Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, bëri thirrje për një projekt të ri të mbrojtjes së Evropës, duke thënë se siguria e kontinentit nuk duhet të mbështetet aq shumë në Shtetet e Bashkuara.
“Duhet t’i përmbushim përgjegjësitë tona dhe të garantojmë sigurinë tonë, e në këtë mënyrë edhe sovranitetin evropian”, tha Macron në një fjalim para ambasadorëve francezë në Paris.
Ai shtoi se bisedimet për bashkëpunimin në mbrojtje duhet të zgjerohen te të gjitha shtetet evropiane dhe Rusia.
Që nga zgjedhja president në maj të vitit 2017, Macron ka bërë thirrje për një Bashkim Evropian më të integruar, me një buxhet të përbashkët të mbrojtjes dhe doktrinë të sigurisë.
Në nëntor, vendet evropiane kanë nisur një epokë të re në bashkëpunimin në mbrojtje, me një program të investimeve të përbashkëta ushtarake dhe zhvillim të projekteve që synojnë të ndihmojnë BE-në të përballet me sfidat e sigurisë.
Njëzetetre prej 28 vendeve anëtare të BE-së e kanë nënshkruar programin, i njohur si Bashkëpunimi i Përhershëm i Strukturuar, ose PESCO.
Kjo eshte rruga e drejte…Mbrojtje europiane,bashkepunim me SHBA,RUSINE nga pozita te barabarta.Edhe Britania duhet pefshire ne mbrojtjen europiane.BE eshte superfuqia me e madhe ekonomike, nuk ka aresye te mos kete mbrojtje te pavarur.
Keta francezet nuk i dua fare sepse keta kane politike pro ruse dhe copetuan shqiperine. Dua ti shikoj sa me te dobesuar