Oerd Bylykbashi reagon mbi raportimet për marrëveshjen e mundshme PD-PS për sistemin zgjedhor

27 Gusht 2018, 22:13Politika TEMA

Deputeti i Partisë Demokratike Oerd Bylykbashi ka reaguar rreth zërave për mjë marrëveshje të mundshme PD-PS për sistemin zgjedhor.

Sqarimin e tij Bylykbashi e ka bërë në një postim në Facebook duke theksuar se “nuk ka asnjë marrëveshje PD-PS për sistemin zgjedhor, as të fshehtë dhe as të hapur”.

Deri më tani sqaron Bylykbashi “e vetmja dakordësi publike në tryeza të hapura është që çështja e votës së emigrantëve është çështje që i takon zgjedhjeve të përgjitheshme dhe jo atyre vendore dhe se diskutimi për sistemin zgjedhor në Komisionin e Reformës Zgjedhore do të bëhet pasi të përmbyllen çështjet që prekin zgjedhjet vendore të vitit 2019”.

Postimi i plotë:

Sqarim per nje lajm fundgushti:‎

Nuk ka asnje marreveshje PD-PS per sistemin zgjedhor, as te fshehte dhe as te hapur.

Aq me pak sistemi zgjedhor eshte ne diskutim per ceshtjen e votes se emigranteve. Sistemet zgjedhore vendosen per te garantuar perfaqesim politik dhe efikasitet ne qeverisje dhe jo per te zgjidhur ceshtje specifike. Vota e emigranteve do t’i pershtatet sistemit zgjedhor ‎qe do te jete ne fuqi ne zgjedhjet perkatese. E vetmja dakordesi publike ne tryeza te hapura eshte qe ceshtja e votes se emigranteve eshte ceshtje qe i takon zgjedhjeve te pergjitheshme dhe jo atyre vendore dhe se diskutimi per sistemin zgjedhor ne Komisionin e Reformes Zgjedhore do te behet pasi te permbyllen ceshtjet qe prekin zgjedhjet vendore te vitit 2019.

As shashkat per sistemin zgjedhor dhe as ato per voten e emigranteve nuk mund te sherbejne si kamerdare shpetimi per nje qeveri ku qytetari nuk ndan dot kush eshte politikani dhe kush eshte krimineli. Nje qeveri narkosish, qe qeveris e ulur ne pakot e droges dhe eurot qe ajo prodhon, duhet qeruar sepse perben rrezik kombetar! Pa kete, cdo reforme zgjedhore mbetet thjesht ne leter sepse nuk garanton dot zgjedhje qe nuk blihen e nuk dhunohen, pra nuk i ben fajde as shqiptareve ne Shqiperi dhe as atyre ne emigracion! 

2 komente në “Oerd Bylykbashi reagon mbi raportimet për marrëveshjen e mundshme PD-PS për sistemin zgjedhor”

  1. Frok Martini says:

    Nuk je bash por balash ,me lulushin dollibash, do te shkoni te gjithe bashke ,ne te semes o larash….

  2. Emigranti says:

    O bylyk, se mos na nxjer me vone qe po blen dhe voten e emigranteve siç ka blere ambasadoret per nje thes mjell.Ik se lat nam. Jeni bere si radio e prishur qe dhe vet elektorati juaj qe po shteron dita-dites nuk u beson me.Eshte koha te ndryshoni se me keto akuza bajate nuk vini kurre ne pushtet dhe i beni te flene mbi dafina pushtetaret e sotem.Shqiperia ka nevoje per nje opozite te forte dhe te besueshme.I therrisni mendjes sa nuk eshte vone ,se nuk nderrohet qeveria me revolucione ala haxhiqamilas.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje