Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti amerikan Donald Trump ndajnë të njëjta shqetësime rreth zhvillimeve në Siri, veçanërisht situatën humanitare në rajon rreth Idlibit, tha zëdhënësi i Merkel, pasi dy liderët zhvilluan një bised telefonike.
“Rusia është thirrur që të veprojë si një moderatore ndaj qeverisë siriane dhe të parandalojë një përshkallëzim të mëtejshëm“, tha Steffen Seibert në një deklaratë të hënën në mbrëmje.
Seibert tha se të dy liderët folën gjithashtu për Ukrainën, Ballkanin Perëndimor dhe tregtinë, por pa elaboruar pikat e bisedës.
Qeveria e presidentit sirian Bashar al-Assad, mbështetur nga Moska, thotë se synon të rimarrë enklavën e mbajtur nga rebelët e Idlibit në Siri veriore, një strehë për civilët dhe rebelët e zhvendosur nga zonat e tjera të Sirisë, si dhe forcat xhihadiste.
Rajoni është goditur nga një valë sulmesh ajrore dhe granatimet këtë muaj në një kohë të mundshme për një ofensivë të plotë të qeverisë.
Merkel gjithashtu kishte ngritur shqetësime rreth situatës në Idlib gjatë një takimi me presidentin rus Vladimir Putin pak më shumë se një javë më parë.
Ministri i jashtëm turk të premten tha se do të ishte katastrofike të kërkohej një zgjidhje ushtarake në rajon.
Turqia, e cila ka mbështetur disa grupe rebele atje, po përpiqet të shmangë një sulm nga forcat besnike të Assadit.(TemA TV)
Gjernania duhet te dale nga Europa dhe le te krijoje nje union bashke me Francen dhe Spanjen. Te tjeret le te hane mut. Ta shohin te s’emes Italia Austria si edhe vendet e Europes lindore me ne krye Hungarine.
Gjermani-France, shto aty edhe Shqiperine per kripe! C’duhet Spanja? Apo Hosteni eshte bere me dru spanjoll?
Furkacja eshte dru safi shqiptar!