Basha akuza Ramës për audio-përgjimin: Po kap drejtësinë duke e shantazhuar, tipik mafioz

28 Gusht 2018, 14:13Politika TEMA

Lulzim Basha thotë se audio-përgjimi i publikuar nga ish-këshilltari i tij, tregon se si shantazhohet gjyqtari shqiptar në Strasburg, Ledi Bianku.

Kryedemokrati zbulon se pas ish-kryetarit të KQZ-së Denar Biba që është prezent në audio, fshihet  Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave Engjëll Agaçi.

Basha akuzon Ramën se ka kapur drejtësinë.

Ndër të tjera ai tha:

“Një audio regjistrim ku dëgjohet shkoqur sesi gjyqtari shqiptar në Strasburg, Ledi Bianku, shantazhohet në emër të Engjëll Agaçit, sekretarit të përgjithshëm të kryeministrit dhe krahut të djathtë të Edi Ramës, që të ndikojë vendimet e pronave në favor të qeverisë, është prova më tronditëse në këto 28 vjet, që e fakton qeverinë e Edi Ramës si një organizatë tipike mafioze.

Audio regjistrimi i Denar Bibës, aktualisht nënkryetar i KQZ dhe kandidat për anëtar të Gjykatës Kushtetuese, është prova më e pakundërshtueshme sesi e ka projektuar Edi Rama drejtësinë e re për shqiptarët.

Pasi ka vënë nën kontroll të plotë gjykatat dhe prokurorinë shqiptare, Edi Rama ka kërcënuar edhe shantazhuar gjyqtarin shqiptar në Gjykatën Europiane për të Drejtat e Njeriut.

Sipas regjistrimit audio të publikuar nga media, Denar Biba, në emër të Engjëll Agaçit, Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, ka shantazhuar gjyqtarin shqiptar në Strasburg, që të bëjë kompromis me Qeverinë në kurriz të të drejtave të pronarëve shqiptarë.

Kërcënimi është i qartë: Nëse nuk zbaton porosinë e Edi Ramës “pas përfundimit të mandatit do të mbetet pa punë dhe se sakrifica për të zbatuar me korrektësi ligjin nuk do t’i shërbejë për asgjë”.

Me këtë gjuhë tipike mafioze, i dërguari i Engjëll Agaçit, pra i Edi Ramës, i kujton gjyqtarit shqiptar në Strasburg se: “ky tren, pra mundësia e për të bërë pazar me Qeverinë, nuk do t’i vijë më në jetë”.

Ky shantazh është një akt të mirëfilltë mafioz dhe një rast të paprecedentë jo vetëm në historinë e shtetit shqiptar, por edhe i pa imagjinueshëm në historinë e Gjykatës Europiane të Drejtave të Njeriut.

Engjëll Agaçi dhe Denar Biba, në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe me porosi të Edi Ramës, kanë kryer veprat penale të korrupsionit aktiv dhe ushtrimit të ndikimit të paligjshëm në kryerjen e detyrës dhe marrjen e vendimeve nga personat që ushtrojnë funksione publike.

Prokuroria duhet të kishte nisur këtë mëngjes procedimin penal ndaj tyre, dhe duhet ta kishte komunikuar këtë publikisht, për të treguar se nuk është një vegël në dorën e Edi Ramës dhe të sejmenëve të tij.

Por prokuroria e kapur nga Edi Rama hesht, siç ka heshtur për çdo krim që përfshin zyrtarë të lartë të qeverisë së Edi Ramës.

Shantazhi ndaj gjyqtarit shqiptar në Gjykatën e Strasburgut, zbulon para cdo shqiptari dhe miqve të huaj mekanizmin që përdor Edi Rama për të kontrolluar çdo vendim të prokurorëve, gjyqtarëve e komisionerëve të vettingut në Shqipëri.

Kur Edi Rama arrin të shantazhojë gjyqtarin në Gjykatën e Strasburgut, çdo shqiptar e ka të thjeshtë ta imagjinojë presionin, korrupsionin dhe shantazhin që Edi Rama u bën gjyqtarëve, peokurorëve dhe anëtarëve të vettingut.

Kjo është prova dhe arsyeja pse komisioni i vettingu ka konfirmuar në detyrë gjyqtarë dhe prokurorë të korruptuar, siç vinte në dukje pak ditë më parë edhe Washington Times.

Sot prokuroria duhet të kish nisur menjëherë procedimin penal ndaj Engjëll Agaçit dhe Denar Bibës për shantazh ndaj gjyqtarit shqiptar në Gjykatën e Strasburgut dhe duhej të kishte njoftuar publikun për një hap të tillë.

Por kjo nuk ndodh sa kohë kemi nje prokurori të kapur nga Edi Rama dhe njerëzit e tij të lidhur kokë e këmbë me krimin.

Me vënien e tyre para përgjegjësisë penale, një prokurori që i shërbën qytetarëve dhe jo mafias, do të provojë atë që dimë të gjithë, se urdhëruesi i kërcënimit të gjyqtarit shqiptar në Strasburg, është vetë Edi Rama.

Asgjë tjetër nuk e justifikon dot heshtjen e Edi Ramës i cili sot duhet shkarkojë nga detyra Engjëll Agacin dhe Denar Bibën e tja dorëzojë drejtësisë”, tha Basha. (TemA)

4 komente në “Basha akuza Ramës për audio-përgjimin: Po kap drejtësinë duke e shantazhuar, tipik mafioz”

  1. Prova me è madhe eshte qe ti vrave 4 te pafajshem diten me diell dhe su paraqite asnjehere ne gjyq! Kjo eshte kapja e drejtesise! Mos i di te gjithe te dale nessuno shpellat mor kriminel serb!

  2. Astrit P says:

    Lulzim Basha fsheh miliona euro cash ne vilen e tij ne Holland.
    Kjo eshte arsyeja pse ai shkon çdo fundjave atje.

  3. Xhipja says:

    OLulo shko e tallu ne ata budallejte e Pd ose me Moniken e co.Kjo qe i ngre Edit ti nuk i dhemb pak me shume se shkul nje qime nga…hunda.Sikur 100 te tilla ne.dite ti ngresh.atij 100 i ngrihen qimet e kokes.Ne e kuptojme qe ti ke.bere mereveshje me Edin por le te besojne mehrumet e Pd qe kini 30 vjet qe i genjeni me.Salen Azemin Tritanit etjBravo te qofte.

  4. Vëzhguesi says:

    Po përgjimin kush e bëri dhe me çfarë urdhëri?!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje