane ne shtepite e tyre.

    I di likja keto?!

  11. mirel says:

    Presidenti i Meros ky.
    Bashke i planifikojne kampet e turpit, si dhe varrezat greke.
    Do ngrihen greket ndonje dite e do thone luftuan dhe kunder shqiptareve te varrosur ne Tepelene, se ishin bashkepunetoret e nazizmit.
    Merite e Merozoit kjo apo jo?
    Me ca artikuj poetesh te mimistrive e mbush faqen e gazetes me vaje o ofshama te dhimbshme qe kerkojne shperblim.
    Plera, pak e shkaterruat kete vend keto 28 vjet, por kerkoni dhe nen dhe qe ti vini flaken.

  12. dhe says:

    Komente komunistesh te pandreqshem, drure te shtremberqe s’drejtohen kurre.
    E kaluara e diktatures komuniste, esht turpi me i madh dhe njolla me e ze e historise se Shqiperise. Komunizmi ishte Virusi mortor qe korri me mija e mija viktima te pafajshme.
    Ato varre qe nuk gjenden shkoni e kerkoni qe te ju mbushet tepeleku i kokes. E pse nje president, sado i keq qe na qenka, pati burrerine te njohe ate kamp mizor, ku ishin grumbulluar familje, oleq gra e femi, qe lane jeten aty, pa varre, eshte nje merite morale e madhe. Ku ishin pese presidentet para tij, qe s’vune kembe mbi ate kamp, i regjistruar nder kampet me te tmerrshem e epokes komuniste? Kete te shikojne keta komuniste te verber, qe shprehen me fjale banale si t’ishin rruigeçer, per nje akt lartesish njerezor dhe i lavderueshem. Te njohesh krimet qe jana bere mbi popullin shqiptar gjate nje gjysme shekulli te terrorit komunist, edhe komunist te jeshe akoma, eshte nje gjest lartesisht e moralshem qe te nderon.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje