FOTOT: Bllokohen dy "restorante" me kushte mesjetare, ja ku dhe çfarë hanin qytetarët

29 Gusht 2018, 10:34Sociale TEMA
FOTOT: Bllokohen dy "restorante" me kushte mesjetare, ja ku dhe

Gjatë aksionit që AKU njofton se po ushtron në restorante, ka evidentuar 2 subjekte me aktivitet “Restorant” ku kryenin veprimtari në kundërshtim me standardet e sigurisë ushqimore si dhe në kushte të rënda higjeno-sanitare.

Gjatë kontrollit që DRAKU, Dibër në subjektin restorant “Veli Krosi” në Klos u konstatuan ambiente me myk, lagështi si dhe mjetet e punës në kuzhinë ishin totalisht të amortizuara.

Ndërsa nga trupa inspektuese Vlorë u konstatua një tjetër restorant në Palasë me kushte të renda higjeno-sanitare si dhe i paregjistruar në QKB.

Ndaj subjekteve u mor masë administrative gjobë 1.300.000 si dhe bllokim të menjëhershëm të aktiviteteve. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit inkurajon të gjithë qytetarët të denoncojnë çdo rast, çdo tentativë abuzimi, pranë Autoritetit Kombëtar të Ushqimit në [email protected] si dhe pranë portalit të bashkëqeverisjes “Shqipëria që duam” Siguria Ushqimore është një sfidë e përbashkët.

2 komente në “FOTOT: Bllokohen dy “restorante” me kushte mesjetare, ja ku dhe çfarë hanin qytetarët”

  1. Pajdhany Me čibuk says:

    Hajde Europ,hajde!
    Po ja kem kalu edhe Gjermanis tash se Angolen dhe Kamerunin i kemi barazue.
    He shqiptarqiqt!
    S u ngopn tu pi shurren e njoni tjetrit e honger mutin e kojshis.
    U bashkun ujrat e zeza me uj t pijshem.jepet lajmi n tv por shqiptart mbushin barkun me uj cezme.amalgam uj mut shurr mo.
    Dhe i fusin edhe nji pace me grosh me kryma n ksiturlloj restrontsh!!!

  2. nduja says:

    Eh cka ha ky popull i mjere…..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje