Pamjet që Papa do t’ia tregojë botës: Çfarë ndodh me emigrantët që kthehen mbrapsht në Libi

28 Gusht 2018, 18:00Bota TEMA
Pamjet që Papa do t’ia tregojë botës: Çfarë

Vdekja mund të konsiderohet çlirim për emigrantët emigrantët afrikanë të burgosur në qendrat ndalimit në Libi, pasi kthen mbrapsht nga Europa. Pamje të dërguara nga ata që ia kanë dalë të ikin të gjallë nga këto qendra tregojnë makthin që përjetojnë emigrantët pasi kthehen mbrapsht.

Papa Françesku ka qenë ndër të parët që ka parë videot që kanë mbërritur nga përtej detit, në qendrat e trafikimit të qenieve njerëzore. “Kam parë një video në të cilën tregohet se çfarë u ndodh atyre që kthehen mbrapsht. Janë filmuar edhe trafikantët”, u tha Papa gazetarëve në Irlandë.

Pamjet e shfaqura nga Bergoglio tregojnë mizorinë me të cilën trajtohen emigrantët dhe konfirmojnë se Libia nuk është aspak “porti i sigurt” për ata që i ikin urisë dhe luftës.

Pamjet që tregojnë një realitet të ngjashëm me kampet e përqendrimit nazist tregojnë atë që mund të dukej e pabesueshme në shekullin XXI. Njerëzit mbahen në këto kampe nga tregtarët modernë të skllevërve, si një trofe i brutalitetit të tyre ose si një mënyrë për të kërkuar shpërblim nga familjet e tyre.

Në një prej videove shfaqet një i ri i zhveshur, në lot, që këkon mëshirë, çka e shton egërsinë e atyre që e mbajnë të burgosur, të cilët qeshin duke e dhunuar para se t’i vënë thikën në fytyrë. Ky është fati i atyre që refuzohen në brigjet e Europës duke u kthyer nga kanë ardhur.(TemA TV)

1 komente në “Pamjet që Papa do t’ia tregojë botës: Çfarë ndodh me emigrantët që kthehen mbrapsht në Libi”

  1. mero suma says:

    keta te 3 ti marre meroja tek shtepia e vet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje