"Racizmi, një racë e re shqiptarësh që harrojnë"

27 Gusht 2018, 16:33Blog TEMA

Nga Lorenc Vangjeli

Në fillim të viteve 90-të, italianët zbuluan papritur, se fqinjët vetëm një orë fluturimi me avion nga Roma, jetonin në një garnizon ushtarak. Më të varfër se vetë varfëria. Shumë shpejt valët e emigracionit shqiptar në Itali dëshmuan për shqiptarë e italianë se bota nuk është bardh e zi.

U zbulua se as Italia nuk ishte vetëm shkëlqimi i Domenica In dhe se as ata që po iknin nga Shqipëria nuk ishin vetëm analfabetë, tutorë, banditë e prostituta. Ashtu siç nisi t’i  shihte menjëherë një pjesë e konsiderueshme e shtypit dhe siç u plazmua imazhi i parë shqiptar tek publiku sipërfaqësor italian.

Por edhe atëherë, kishte zëra autoritarë që i kujtonte klisheve italiane, vetë Italinë e viteve 50-60-të të shekullit të shkuar. E madje edhe më të hershme. Kohën kur italiani në Çikago quhej mafioz dhe italiani në Mynih ishte vetëm një dembel ezmer që mund t’i binte fizarmonikës, por nuk mund të prodhonte dot Mercedesë.

Tre dekada më pas gjërat kanë ndryshuar. Në të paktën dy vjetët e fundit, vendi që ka më shumë se një të tretën e popullisë në emigracion, vendi tek i cili një shumicë dërmuese e brezit të ri e sheh perspektivën vetëm jashtë, vendi që ka prodhuar një klasë politike të dështuar që nuk ka ditur kurrë të ngjallë shpresë, pra, Shqipëria, është përmendur shpesh si një strehë e mundshme për refugjatë. Kryesisht për ata që vijnë nga zona të nxehta të Lindjes së Mesme, por dhe të Afrikës veriore. Një fare stacioni pritës. I përkohshëm. I pjesshëm dhe shumë modest. Kaq mjafton që të krijohet menjëherë kontrasti që e sheh botën e madhe me vështrimin lokal vetëm bardh e zi.

Duke nisur me qëndrimin kundër që nis e kujton varfërinë lokale: Si të vijnë refugjatët, ne nuk kemi bukë për vetë!

Duke vazhduar me qëndrimin kundër: çfarë duan emigrantët që të vijnë këtu, kur ne duam të ikim nga këtu një orë e më parë?

Dhe duke mos mbaruar me qëndrimet konspirative: çfarë fiton qeveria që pranon të vijnë emigrantë në Shqipëri?

Karshillëk mendjemadh ndaj Evropës?

Shkelje syri për në Bruksel?

Apo biletë për Allians Stadium dhe foto me juventinin rishtar Ronaldo? Këto janë një sërë pyetjesh që varësisht nga kush bëhen dëshmojnë edhe naivitet, edhe cektësi, edhe shpirt e mendjegushtësi të frikshme. Sepse duke mos qenë asnjëra në vetvete, mund të jenë të gjitha nga pak së bashku. Me të njëjtën teknologji frike dhe xhelozie “çfarë fiton ai që e po e bën”, u ndesh nga opozita e djeshme publiku shqiptar këtu e dhjetë vjet më parë kur diskutohej për ca pak refugjatë ujgurë që do të vinin në Tiranë dhe nga ca shumë refugjatë iranianë që tashmë janë në Tiranë.

Në të dy rastet harrohet një e vërtetë elementare. Ne shqiptarët jemi tashmë një popull emigrant. Dhe qoftë dhe vetëm për këtë arsye, cilado qoftë qasja vetjake që ka secili ndaj emigracionit ndërkombëtar të këtyre viteve të fundit, ndaj atyre që ikin nga frika e luftës apo e atyre që ikin nga makthi i varfërisë, racizmi do të duhej të ishte ndjesia e fundit që do të duhej të dëshmonim. Sepse kemi vuajtur dhe vazhdojmë të vuajmë pafund nga paragjykimet raciste. Kudo ku kanë shkuar shqiptarët, në një mënyrë apo një tjetër, e kanë provuar diskriminimin e thellë për shkak të etnisë dhe sidomos për shkak të varfërisë që kanë marë me vete.

Fatkeqësisht, nëse sot gërvishtët fare pak lëkura e një shqiptar të zakonshëm, do të dallohet menjëherë racizmi. Ai lloj racizmi I përshtirë dhe primitive që i sheh vetëm si rrezik për sigurinë kombëtare refugjatët iranianë, që i sheh vetëm si kamikazë refugjatët sirianë, që i sheh vetëm si shkak për uri, refugjatët e urisë.

Fatmirësisht sot ngjan e shkuar koha kur shqiptarët ishin “edhe të pagdhendur, edhe tutorë, edhe prostituta, edhe kriminelë”. Ashtu siç po shihen me frikë një grusht refugjatësh që do të vijnë nga Siçilia. Dimensioni njerëzor i këtij akti politik është i ngjashëm me atë bëri dikur doktor Berisha. Dimensioni politik është i vetëkuptueshëm dhe në këtë rast edhe i paqortueshëm: në këtë botë gjithçka është politikë!

Individët harrojnë shpejt. Dhe harresa është një dhuratë hyjnore. Ndryshe dhembja do të çmendte këdo. Por popujt që nuk kujtojnë, që nuk kujtojnë kryesisht dhembjet e tyre, janë popuj që rrezikojnë të provojnë sërish dhembje. Si një ndëshkim për mosmirënjohësit. Këta mëkatarë të ligj e racistë nga raca e re e shqiptarëve që nuk duan të kujtojnë.

17 komente në ““Racizmi, një racë e re shqiptarësh që harrojnë””

  1. Mn says:

    Shko mor karragjos hiqja breket ndonje paci eritrin diku per humanizem

  2. Jami says:

    Kurioz, sa minuta pasi ja kerkoi padroni e beri shkrimin ky dylberi?!

  3. mirel says:

    Po ik mor plere. Qelbesira qe rroni pas menges se Ramutit.
    Na kujton qe mund te provojme serish dhemje..kurve ramiste

  4. Emigranti says:

    Ik or debil ne qifte se jemi raciste eshte e drejte qe te jemi sepse kemi qene te diskriminuar per 20 vjet nga shtypi europiane televisionet dhe gazetat se ishin dy shqiptaret qe u merrnin me prostituta miliona shqiptaret kan sakrifikuar nga mengjesi deri ne darke me Pune dhe Jo si kto bythzite qe jane parazit qe duan te rrine neper hotele te marrin asistence dhe te perdhunojne vajzat dhe grate ti nuk ke jetuar jasht

  5. ben says:

    Zoti Lorenc ka harruar se cfare ndryshimi kane shqiptaret qe u dynden neper Europe me ata refugjate qe sot kane mbushur rruget e cdo qyteti Europian. Se pari shqiptaret jane europiane qe mbrojten Europen nga invazioni turk. Europa si shperblim i beri mish per top duke kenaqur me territoret e shqiptareve orekset e fqinjeve te ndihmuar prej Rusise. Keta qe vijne sot ne Shqiperi si refugjate nuk kane asgje te perbashket me Europianet dhe ne nuk u kemi asnje borxh.

  6. Kellira says:

    Po cfare racistesh jane shqiptaret! Me gisht e fshijne bythen afrikanet, me gisht e fshijne edhe shqiptaret.
    Apo ka ngel muhabeti tek detaji i ngjyre se gishtit? I bardhe apo i zi?!

  7. Shqiptaret harrojne qe e kane origjinen nga mongolia.
    Erdhen me karvanet turke ne rrethimin e pare dhe te dyte te krujes dhe ata qe u plagosen dhe u smuren i lane sulltanet ketu dhe mesuan shqipen.
    Dhe tani keta turkoshake qe u shperndan ne europe na jane bere edhe racista

    1. undefined says:

      Turqit i ke ne Athine Selanik e kudo ne ate Greqi e tende te pjerdhur mor buce 300 hapi site dhe shikoj jevgjitit e tu 1.50m te gjate qe qelben era sufllaqi shqiiptareve tu rruash kkk se jane te bardhe si Bora tani shko futi nje pjate supe te Kisha e Krye-jevgut tuaj Anastas matufin qe e ben ne breke

      1. tironsi says:

        undefined-je i modh
        Turkosumosi e nderron emrin, por helmin e ka isoj

  8. TNT says:

    O surrati me i bukur qe perfaqeson me mire se kush tjeter MILITANTIN. Po pse ore njeri i shpifur dhe i shitur emigracioni eshte borxh, ta rregullojme me Kanunin e Lekes, na vrane ti vrasim na priten ti presim edhe pse nuk kemi breke ne bythe. Po ti more hajvan ke pare ndonjehere kamp emigrantesh apo shtepi pritje emigrantesh?! Ke pare ndonjehere se si merren dhe cfare pergjegjesie tregohet kur pranon te behesh garant per jeten e nje grupi njerzish midis tyre dhe femije! Me ke do ua krijosh mundesine e te jetuarit pa ju ndodhur asgje atyre te shkreteve, me ata cunat e gocat e LSI-se apo te Edit? Apo do zbresesh ti Andi Bushati Lubinja Batoni kosovs Artani me syze gjeologu per President me ne krye Blendin dhe ti prisni? Ik o mortje ik, ik se ti je nga ata njerezit me te shpifur qe me del te ai ekrani qelbur , ndyresire…

  9. Emigrant Shqiptar says:

    JO, OR JO.
    ASNJE SHQIPTAR NUK E HARRON EMIGRACIONIN.
    JO VETEM SEPSE KEMI PATUR VALE EMIGRACIONI.
    POR EDHE SOT JEMI KAMPIONE BOTE PER EMIGRANTE DHE AZILANTE.
    ME STATISTIKA KEMI KALUAR EDHE VENDET AFRIKANE-AZIATIKE NE GJENDJE LUFTE.
    Pra çeshtja nuk eshte pse pranojme 20 afrikane, çeshtja eshte pse jemi edhe sot me emigrimin dhe azilimin keq se Afrika.
    Nuk e di ti, se ne kryeqytetet afrikane ka shume kulla te oligarkise me te larta se ne Tirane, por çeshtja eshte si rron shumica e popullit atje.
    Problemi s’eshte ne thelb pse Kryeministri iku me helikopter dhe avion per foto me Presidentin e Juventusit dhe Juventinin Cristiano Ronaldo, por problemi ne thelb eshte çfare ka bere per Juventinet shqiptare qe po ikin nga syte kembet.
    Problemi s’eshte ne thelb pse pak shqiptare “po harrojne emigracionin” dhe jane shprehur me “racizem” kunder, por problem i demokracise eshte pse shume analiste si ti ne media (pushteti i katert) ne Shqiperi jane shnderruar ne prostituta politike te Pusht-etit te radhes.

    1. ben says:

      Emigranti shqiptar-puna nuk eshte ke K.Ministri se perse hypi ne avjon se te gjithe K.Ministrat ne bote hypin e zbresin nga avionet. E keqja eshte se ca si puna jote do ankoheshin edhe po te ishin ne parajse. Ankoheshit ne komunizem, ankoheni edhe sot ne kapitalizem. Ulni koken e punoni dhe mos u merrni me K.Ministrin qe ti numeroni se sa here hypen apo zbret nga avioni. Per sa kohe po punon, le te shkoje ku te doje se ne fund te fundit edhe ai njeri eshte dhe ka nevoje edhe te shijoje jeten me familjen apo te ndjeke edhe ndonje ndeshje futbolli.

      1. Emigrant Shqiptar says:

        @ben
        Ose nuk lexon mire shqip;
        Ose nuk kupton mire shqip.

  10. nik says:

    e gjithe europa dhe ballkani po ankohet dhe po vene tela me gjemba ne kufij per te zinjte e afrikes, pasi shumica qe hynë ne BE jane meshkuj pa arsim e edukim. cdo dite gra e vajza ne europe jetojne me friken se do perdhunohen nga monstrat qe sdine te bejne asgje tjeter, pervecse te konsumojne leket e shtetit qe i pret dhe te jene te dhunshem

  11. vaso says:

    Ta kete per nder Bota,te na pranoje si emigrante.Ikemi dhene gjithcka,ne te gjitha fushat.Jemi rrace e bukur.Nuk duam te zinj ne Atdhe.Boll kemi jevgjit tane.

  12. Arber Iliri says:

    Evgjithe, bythezinj, turq etj etj, c’jane keto fjale primitive o te mjere.Njeriu eshte I njejte pamvaresisht ngjyres, races etj.Racizmi eshte shenje primitivizmi jo kulture e modernizmi.Besoj nuk ka shume bastarde te tille ne rradhet e shqipove.

  13. Pellazgos says:

    Cfare i ke dhene botes ty zoti Vasil?
    Te pakten ta dime se Shqiperia edhe simbolin e flamurit qe e ka Greke dhe si Epirote Kastriotis e mori nga Kostandinopoli dhe ju e ofenduat me emer katolike Gjergj.
    E verteta eshte kaq e thjeshte sa populli i verbuar shqipetare nga nje Nacionalizem plastik i indokrinuar nga Austro Italianet,armiq te kombit Ilyro Epirote,eshte shume e veshtire te kuptohet,te shkeputet nga kjo tradite 500 vjecare.
    Kombi mbi te gjitha,por ju me Identitet Arabe qe “vetequheni” shqipetare dhe kur vjen puna qe bota ju njeh thjesht nje vend myslimane,ju ngrini supet!
    Si ka mundesi,Sulejmani ka qene Ilyre,po ashtu edhe Ismaili,Qemali,Abdullahu etj.
    Do thote dikush qe Emrat,Besen,Nderin,Festat,Dashurine e kemi Arabe por te “tjerat” si p.sh rrobat i kemi Ilyre.Po nuk u cliruat nga Turqia apo armiqte e Pirros fashistet,ky vend nuk ka te ardhme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje