Rama "mbron" kryebashkiakun e PD-së në Lezhë. Biznesmeni i bën qejfin: Kryeministri tjetër do ishte me pushime në Karaibe, ky është këtu

29 Gusht 2018, 17:59Politika TEMA

Kryeministri Rama pasditen e sotme ka qenë sot në Shëngjin, ku sëbashku me operatorët turistikë dhe ministrin Klosi diskutuan për sezonin turistik që po mbyllet, për sa është bërë e sa mbetet për ty bërë në këtë drejtim.

Ndërkohë që operatorët turistikë sulmuan kryetarin e bashkisë nga radhër e PD në Lezhë, Rama duke mos e shfrytëzuar politikisht, u shpreh se:

“Problemi me bashkite ka te beje edhe me kapacitetet e tyre te limituara nderkohe qe ne sezon popullsia shumefishohet. Duhet me shume koordinim.”

Pjesë nga bashkëbisedimi me sipërmarrësit:

Rama: Jam impresionuar nga çka dëgjova lidhur me planet e mëtejshme për punën e vështirë për të përgatitur stafin. Do të ishte mirë që të ndanim me ju, vështirësinë për të gjetur njerëz të gatshëm. Po e kaloj mikrofonin tek ju, një lezhjan dhe një nga Puka. Respekte, s’ndaj dot mes pukjanit dhe tropojanit.

Biznesmeni nga Puka: Kryeministri tjetër do ishte me pushime në Karaibe, ky është këtu. Ky është sezoni i parë turistik për ne. unë kam kompani ndërtimi, dhe këtë vit u morëm me turizëm. Mendoj se e ardhmja jonë është turizmi. Për hallet dhe shqetësimet që na kanë ndjekur, ju i dini vetë më mirë. Kemi probleme me krahun e punës. Pagat fillojnë nga 40.000 mijë lekë të reja e lart.

Kjo është vështirësia kryesore, ne filluam tre muaj para që të kualifikonim punëtorët, e me trajnimin e tyre. I kemi paguar me pagë të plotë. Këtu thuhet s’ka punë, por ne jemi në hall. Papunësia në Shqipëri është zero, në mediat sociale dhe kudo ku shpallen vende pune, unë kam 50 vende të lira.

Biznesmeni 2: Po na ikin përditë copa deti. E di që duhen para, por po na ikën deti. Unë jam mbështetës i qeverisë suaj por s’jam servil. Ka probleme me administratën. Administrata tatimore s’ka pse bie forcën e saj këtu, por duhet të sjellë fjalën e shtetit.

Biznesmeni 3: Pushteti lokal është katastrofë. Dhera e plehra, hapësira është e ndotur, duhet parë një hallkë që për mua ka të metë. Turistët duan pastërti, se çmimet të lira janë. Duhen trotuarë me ndriçim. Mos e ndalni ritmin

Rama: Ditën kur s’do befasoheni nga veshja ime, d.m.th që unë duhet të bëj punë tjetër. Ky është i vetmi argëtim që kam.

Së dyti, s’jemi këtu për të thënë që u mbyll sezoni e as për të bërë bilanc suksesesh por për të vënë disa pika mbi “i”, e për atë që mund ta konsiderojmë sukses.

Ju falenderoj që nënvizuat se kemi qenë në kontakt disa herë brenda vitit. Pavarësisht nga ajo që mund të mendohet nga ata që komentet i kanë si ajrin që thithin, ne mësojmë nga këto takime dhe bashkëbisedime.

Së treti, ajo që thamë në fillim të sezonit është se duam një sezon më të pastërt dhe më të sigurtë. Besoj se ky ka qenë sezoni më i pastër, ka akoma probleme.

Një prej tyre, është si të rrisim bashkëpunimin me bashkitë, pavarësisht asaj që ju thoni, kapaciteti i bashkive është po ai, por volumi i mbeturinave të jetë shumë më shumë.

Prandaj, problem është kur ka mungesë dëshire, por s’jemi këtu për këtë. Nga konstatimet e vizitorëve ne kemi bërë në vazhdimësi kontakte, kemi patur shumë më pak ankesa për pastërtinë.

9 komente në “Rama “mbron” kryebashkiakun e PD-së në Lezhë. Biznesmeni i bën qejfin: Kryeministri tjetër do ishte me pushime në Karaibe, ky është këtu”

  1. HERA says:

    C’FARE do diskutosh ti mor mascara,,mor kryeminister shkerdhate,,,qe e ke kthyer shtetin ne vegel per pasurimin tuaj dhe te baxhanakeve te tu,,,,,,e ke lene turizmin ne dore te injoranteve dhe te klienteve te tu qe nuk duan te bejne turizem si ne vendet perreth,,me ujrat e zeza qe nuk hidhen ne det ne mes te plazhit [durres]],,,me ndertime kuturu,pa plan urbanistik,,,, pa uje te pijshem,drita,kanalizime,,ndricim,,pa distance 20 m nga njera tjetra,pa prekur brezin e reres,,,,ketu tek ne ne albanistanin e e di rames ne fillim behen ndertesat pastaj behet rruga,,,kur duhet te jete e kunderta,,,,ti z.edi rama nuk e ke mendjen tek turizmi por sesa do fitosh ti,,durresin e ke lene ne dore te bandave me ne krye dakon,,c’do gje qe ben ti rama ka funksion ne baze te fitimit tend,,prishe lojrat e kalamajve tek rruga elbasanit per te ndare para me zamir manen,,don te prishesh teatrin per te bere kulla kur populli I tiranes nuk I do per te ndare para me fushen,,,,,popullit nuk I fshihesh dot si struci duke future koken nen rere,,,,,,SE TE KA DALE BYTHA NE DIELL.///

    1. Askush says:

      O rrusho në fillim ndërtohet dhe bëhen kanalizimet pastaj shtrohen rrugët.

  2. Juli says:

    O HERA kot i bie këtij në qafë. Ai të paktës po mundohet.
    Ai maloku i Viçit e bani Shqipërinë katrahurë.
    Ta kanë treguar historinë më duket !
    Se ke jetuar vetë.

    1. Grigor says:

      Juli, nderime.
      Ai Hera me siper, shumë gjera i ka sakte, por nuk di t’i thotë. Jemi mesuar që ne kohen e Enverit, që njeshi i shtetit i ben te gjitha. Edhe kanalizimet ne Golem duhet t’i bente Edi Rama, apo Saliu, me kazem ne dore.
      Por mos ja ve re. Ti e the vetë. Atij ja kane treguar historine, nuk e ka jetuar vetë. Ai ose nuk e ka jetuar rrumpallen e Saliut, ose ka pase perfituar ne kohen e tij. E megjithate, ato per Vangjush Dakon i kishte sakte. Ate ta mbaje Rama, siç thoshte edhe Jovan Bregu i shkrete.

    2. Komentuesi says:

      Ka njerez te keqinj qe i mundon bindja politike siç eshte ky HERA qe flete nga bytha.Edi Rama te pakten duhet vleresuar se eshte nje kryeminister i thjeshte dhe qe afrohet me popullin i degjon per hallet qe kane.Dhe nga keto nuk eshte keq puna e tij,por per tu vleresuar.Kemi bindjen se me kte kryeminister do ecim perpara,se çdo gje ka kohen e vete.Nuk behe te gjitha menjehere.

  3. Ariu says:

    Gju me gju me popullin lol

  4. niko says:

    o ty HERA kto qe thua ty i ka ber saliu ky po fillon e i regullon apo je malok i saliut qe vetem te shpifesh di

  5. Nga HERA gomar babalokratiku says:

    Hera, ha gjize ha se gjiza te ben esell gomar dhe shpellar babalokratik!

  6. Klaec Dega says:

    Mafjozet gjithmone mbrojne mafjozet deri sa vjen dita per te shpetuar b i then e vet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje