Rusët janë lumturuar nga vdekja e senatorit amerikan John McCain, një kundërshtar i ashpër i Rusisë.
‘Komsomolskaya Pravda’ ka arritur deri aty, sa të urojë që ai të digjet në ferr.
“McCain e adhuronte luftën. Nëse nuk keni vdekur akoma ky nuk është faji i McCain.
Ai u përpoq.
Senatori McCain i dashuronte flakët e luftës.
Le të shpresojmë se ai do të ketë mjaftueshëm flakë atje ku po i pushon shpirti”, shkruan portal rus ‘Komsomolskaya Pravda’.
Ndërsa televizioni ‘ Rossiya 1’, shkruan:
“McCain u bë shefi simbol i ‘rusofobisë’. Ai nuk mund ta duronte politikën e jashtme të pavarur të Rusisë.”
John McCain kohët e fundit pati përplasje edhe me presidentin amerikan Donald Trump, pasi sipas tij, ai i është nënshtruar Rusisë.(TemA)
Te vjen keq qe njerez dhe shtypi shpesh fshihen pas frazave boshe duke shpresuar se me ne fund u realizua deshira e tyre.Te ”digjet ne flaket e ferrit” ai qe ata e urrejne .Po ata vete nuk do vdesin? Jane te sigurt se flaket nuk do ti djegin??? Vdekja zoterinj eshte e gjithepushteteshme,eshte e pergjitheshme, si te jeshe altruisti me i madh,hero ,i lavdishem qe ne te gjalle dhe maskara bandit,vrases.Prandaj o RUSE,mos u gezoni kot.Te pakten ai vdiq me kurajo.