Kryeministri Edi Rama ishte dy ditë më parë në stadiumin e Juventusit për të ndjekur sfidën kundër Lacios, por nuk është larguar pa bërë një foto me yllin portugez, Kristiano Ronaldo.
Rama postoi foto ne rrjetet sociale ku tregonte se kishte takuar Ronaldon pas ndeshjes, e se kishte marre edhe nje fanelle prej tij.
Por sot, deputeti socialist, Erion Brace ka postuar nje foto ne profilin e tij ne Instagram, me nje bluze te njejte si e Rames dhe shkruan:
“Kur te vjen vllai nga jashte shteti dhe te sjell dhurate Bardh e Zi!”.
Nuk dihet se kush ia ka sjelle Braces kete bluze, por ajo i ka ardhur, megjithese nuk ka emrin e tij ne te.