Një rrëfim i rrallë i Ramës për charter-in dhe veten: Ku ngjan me Berishën e dallon nga Nano e Basha

28 Gusht 2018, 12:44Politika TEMA

Ndoshta ka qenë statusi më i gjatë i shkruar nga Rama, gjatë komunikimit të zakonshëm në rrjete, ku rëndom gjindja e sulmon e ai mbrohet. Por si një mjeshtër i fjalës – e vetmja aftësi që nuk i vihet në diskutim – nuk i kalon 5 rreshtat në hazër-xhevapin e vet, ndaj kujtdo dhe për çdo çështje.

Ndërsa një nga më të fundit, ka qenë deri në nivel “rrëfimi mbi veten”. Shkak ëshë bërë udhëtimi i tij me një charter drejt Torinos, për të ndjekur takimin Juve – Lacio. Nga aty më pas publikoi një video ku fliste me presidentin Anjeli-junior, e më pas foton e promovuar me zell adoleshenti ku kishte pozuar me Ronaldon.

Një pjesë e publikut shqiptar ia urreu vanitetin – në fakt i padenjë për atë lloj krenarie në tipin e Ramës; takimi e më pas ndarja me publikun e ngazëllimit gati fëminor, por dhe kompleksiv, të takimin me CR7-ën – ndërsa pjesa tjetër, e ngacmuar dhe nga gjuha e opozitës, i urreu abuzivizmin e pretenduar – udhëtimin me charter, këto kohë vuajtjesh ekonomike.

Kjo e ka detyruar më pas që të bëjë “rrëfimin”, duke u përqëndruar te pjesa e pretenduar abuziviste me objekt charterin.

“Eshte per te ardhur keq se si peshkohen sot njerez jo keqdashes nga lajmet e rreme e nga akuzat neper rrjetet sociale! Sa per dijeni, une kam vendosur qysh diten e pare rregullin qe qeveria, qe nga kryeministri e me radhe, nuk udheton me ne business class po ne klasen ekonomike si gjithe njerezit e zakonshem. Se dyti une kurre nuk kam marre nje bilete per veten e lere me pastaj per familjen, kur kam udhetuar (ne shume pak raste ne keto pese vjet, sepse edhe pushimet i’a kam ndaluar vetes e ministrave t’i bejne jashte Shqiperie) per arsye joshteterore dhe si rrjedhoje udhetimet e mia i kane kushtuar me pak buxhetit te shtetit se sa ato te tjeterkujt ne detyren time – rastet e udhetimeve te punes me charter nuk e kane renduar asnjehere buxhetin e shtetit dhe nuk jane perdorur kurre per arsye private apo per familjen time siç eshte genjyer paturpesisht ne rrjetet sociale. Se treti, une isha ne Torino si i ftuar i klubit te Juventusit dhe fale mikut tim Igli Tare qe me dha mundesine e udhetimit me charterin e prenotuar prej atij vete, duke qene se ndodhet ne Shqiperi me pushime. Pra shkurt, udhetimi im nuk kushtoi as edhe nje qindarke te vetme, zero. Keshtu qe me vjen sinqerisht keq po edhe per te qeshur te them te drejten, kur degjoj e lexoj per te tilla muhabete krejt pa lidhje me personin tim. Kush me njeh, e di fare mire se s’jam aspak i dhene pas qejfeve, luksit, restoranteve e lere pastaj makinave, helikoptereve e avioneve, automjete me te cilat me lidh thjesht puna! Pasionet e politikes, artit, librave e filmave, me dalin e teprojne si kalimtar mbi kete toke. Kush s’me njeh le te mundohet ta marre me mend se ka edhe keshtu ne kete bote te larmishme.”

A duhet besuar te këto rreshta të fundit? Po! Është e vërtetë se kush e njeh, e di që Rama nuk ka qenë kurrë një hedonist në tip. Në këtë pikë ai ngjan me Berishën. As njëri dhe as tjetri, nuk e kanë në tipologjinë dhënien pas parasë, dhe stili i jetës së tyre nuk ka patur asnjëherë nuanca hedonizmi, një gjë që nuk mund të thuhet për Fatos Nanon. Ky i fundit nuk mund të rrinte pa xhepat plot. Edhe faktin që plasi derisa e mësoi makinën për t’i dhënë vetë – e pagoi dhe me dy gishta të thyer –  ishte pjesë e natyrës së tij hedoniste.

Ndërsa te Rama nuk duhet ngatërruar ekstravaganca e tij në stil jete, pasionet gjithashtu, që jo gjithnjë përbëjnë hedonizëm. Edhe te Berisha, nuk duhet ngatërruar pasioni i tij për pushtet me të qënit hedonist. Të dhënit pas pushtetit te ish-lideri demokrat, jo domosdo përkthehet si dhënie pas parasë e pasurisë. Në këtë pikë, në ndihmë na vjen Basha. Ky i fundit, siç dihet, posedon një pasuri të pazakontë, për moshën dhe karrierën. E posedon në para të thata, si dhe në pasuri të paluajtshme. Por në paraqitjen e jashtme është mëse modest. Eshtë tipikisht një prej atyre rasteve ku imazhi gënjen.

Ndërkohë duhet kuptuar se Shqipëria, më shumë se nga politikanë të dhënë pas parasë apo qejfeve, ka vuajtuar nga asish pa vetëdije të lartë, pa pasion, ide, kreativitet. Sepse pos të tjerash, ato kanë qenë dhe goxha të shkolluar, por dija e tyre skolastike pak ose aspak ka dhënë efekt në terren. Shqipëria e sotme, të ngjan jo sikur është qeverisur nga njerëz me tituj shkencorë e që kanë parë botë më sy, por prej asish me katër klasë shkollë, horra e gdhë. Nuk kanë qenë të tillë, por kanë qeverisur si të tillë!

31 komente në “Një rrëfim i rrallë i Ramës për charter-in dhe veten: Ku ngjan me Berishën e dallon nga Nano e Basha”

  1. ENDRI says:

    COPA HAJDUTESH, SI NJERI SI TJETRI.

    1. Turi says:

      Per fat te keq shpjegimi qe jep z. Rama nuk eshte i plote dhe i sakte. Kryeministri i nje vendi eshte ne konflikt interesi me cdo oferte qe i behet per udhetime falas dhe me charter. Ai duhet te kuptoje qe KM i nje vendi nuk mund te blihet. Edhe KM i Kanadase beri nje gabim te tille. E moren ne nje ishull privat me nje helikoipter privat. U be nami ne shtypin kanadez sepse ligji nuk e lejon nje gje te tille. Ai kerkoj falje dhe nuk e ka perseritur me. Perse? Sepse eshte konflikt interesi. Me mire te shpenzoje nga parate e veta por ama shkon me koken lart sesa te merret si udhetar falas nga nje biznesmen qe neser mund ti kerkoje favore. Eshte parimi dhe jo fakti qe nuk eshte shpenzuar asnje lek nga parate e taksapaguesve. Shqiperia duhet te beje nje ligj te ngjashem me vendet e tjera te BE-se dhe Amerikes. Po ashtu une do te thoja qe KM i nje vendi duhet te fluturoje biznes. Eshte perfaqesuesi me i larte i nje shteti dhe duhet mbrojtur. Mund ta sulmojne dhe demtojne, pse jo edhe vrasin ata qe nuk e duan. Per kete aresye duhet te udhetoje i mbrojtur dhe i sigurte me parate e taksapaguesve. Po ashtu dinjiteti i vendit ulet poshte kur nje KM viziton nje kancelari dhe pritet ne avion duke dale nga economy class. Edhe pse jemi nje vend jo i pasur duhet te mbajme Presidentin, Kryetarin e Kuvendit dhe KM e vendit me dinjitet dhe te paguajme per udhetimin e tyre me klase biznesi. Si mund te jete ne gjendje nje administrator i vendit te mendoje mire per te marre vendime te rendesishme kur ka shkuar pa nje sy gjume ne nje mbledhje te rendesishme. Plus me nje ushqim avioni te varfer. Mund ta zere edhe diareja, apo jo? Ja perse eshte e rendesishme qe te udhetoje me dinjitet. Duhet bere nje ligj qe keto tre figura te larta te mbrohen dhe udhetojne me dinjitet kur udhetojne jashte.

  2. Doni me per Belulin.. says:

    Fakti, i pohuar me gojen e tij, se nuk ka paguar para as shteti dhe as Rama, verteton qe Klubi i Torinos dhe Igli Tare i kane bere kryeministrit nje peshqesh ose ryshfet qe ne gjuhen zyrtare konsiderohet mit-marrje. Se sa eshte shifra e harxhuar, koha e punes, apo qellimi i servirjes, mund t’ja u llogarise dhe shpjegoje Endri Fuga (me gishtat e dores).

    1. Ligji mbi te gjithe says:

      Jam 100% dakort. Shqipetaret nuk kane nevoje te dalin ne ruge per protesta. Mblidhi keto fakte dhe hidhe kryeministrin ne gjyq per ryshfet.
      Shteti ligjor ndertohet duke denuar lideret e koruptuar. Asnji nuk eshte mbi ligjin.

  3. Komentuesi says:

    Per mendimin tim,edhe kryeministri duhet te shkoi per te pare nje ndeshje si gjithe qytetaret e tjer pa shkelur rregullat apo ligjet.Eshte per tu pershendetur IGLI TARE qe jo vetem i ka bere ftese personale e shoqerore,por i ka paguar edhe udhetimin me avion.Ku eshte e keqja ketu qe ngrihet opozita me Edi Paloqen dhe e akuzojne?.Apo nuk kane ça te bejne tjeter,dhe kur nuk kane pune,tundin deren.

  4. hajdarmozi says:

    pordhe me rigon. Ky shkoi beri pazar kaq e thjeshte eshte pune. Italianet ja kapin koqet me dare ketyre, shiko Tahirin dhe Babalen.
    Ky te ishte ashtu sic thoni ju ose shkonte me leket e veta te shihte ndeshjen ose nuk shkonte fare, se nuk eshte ndonje hata e madhe.
    Po ky u ftua nga padronet e padrinot per ca pune qe duhet ti beje me se sben. Keshtu jane keto pune, ndoshta dhe eshte fatkeqesi qe kemi per fqinj Italine dhe Italianet, ose qe jemi kaq puthadore te peshtire.

    Here tjeter mos beni kolona te tilla avokatie per te gjatin, ekstravaganca e tij me atlete adidas dhe veshje adidas ne pergjithesi eshte thjesht provinciale, tipike Squatting Slavs in Tracksuits.

  5. "papa don't preach" says:

    Kush e ka shkruar kete … ?
    Liria e shprehjes, valon!
    Shkrim pa emerin e Autorit!!!
    Jetojme ne kerthize te Demokracise?!
    Morali: shkrim i besueshem per adoleshentet.

  6. Jimi says:

    Ore jeni ne tak e tuke!? Diskutoni, pse k/ministri i Shqiperise shkoi dhe pa nje ndeshje futbolli ne Itali!? A thua u be hataja!? Shqiperia nuk eshte Norvegjia. Ne kohen e vete qoftlargu pushkatoj kater te pafajshem ne mes te bulevardit dhe nuk u be hataja, kur me te vertet duhej te behej, ju thoni, pse vajti kryeministri per te pare ndeshjen? Hajde mendje, hajde!

    1. Lili says:

      Po pse asnje kryeminister tjeter nuk ishte aty sipas jush? Nuk’duan footballin italian,as cronaldon sipas jush?
      Jo.
      Ata e dine se perfasojne nje shtetsa te jene n’ate detyre,edhe se ajo detyre ka disa avantazhe,po edhe disa disavantazhe qe jane se nuk mundesh me ba cka ta do qefi,po cka eshte e mire per shtetit tend.
      Nuk besoj se shfaja adoleshentee Rames nderojnkombin e shtetin shqiptar,perkundrazi kjo na poshterson,si ne rastet tjera ku ky per t’u duke interesant bene marrezia si ne vorrimin e kaluar, nuk e di seper cfare debili e marrin ministrat tjere t’evropes. Vertet beson se komplimentet e tyre jane komplimente kur ne fakt jane tallje ironike

  7. Zigur Qarri says:

    Rama nuk ka qene,nuk eshte dhe nuk do te jete kurre”mjeshtër i fjalës”,qe eshte atribut i shkrimtareve,poeteve
    dhe filozofeve,por mjeshter i mashtrimit,demagog.Rama perdor “me finese”gjuhen e popullit,nje djallezi e vjeter
    kjo e populisteve.Perderisa funksionoi ne Amerike me Trump kjo djallezi,ne Shqiperi nuk eshte problem.Pyetjes
    se kush eshte arsyeja qe zgjodhe Ramen,nje fshatare mu pergjigj,per inat te Berishes,dhe se eshte i gjate.Po Erion
    Braçen qe eshte i “zgjuar”,do ta zgjidhje?-jo,mu pergjigj,eshte shume i shkurter.Eshte shume i zgjuar i thash un!
    Çer e do?Si mor çfar e do!Ka qene nje çun ktu tek ne,nxenesi me i zgjuar ne Shkolle qe ka pasur Fshati,por e bonë
    budalla kalamajt.Ishin te gjith femijet e tjere budallenj?-i thash une.Jo jo,nuk ishin budallenj,por nuk afrohehej askush
    nivelit e tij.Aha…Kthehu mor ne Shqiperi,i tha Edi Rames biznesmeni i droges A.D,ne France,se ti vetem me e mor di,
    jo me e shit.Kthehu mor,mos rri si langaraq ne France,se robt si puna jote vetem therrimet mbledhin ketu,kthehu
    mor koqe kandari,se torta ne France ka 1000 vjet qe o nda,ne Shqiperi sa ka fillu.Do menohem i her,se kshtu m’tha
    edhe Tosi.Çfar ka ktu me u menu e koqe kandari qe t’vjen era përç,por bëj largimin dhe shpejt mos humbim koh.
    A.D nxorri nje shuk paresh nga çanta pa numuruar fare,dhe ja dha rames.Kshtu do ti japin leket kur t’bohesh me
    pushttet,pa ja kerku ti,i tha A.D.Por vetem i porosi do t’jap,kurre mos i merr direkt.Kshtu si ti dhash un,t’jete e
    para dhe fundit. Dhe erdhi per havale.Havale.Hava, hava, havale.Havale,hava, hava, havale.

    1. prizem says:

      Pasazh nga perroi psiqik ala Salibabale i Sikar Qorrin…

  8. DINGO says:

    Rama duhet djegur,Saliu duhet Pushkatuar.te dy jane gjakpires dhe hajdute te parave tona.

  9. Flutura says:

    Te arrish te thuash qe Berisha nuk ka qene i dhene pas parase, je i vetmi ti qe ke shkruar kete bicim opinioni qe mund ta thuash, se nuk gjendet nje i dyte ne Shqiperi qe te mendoje si ty.
    Bravo te qofte qe e thua hapur e pa droje

  10. Peço says:

    Si qytetar i këtij vëndi dhe që më pëlqen ta konsideroj vehten patriot, kam qënë i shqetsuar për situatën në Kosovë. Por i jam mirnjohës zotit Rama, i cili në këtë situatë kaq delikate për fatet e vëndit, gjen kohë dhe shkon të shohë Juventusin dhe takoi Ronaldon. Kjo më qetsoi pa masë. Sepse, thashë, ne nuk kemi kryeministër të atillë që në situatë kaq delikate gjen kohë për zbavitje e argëtim. Faleminderit zoti Rama. Dhe të lutem shiko ti ndjekësh ndeshjet e Juventusit jashtë e brënda për kënaqësinë tonë në radhë të parë, pastaj tënden. Dhe mos u shqetso nga kritikat. Ashtu të kritikuan edhe për të vrarët e Selenicës, sikur nuk u shqetësove dhe atje shumë për atë ndodhi. U vranë tetë veta! Punë e madhe, njerëz ka sa të hanë qëntë në këtë botë. Këta nuk duan ta kuptojë se ti ishe i zënë me mësimin e notit Zahos, një domosdoshmëri historike kjo për fatet e vëndit.I tmerron qetësia dhe lehtësia me të cilin ti trajton situatat e vështira. Këta do të habiteshin që po të shkoje edhe në ndonjë ngushëllim, larg qoftë, ti do tja thoshe këngës. Je vërtet i hatashëm, zoti Kryeministër! Të dua shumë.

    1. Gringo says:

      Ironi kopshti Peco. Varri Pecon thuhet.

  11. ⁉️ says:

    Mire ne Torino te coi falas Igli, Po ne Florida te ?? kur shikoje live ne rresht te pare ndeshjet e NBA basketbollit, kush ishte ai mik qe te coi ? ?! Aha ka qene Tarja tjeter i bregdetit, se ka qene basketbollist. Sa shanse ke mor pith some te gjitha falas, gruaja, sarajet, librat, udhetimet!

  12. vas says:

    A ke mundesi te na i kursesh keto gjera?

  13. Ali babushi says:

    Lum shqiperia, lum makuteria, rofte qeveria.

  14. sapa says:

    Nuk eshte problemi se a shkon nje kryeminister te shohe ndeshjen por sot per sot ky vend eshte vendi me problemet me te medhaja ne evrope dhe nuk i takon askujt qe ka marre drejtimin e ketij vendi dhe qe ka premtuar se do beje shtet te pakten te mos beje publike gjera te tilla qesharake ,Po ashtu edhe marrja e emigranteve eshte thjeshte nje servilizem politik.Populli i tij iken nga syte kembet ky merr te huaj per te fituar pike tek vendet evropjane.Ka pese vjet qe ka marre timonin dhe nje mut ka bere pervecse ju ka legalizuar krimineleve pronat e vjedhura.Nuk jane pese muaj por pese vjet dhe ka patur kohe mjaft te beje shtet.Deri sot me daten 28 gusht 2018 shqiperia nuk ka shtet!Persa kohe do perdoret shprehja:fajin e ka Saliu?Prandaj bashkohem me mendimin e Dingos qe thote duhen asgjesuar te dy keta qelbesira bashke me Meten e kompani se te gjithe i bashkon nje qellim.Pa gjak nuk behet shtet ne shqiperi.Por me kete popull keta e trashegojne pushtetin brez pas brezi.

    1. Po pse mor ordiner Rama duhet te mbyllet ne ministri! Po u bene vite qe sngeli shpellar dhe armina bashke pa tallur mendren me leket e shqipetareve u be nami se Edi pa nje ndeshje futbolli!tng

  15. Moralisti says:

    TEMA KONKLUZIONI I ANALIZES ESHTE TERESISHT I GABUAR ME PERFUNDIMIN SIPAS TE CILIT EDI RAMA DHE SALI BERISHA NUK JANE HEDONISTE, SI FATOS THANAS NANO ME DY GISHTA MANGET(TAMAM SI XHEPISTAT QE I PRESIN VETE GISHTAT PER TA PATUR TE LEHTE FUTJEN E DORES NE XHEPAT E TE GRABITURVE). PO TE ISHTE KESHTU SI EDI DHE SALI TRIMI DO ISHIN ME PASURI NORMALE DHE JO ME VILA BUNKER E FINANCA QE RREZIK JA KALOJNE EDHE BUXHETIT TE SHTETIT. SIGURISHT NUK JANE AQ BUDALLENJ SA TI KENE NE EMER TE TYRE POR JA KANE DELEGUAR FEMIJEVE E SEJMENEVE…SESA TE VARFER E JO HEDONIST JANE DO TA TREGOJE HETIMI I PASURISE SE TYRE NGA STRUKTURAT E REJA TE VETTINGUT BYROJA KOMBETARE E HETIMIT DHE SPAK. EDHE ILIR MONIKA META- KRYEMODHI KESHTU FIGUROJNE JO HEDONIST DHE TE SUPER NDERSHEM POR PASURIA PO I PLAS NGA SYTE… GJITHÇKA NE KETE KOHE KOLEREJE POLITIKE ESHTE E RREME NDAJ MERO MOS U MERNI ME TEMA TE TILLA SE DO TU VIJ TURP NGA VETJA NESER KUR TE ZBULOHET REALITETI LAKURIQ. NESE E BENI PER PARA AQ ME SHUME DO TU VIJ RENDE.

  16. poiuztreww says:

    Po pse nuk i botoni komentet? Po ky nuk është Taulant Balla, monumenti të cilin ju keni vendosur të mbroni me çdo çmim nga kritikat. Dhe mburreni se jeni gazetë e lirë. Botoni çdo fyerje dhe ofendim, por nuk botoni kritikat që mund ti bëhen kryeministrit…

  17. Fred says:

    Nje pyetje kisha une ata peokuroret e durresit qe pane ndeshjen e barcelones pse u shkarkuan? Pra nje biznes man i kishte paguar biletat e udhetimit ku u vertetua se kishte konflikt interesi dhe ne kete rast nese opozita verteton se ka konflikt interesi dmth nga ky udhetim vettetohet se Igli Tare perfiton ose favorizohet nga Edi Rama me parate publike athere kemi te bejme me korrupsion pra kjo e nderuar opozite te beje disa investigime e pastaj te flas e jo te na thote ne popullit qe mos bej si bej une shoku Kryeminster po bej si them une ne te kundert dhe ky zoteria ka jeten e tij private dhe pasionet e tij te jetes qe besoj une ky i ka realizuar me se shumti ne rinine e tij e nuk ka pritur qe mezi te behet kryeminister.

  18. Shvejk says:

    Ky eshte trakt, apo artikull gazetarie. Pa autor pa date, pa adrese, tamam leter anonime.

  19. Klea says:

    Te gjithe politikanve shqiptare duhen qire ropt nga i pari tek i fundit. I hengshi leket e vjedhura te ketij populli KIMIO terapi o zot.

  20. Budallenjte dhe plepat behen te gjate says:

    KU seshte shkrimi I remes

  21. Monitor says:

    Ne fakt duhet vletesuar mardhenia Rama- Tare!
    Dhe ka nje pyetje:
    Nese Tare do t’i kerkonte nje tender,ndoshta per nje mik ose per shkak te ndonje kapje, a do ta favorozonte Rama?

  22. HQ-18 says:

    Do vijë dita dhe do ti merni vesh gjërat…

  23. NNP says:

    OZigur -te doli boja- cnxjerr nga by..-fut nga goja

  24. Turi says:

    Pallavra te tilla thuaja Taulantit dhe Beqes. Ne rast se pasioni jot jane librat e filmat do kishe postuar te pakren nje here re vetme cfare libri mbarove apo cfare filmi pa, por e verteta eshte ndryshe. Ke shkuar deri ne Miami me pa LeBronin dhe e fshehe dhe kurre nuk e shpjegove arsyen, dhe tani foto me Ronaldon. Je bere me keq se Saliu, mashtrin sy me sy, nuk ishe ti qe na postoje golat e Juves…?! Asnjeri nuk te do me, vetem militantet. Do shihemi ne zgjedhje. As CR7 nuk do te ndihmoje te fitosh

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje