Taulant Balla flet për “miqësinë” me Begon, thumbon Berishën: S'bëj pjesë në racën e politikanëve që s'njohin baxhanakun...

28 Gusht 2018, 18:36Politika TEMA

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, i është përgjigjur akuzave të Partisë Demokratike, se ka ndërhyrë që Edmond Bego, i akuzuar si person i lidhur me bandën e Aldo Bares, të mos kryejë dënimin.

Në një intervistë për Fax News, Balla tha se akuza e PD-së ka rënë pasi dënimi i tij ka përfunduar vite më parë.

Ndërsa akuzës se ka dhënë tendera për kompaninë e Begos, Balla iu përgjigj duke thënë se s’ka ndodhur asnjëherë që tenderat të zhvillohen në zyrën e një deputeti.

I pyetur nga gazetarja lidhur me “miqësinë” me Edmond Begon, Balla u shpreh se mban përgjegjësi përpara publikut dhe ligjit vetëm për veten e tij.

“Në jetën tonë të përditshme nuk i dimë dëshmitë e penalitetit, unë nuk e di dëshminë tuaj të penalitetit”, iu drejtua Balla gazetares.

Pjesë nga intervista:

“Unë quhem Taulant Balla dhe mbaj përgjegjësi përpara publikut dhe përpara ligjit vetëm për veten time. PD më akuzoi se unë kisha ndërhyrë që ky person të mos kryente dënimin, dhe nuk është kështu, është lehtësisht e verifikueshme. Tani, e para njerë PD duhet të kërkojë ndjesë për akuzën e parë, sepse ra akuza e parë.

Unë jam prej 2005 në Kuvendin e Shqipërisë, unë nuk di që një deputet të jetë akuzuar se ka zhvilluar tendera, si i zhvillon tenderat një deputet, në zyrën e tij?

Standarti i akuzave të këtij niveli, duhet të jetë që nëse PD ka prova, nëse do të ishte serioze në akuzën e vet, duhet të shkonte të bënte një kallëzim në prokurori dhe të thoshte që ky person ka ndërhyrë për këtë.

Dhe janë bërë aq qesharak, që edhe për kontrata të lidhura në 2011, 2009, përsëri akuzohem unë.

Ky është rasti i parë në 27 vite që akuzon një person dhe i thua “miku”, unë nuk e di kush është definicioni i fjalës mik sipas PD, se unë e di.

Jam shumë i bindur që do të bjerë edhe akuza tjetër nëse PD merr përgjegjësinë të shkojë, dhe gjithë llafollogjinë ta çojë në prokurori.

Dhe unë deklaroj publikisht që do të shkoja me shumë dëshirë në prokurori. Çdo deklarim i rremë përpara prokurorisë është vepër penale, dhe këtu kjo çështje mbyllet.

Nuk e di ku e keni dëgjuar ju fjalën miqësi”.

Miqësi familjare, ju e keni deklaruar...

Nuk është e vërtetë, në jetën tonë të përditshme unë nuk e di dëshminë tuaj të penalitetit

Pra ju pranoni që nuk e keni ditur..

Unë nuk bëj pjesë në racën e politikanëve që nuk njohin baxhanakun..Dhe tani kjo histori le të jetë populli që na gjykon.

3 komente në “Taulant Balla flet për “miqësinë” me Begon, thumbon Berishën: S’bëj pjesë në racën e politikanëve që s’njohin baxhanakun…”

  1. Kol says:

    Nuk ka njer3z qe nxjer4 derra deputete e majta?!
    Ky eshte derr,me rr te forte.
    Provincial qe flintevme lopen behet i pasur nga politika.
    Merr nje grua,qe e meson se nuk eshte mire te qelbet djers3 dhe se duhet te ve kravate dhe te hedh parfum.
    Kuptohet, sa mund t3 jete e tij3 nje e tille grua!

  2. Tao says:

    Jo ti ben pjese ne racen e politikaneve qe i jepni baxhanakut 16 milione euro tendera

  3. Iriqi says:

    O Kol , na rrofsh koqet o idiot !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje