Nga Alma Nikolli
Mbesa ime gati 5-vjeçe po ikën shumë e lumtur nga Shqipëria.
Jo prej faktit se është fëmijë dhe nuk ka tjetër “detyrë” në jetë veçse të jetë kryesisht e lumtur, as se u mërzit këtu, por ngaqë mori me vete “lodrën” që donte.
Një çifteli. Kështu, mes habisë dhe mërzisë, u lumturova edhe unë disi me ikjen e saj nën tingujt e çiftelisë.
Pas këtij momenti që më la jo pak mbresa, nisa një “vëzhgim” sipërfaqësor.
Çfarë marrin emigrantët me vete, çfarë ka kjo Shqipëria jonë që bota s’e ka?
Dhe filluan: raki, miell misri, çorape leshi, turshi, djathë bjeshke, çaj mali, gjëra me shqiponja, e shumë e shumë produkte të tjera. Një kushërira ime më tha duke qeshur: “Marrim çfarë të na japin.”
E vërtetë është. Ata marrin gjithçka që ne u japim që ta lehtësojnë pak ndërgjegjen tonë, që të ndihemi se ua kemi kthyer disi zemërgjerësinë.
Ne jemi si ai i varfëri që merr gjithmonë dhe ka nevojë të japë ndonjëherë që të ndihet disi njeri, mes njerëzve.
Ndodh që atë rakinë që ua japim të shkojmë në Itali, Greqi apo Angli e të na e servirin në tavolinë, se nuk e pijnë aq sa mendojmë ne, ama e marrin me shumë entuziasëm e falenderues.
Këta janë emigrantët. E shkuara, e tashmja…dhe e ardhmja jonë, mesa shihet.
Ata gjithashtu marrin me vete eksperienca negative të përjetuara kudo ku shkojnë, shërbime të cunguara e komunikim lodhës. Por sërish vijnë. I harrojnë të gjitha.
Po për të dhënë, çfarë japin?
Shpirtin e gjithçka kanë. Nuk kam nevojë të listoj një nga një mallërat që sjellin, besoj i hasni kudo nëpër shtëpitë tuaja. Dua vetëm të evidentoj më të rëndësishmen: shpresën.
Ata vijnë dhe na sjellin shpresë. Shpresën që një ditë do mund t’u themi: nuk duam më asgjë, i kemi të gjitha këtu, jemi si ju.
Moren ate qe:ky vend nuk behet kurre!
Erdhen,harxhuan 5 leke dhe moren kujtimet e te dashureve.
Moren edhe ca raki trahana grosh e gjize dhe shkojne ne vend te huaj dhe bejne racistin e shqetesuar per vendin e tyre,bejne edhe patriotin me duar shqiponje,bejne edhe skifteri ne shtepite e te pasurve.
Shumë bukur e ke shkruar Alma .Emigrantët marrin shumë e shumë gjëra shqiptare .Lista është shumë e gjatë .Janë produkte bio të prodhura nga duart e njerëzve të dashur.Por shpresë fatkeqsisht nuk na sjellin ,përkundrazi na sjellin trishtim kur thonë se nuk kthehemi më në këtë vend ,veç për pushime.Jetën e kemi aty të ndërtuar tani ,me fëmijët tanë.Dhe hemoragjia vazhdon, vazhdojnë ikin e ikin….shkretohen fshatra të tërë e qytete
Qajnë rrugët dhe shtëpitë për njerëz.Gjenden nëna apo baballarë të vdekur prej ditësh në shtëpi të vetmuar.Kurse shpresa sa vete e venitet që ky vend do të bëhet ndonjëherë me hijenat që e qeverisin këtë vend prej 27 vjetësh.
Moren digitalb qe te kujtojne se egziston ky vend dhe te ruajne gjuhen e tyre.
falemnderit per kete shkrim
Asgje nukmarrin me vete vec trishtimin per braktisjen e madhe pa kthim qe I bene vendit te tyre..te tjarat jane furca…
E ke shume gabim Aleko ,
sikur ata te mos merrnin ate vendim qe moren para 20 e kusur vitesh (per shume arsye ) , Shqiperia do te ishte karbonizuar komplet .
Po te jap nje shifer , sa per te te hapur pak horizontin (nqf. se ke)….nga 2008 deri ne 2017 jane derguar (nepermjet Bankave) mbi 10 Miljard Euro dmth. ne 9 vjet mbi 10 miljard. plus afersisht e njejta shume ne menyre fizike ( me te njohur etj. ) , do te thote se ne Shqiperi hyjne afersisht ne vit 2 , 2 Miljard Euro i dashur…………prandaj ate ” braktisjen ” dhe ” trishtimin per braktisjen” tregoja atij shokut qe pi kafen cdo mengjez ke lagjja…….
Pa emigracion dhe remitancat , qe vijne prej tyre , nuk do te kishte Shtet qe te mbijetonte ne Rruzullin Tokesor ( kete e them duke menduar historite qindra-vjecare te shume shteteve , qe sot jane shume te zhvilluara ).
Fati jone i keq ishte se per gati 50-vjet kufijte u mbyllen hermetikisht, se shume me mire do te ishte sikur shqipetaret te kishin pasur mundesine te emigronin si jugosllavet , italjanet apo grekerit………..
Duhet te pakten nje falenderim i shkurter per gjithe ata shqipetar qe emigruan , punuan nga tre pune, rriten kalamoj dhe ushqyen familjet e tyre ne Shqiperi , duke sakrifikuar cdo gje nga jeta e tyre.
TUNG
@@Alma Nikolli:-Une “Emigranti” i Oreve te Para DO TE KISHA VETEM NJE DESHIRE:DUA TE TE MARRE TY-Si thua????
Une do te Punoj per ty dhe ti “Do ta Krehesh” dhe “Shulleshe Zogun” ne Diell….???Si thua???
Asgje nuk moren…rakia nuk lejohet ta kalosh ne dogane[neqoftese e di]moren vetem dhimbje per vendin e tyre[sepse njerzit nuk kane ndryshuar akoma mentalitet]edhe vazhdojne sikur ju ka ngelur ora ne vitet 90.Prandaj lerini furcat qe i beni qeverisjes,por ndryshoni mentalitet…Vitin tjeter mund te mos vijne te gjithe