Qeveria mashtruese e Italisë

29 Gusht 2018, 09:45Bota TEMA

Nga Bernd Riegert

Qeveria populiste e Italisë bën atë që dinë të bëjnë më mirë populistët: Të shtrembërojnë faktet, të ndezin emocionet me fajësime të pavërteta e parrulla të thjeshta e të nxjerrin kështu kapital politik. Ministri italian i Ekonomisë, Luigi di Maio pretendon se Italia paguan çdo vit 20 miliardë euro në buxhetin e BE. Kjo nuk është e saktë, neto Italia ka paguar vetëm 3,3 miliardë euro. Eurokomisioneri i BE për buxhetin, Günther Oettinger e korrigjoi këtë të dhënë të di Maios.

Lideri i Lëvizjes Pesë Yjet kërcënon se do të ndërpresë kontributet italiane në buxhetin e BE. Kjo është e para antiligjore, dhe tjetra një kërcënim pa stil, që BE e ka hedhur menjëherë poshtë. Di Maio dhe ministri i Brendshëm, Matteo Salvini pretendojnë më tej, se BE ka premtuar t’ia marrë Italisë emigrantët që vijnë aty. Edhe kjo është e gabuar. Një ujdi të tillë nuk e kanë arritur asnjëherë shtetet anëtare, që duan të izolohen nga migrantët. Disa kanë sinjalizuar vetëm gatishmërinë vullnetarisht për të marrë disa prej tyre. Më shumë solidaritet nuk ka.

Shantazh, gënjeshtra, nacionalizëm – Italia në të tatëpjetë

Por më absurd është pretendimi, se Komisioni i BE në Bruksel është përgjegjës për pranimin e refugjatëve. Di Maio dhe Salvini e dinë shumë mirë, se përgjegjës për këtë janë shtetet anëtare. Solidaritet nuk ka as mes qeverive populiste. Edhe autokrati në Danub, kryeministri hungarez, Viktor Orban refuzon, megjithë kërkesën italiane të marrë edhe një emigrant të vetëm. Salvini, që me temën e refugjatëve vazhdon të bëjë fushatë zgjedhore të pandërprerë, megjithëse shifra e të ardhurve është shumë larg gjendjes së krizës, ka gjetur një recetë antihumane të thjeshtë: Përmes refuzimit të çdo lloj anijeje me migrantë në bord, ai kërkon të izolohet dhe të kërcënojë me çdo çmim. “Italia e para” – po zbatohet pa marrë parasysh pasojat.

Fakti që Salvini dhe funksionarët e tij bllokuan edhe një anije italiane si “Dicioitti” është e papranueshme për drejtësinë italiane. Ajo ka filluar hetimet për heqje lirie ndaj Salvinit, që nuk do shkojnë shumë larg me siguri, por të paktën kjo është një shenjë e qartë e rezistencës kundër kursit të populistëve në Romë. Reagimi i Salvinit pritej. Hetimet ai i quan “turp”, se bëhet fjalë për Italinë dhe “nder”, sepse fisnikërojnë luftën e tij kundër sistemit. Sulme të tilla joserioze ndaj drejtësisë i njohim ndërkohë nga Shtëpia e Bardhë, por ato nuk duhet të kthehen në përditshmëri edhe në Itali!

Italia ka për të rrezikuar

E vërtetë është po ashtu se shtetet anëtare, edhe pas tre vjetësh nuk kanë arritur të bien dakord për një reformë të sistemit të azilit dhe një shpërndarje të drejtë të migrantëve. Kjo është dobësia që shfrytëzohet deri në fund nga populistët: BE bëhet fajtore për çdo gjë. Ky reagim impulsiv është i gabuar. Problemet janë komplekse dhe Italia vetë ka bërë pjesë tek vendet që kanë penguar reformimin e procedurave europiane.

E palejueshme është që të veprosh në mënyrë të veçuar tërësisht, duke shkelur rregullat europiane e ato humane, siç po bëjnë Matteo Salvini dhe Luigi di Maio tani. Me këtë ata cënojnë edhe themelet e BE. Por me kërcënime nuk kanë për të shkuar larg, as nuk duhen lejuar të shkojnë larg. Edhe në negociatat për buxhetin nga viti 2012-2017, italianët mund të shkaktojnë shumë probleme. Mund të llogarisim se populistët dhe radikalët e djathtë do të rrezikojnë edhe daljen nga eurozona dhe BE për të realizuar vullnetin e tyre. Pas Brexit, Polonisë dhe Hungarisë po krijohet me shpejtësi një vatër e re krize për BE.

10 komente në “Qeveria mashtruese e Italisë”

  1. spartak says:

    Mos e çani kaptinën .
    Edhe grekët ( qeveria ) mendonin e kujtonin se mund të gënjenin e mashtronin BE-në e të tjerë , veçse kur e panë që ja kishin fut vehtes . Por jo fut , por fut rëndshëm , me borxhe mbi 200-300 miljardëshe që duhen 7 breza dhe si kryejnë dot .
    Të paktën qeveritë Italiane nuk duhet të bien në këtë skenar të gabuar , sepse populli italian do paguajë , asnjë tjetër .

  2. Endri says:

    Ja dhe tipiku injorant i BEs flet per drejta humane….Italia ka marre 700 mije ilegale po BE nuk i intereson Italia duhet me hape dyert e mi dergu ne Gjermani

    1. lega says:

      Ai nuk eshte injorant, perkundrazi te tille media trushpelarse, thjesht luajne lojen e atyre qe kontrollojne BE sot. E kane kuptu rrezikun qe i vjen kur nga pushteti bien burokratet dhe vine njerez te rinj qe kan per interes vendin e tyre si Di Maio dhe Salvini.

      Respekte per te dy dhe neveri per burokratet dhe skuthat e BE-se.

  3. Deni says:

    Na e shpifet me kete propagande te te majteve ju te te temas. Boll merruni me Shqiperine.

  4. Julia says:

    Nga e keni marr kete shkrim, more amani, kur dikush del kunder sistemit fillon propaganda si e si per ti diskretituar,

  5. Kuptimi i fjalës populist says:

    Paradoksi është se populist do të thotë të bësh atë që do populli, ai që të ka votuar. Trump, qeveria e Italisë dhe të tjerë kritikohen se po bëjnë atë për të cilën janë votuar. Bëjnë atë që do populli që është ajo që duhet bërë në sistemet demokratike.

    Autorë si ky idioti e përdor fjalën populist sikur është negative. Në mënyrë të sofistikuar po na thotë që vari leshtë demokracisë dhe se çfarë do populli. Vati leshtë premtimeve që politikani ka bërë. Ai duhet të mashtroj popullin deri sa të fitoj pushtetin dhe pastaj të zbatoj urdhrat që i vijnë nga tjetër kush.

    Nuk ka si interpretohet ndryshe sharja konstante që po i bëhet politikanëve si Trump, Salvini apo 5 yjet të cilët thjesht po mbajne premtimet që kanë bërë në fushatë. Rezultatet pozitive të politikave të tyre nuk thuhen. Në Amerikë papunësia është në nivele minimale ndërsa në Itali kriminaliteti është ulur në mënyrë drastike me Salvinin se ministër të brendshëm.

    Evropa po zihen prej këtij manipulimi në mas që po bëhet. Demokracia është konceptuar pikërisht për te evituar kalimin e pushtetit nga njëra dorë te tjetra pa dhunë dhe injorimi i këtij parimi sjell dhunë si ka sjellë përherë.

    1. loni says:

      po pse nuk kap mafjen ky salvini jote o kok kare,ky eshte minister i mbremshem ok pallosh,pse nuk arreston mafjen e rrugeve,ose ti denancoj te pakten por merret me ca refugjate te uritur,me qene se ra fjala,po ju shqiptaret cfare pidhin e motres kerkoni qe jeni bere rracista sikur po vijne ne shpipite tuaja,harruat ju mor morracaker sesi zbarkuam ne itali ne,apo ne greqi,njelloj si keta te sotmit,cfare pidhin e asaj motre keni qe i urreni njerezit ne nevoje,kur ne ishim dhe jemi njelloj si keta,o ju pidha motre,kuptoheni se nuk jemi vellezer me italian as me gjermanet as me anglezet etj,jemi shqiptare dhe te perbuzur kudo qe jemi,prandaj pleres nuk i takon te beje rracizmin,mbylleni hallen kurva dhe mos u nini mbeturinat e europes,e keni kapur rrace islamike rrace e keqe,flasim ne qe kemi mbytur europem me drog,duke vrare me mire djem dhe vajza te reja,flasim ne qe gjuajme me automatik,ne mes te milanos,belgjik,athine etj,flasim ne qe nuk lame shpi ne itali dhe greqi pa vjedhur,flasim ne plerat e europes qe edhe mbas 27 vjetesh ne mergim si uzmiqare vjedhim dhe plackisim cfare te na dale perballe,para dy javes u kapen dy plera shqiptares ne greqi qe ishin pedofila,prandaj o ju qifsha ropt te gjithve ju komentuesve qe beni rracistin,mbylleni halen se nuk jeni ndonje popull qe ju ka zili nje bote,thjesht jeni moter qira qe beni rracizmin pse te tjeret zgjedhin europen dhe ju zejne vendin tuaj,ata nuk i ushqeni ju mor ju qifsha cfare ju mban pragu i shpise,edhe ty o kuptimi fjales motren ku ta kesh katnar pith motre.

  6. katarakti says:

    Ky mut Rigerti eshte nje nacionalist gjerman. Ai kafshon kedo qe eshte kunder interesave te Gjermanise. Por gjithmone fshihet pas petkut te BE-se. Dihet se BE-ja eshte nje marionete ne duart e Gjermanise. Eshte ajo qe ka fituar dhe fiton me shume nga tregu i perbashket. Vendet e tjera fitojne refugjatet dhe borxhet. Orbani e tha bukur ne takimin me Salvinin: Duhet te perpiqemi t’i zgjidhim problemet e afrikaneve ne vendin e tyre, dhe jo t’i importojme problemet e tyre tek ne. Gjithe kjo kuje qe ka ngjare me refugjatet eshte shkaktuar pikerisht nga Perendimi. Franca dhe Anglia shkaterruan stabilitetin ne Libi. U perpoqen te bejne te njejten gje ne Siri, por duket se nuk u eci. Amerika shkon e shkaterron teresisht Irakun. Dhe tani ua ka fajin Italia qe nuk pret me refugjate! Britania beri shume mire qe iku nga BE-ja e zoteruar nga Gjermania. Politika e BE-se eshte thellesisht kunder popullore. I kane detyruar vendet e BE-se qe te perserisin 2 apo 3 here referendumet, derisa te votojne si i pelqen Brukselit! Po ashtu e perdorin termin “populist” me perbuzje. Siç thote edhe nje komentues me lart. Nderkohe qe populist do te thote te degjosh deshirat dhe aspiraten e popujve dhe jo te elitave te korruptuara dhe kastave dominuese.

  7. Luli says:

    Si jeni katandisur keshtu o Tema.

  8. pushtusat fashista breshkaxhi gjithmon kan ken mashtrusa, gabelt e europs.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje