Nga Namir Lapardhaja*
Janë 3 çështje, ide, thashetheme, aludime, të cilat, gjykoj, se e dëmtojnë thellësisht PD-në. Ato përhapen nga propaganda qeveritare, në mënyra të ndryshme, dhe besohen nga njerëzit, ose nga individët naivë, që besojnë se pas gjithçkaje ka një konspiracion, ose nga të poshtërit, të cilëve u del e keqja me shpirtin dhe janë verbuar aq shumë sa edhe pas 6 viteve qeverisje nga PS-ja, sërish të keqen e madhe e shohin tek PD-ja.
1.Marrëveshja Rama-Basha vijon. Ajo ka siguruar ndryshimin e pushtetit në zgjedhjet e ardhshme, kështu që demokratët dhe njerëzit të rrinë rehat, mos të ndihen.
Pavarësisht se Basha është shprehur disa herë për këtë çështje, ka shumë edhe në radhët e demokratëve qe e besojnë këtë, ndaj atij i bie barra të dalë e të flasë posaçërisht e veçanërisht për këtë gjë. Kush mohon se në radhët e demokratëve ekziston një perceptim i tillë, vetëm se gënjen vetveten.
2.Në vjeshtë do ketë qeveri me bazë të gjerë, midis PD dhe PS.
Ky është mashtrimi i dyte i propagandës zyrtare. Nëse ka një problem që e shkatërron përfundimisht PD-në, është pikërisht kjo e qeverisjes së vjeshtës me PS-në, meqenëse “e kërkon” Evropa. Sërish duhet të jetë Basha ai që duhet t’i heqë njëherë e përgjithmonë këto hije dyshimi, me forcë dhe në mënyrë të qartë.
3.Është shumë shpejt për zgjedhjet lokale, por mund të dalim me LSI-në.
Shpejt??? Jo, është shumë vonë. Me LSI-në? Nuk po e zgjas shumë, por duhet ndarë me apo pa LSI-në. Nëse dilet me LSI-në, së paku flas për zona ku ajo pretendon, si Berati e gjetkë, PD-ja shkon drejt tkurrjes së thellë të mëtejshme. Nëse nuk do dilet me LSI-në, t’u bëhet e qartë njerëzve që tani se po ikin të gjithë e po i “paraprijnë” koalicionit të zgjedhjeve lokale. Por edhe shpallja e kandidatëve për muajin e fundit mund ta përballë PD-në me të njëjtën situatë si ajo e zgjedhjeve të 2017, që kur vendosi PD-ja të futej në garë, vota kishte muaj që ishte shitur.
Besoj se janë 3 problematika që duhen marrë në konsideratë. Pushteti nuk bie me evidentim akuzash dhe problemesh. Edhe ato kanë peshën specifike të tyre, por në këtë rast shqetësuese është gjendja aktuale e PD-së, e cila duket si një makineri e tërë e sfilitur, e lodhur, e pamotivuar, e përgjumur, së cilës, mbi të gjitha, duket se i ka humbur vullneti për të ndryshuar. Dhe për të fituar.
*Sekretar i PD-së
PD-ja , ka coffff!!
Reanimojeni, jetësojeni, pastaj shofim e bëjmë.!
Me çna kanë parë dhe vazhdojnë të na shonë sytë prej PD-së, sja japinvotën akoma .??
te tre argumentet qe jep lapordha nuk qendrojne.megjithate te shohim.por shkaku i demtimit te pd qendron jo te qeveria,por te vete pd.qeveria i ka shtrire doren e bashkepunimit qe me fillimin e reformes ne drejtesi.ky eshte sebepi i sherrit.pd e ka refuzuar me arrogance.me 17 maj,edi rama,faktikisht i derezoi pushtetin.rezultati i punes se pd ne qeverri negativ.i dorezoi qeverrine e zgjedhjeve,kqz.dhe megjithese kish cdo gje ne dore kontestoi zgjedhjet.demin pd ta kerkoje ne rradhet e saj,ne faktin qe udheheqja politike e saj eshte nen nivelin medioker.sh8koni grupin parlamentar dhe konkludoni.nje parti qe ka syte nga sali berisha eshte e mbaruar.nje parti qe mendon se do te vije ne pushtet me lobime me financime te dyshimta dhe rende madje,qe vetem shpif,hedh balte ,dengron cdo hap dhe pepjekje pozitive te te huajt ,per te penguar integrimin e vendt,eshte e falimetuar.fakti qe i referohet vetem shpifjes dhe dhunes eshte tregues i nivelit te saj.te tjerat jane pordhe,zoti lapordha
Si nga Berati qe je…mire e ke…
undefined
Per mendimin tim,nje bashkeqevrisje ps dhe pd,do tei ishte nje koalicion dhe qeverisje e forte dhe e pathyeshme.E them kete, duke u nisur nga qellime te mira,dhe ne favor te interesave te popullit shqipetar,pa hilera,dhe strkembsha per njera tjteren,pa shikuar ineresat partiake,por te xhveshura nga akuzat per njera tjetren,dhe duke ju perkushtuar punes se madhe per nje shqiperi moderne dhe evropiane.Kurse LSI-ja eshte parti koti,qe as ka menduar dhe as mendon ndonjehere per te miren e atdheut.Ajo eshte si kashta mbi uje,qe shkon nga e çon vorbulla e ujit.Eshte pa shtylle kurrizore.Drejtohet nga nje prostitute,nga nje femer rrugaçe,alkoliste,e droguar dhe e perdalur,Monika,qe e ka per mburrje historike çizmen.