Kryeministri, opozita dhe një anektode permetare

27 Gusht 2018, 16:47Blog TEMA
Kryeministri, opozita dhe një anektode permetare

 

Kristo  Mërtiri

-Në të vërtetë, miku im, nuk janë bërë ende as si eshka me urorin. Shkëndijat tymuese që hedhin e presin plot trokëllima përballë opinionit publik të mjegulluar herët, u shëmbëllejnë atyre xixëllonjave që as ndezin e as shuajnë në shërbim të njerëzisë. Madje, ushqejnë më tepër humbjen e shpresës dhe dëshpërimin vrasës nëpër foletë e zhgënjimit qytetar.

Udhën nga erdhën në këto maja të pamerituara shtetërore, e flakën herët pas krahëve dhe ranë cuditërisht në shtratin e patundshëm të harresës laramane. “Dashuria” përgjëruese e mashtruese ndaj elektoratit të majtë e të djathtë, praktikisht ka ikur në drejtim të paditur ! Vecse një ditë, kam bindjen, se do të zgjohen të “përmalluar” kur të fillojë gjëmimi i daulleve partiake gjatë vjeljes së votave përcëllake.

“…Në Shqipëri, veprimtaria politike kryesisht përjetohet si pjesëmarrje në spektakël televiziv për ta zbavitur e gënjyer popullin, e ku kryepersonazh është Kryemininistri e gjithë të tjerët “dublantë” të tij, në spektaklin që duhet ta mbulojë të vërtetën se vendi është duke u bërë i pabanueshëm për rininë shqiptare…”. Shumica e këtyre politikanëve po njësoj e shijojnë hajdutokracinë ! Prandaj po quhet përditë e më tepër si “biznesi” më fitimprurës. Prandaj Kryeministri piktor la mënjanë penelin dhe nuk e kuptoi dot herët mbi kalin e pushtetit, se në fund të fundit “nuk quhet karvan tufa e hienave” !

Tani sikur presim fryte nga Vjeshta apo tollumbace me gënjeshtra ?…

Të gjithë njerëzit e ndershëm vazhdojnë të pyesin supengritur : Përse nuk bëhen publike kontratat koncesionare, o Timonier i vetëm i Tepsisë ! Apo të ngjan me atë grykën e frikshme pranë ishullit të Sazanit që e thërrasin ende “Gryka e Xhehenemit”(jo e xhenetit) ? Paske shtuar makinat e blinduara, gardistët, shoferët dhe një kolltuk të posacëm kryeministror e ke kthyer në shëtitës ambulant sa herë organizon takime “gju më gju” me qytetarë e mercenarë. Demek, nuk e paske marrë ende vesh shkëputjen tënde marramendëse nga realiteti i zymtë ku rrëmbeve votat e sundimit ?! Miqtë e tu janë vetëm disa të majmur nga Polit(h)ika. Duke besuar verbërisht se “ po të mos ishte ai, cdo gjë do shkonte në “të s’ëmës”(!)… Po opozita gjarpërushe ku e ka ndalur vallë vrapin e saj të protestave përballë Kryeministrit që mbahet me ujë të vakët nga “Fatligxhafëria” mashtruese ? Apo i mjaftojnë të qarat edhe pa u rrahur mirë ? Një pyetje mbetet varur dhe e pakallur : Përse nuk e ka zënë ende demin prej brirësh ?

-Na dëgjo pak, o miku ynë në metropol ! Opozita shelegure e gjarpërushe tashmë i duhet vetëm cadrës ngatërrestare e orëligë, ku përgjojnë, mallkojnë e përgjërohen sidomos “të privilegjuarit e përjetshëm të PD” dhe fare pak kundërshtarët e vërtetë politikë. Ata kanakarë të zemëruar kanë lëshuar stërkëmbëshat brenda e matanë gardhit opozitar dhe fërkojnë barkun nëpër vila e pasurira erërënda. Miqtë e mi në Lumin e Vlorës tashmë e kanë kthyer në refren agresiv pyetjen hidhësirë : Njerëzit falsifikojnë paratë apo paratë po falsifikojnë njerëzit ?! Por më bukur e më shqip mendoj se e tha ai intelektuali e publicisti shqiptar i drejtpërdrejtë në Shkup : Vetëm hajduti mund të pasurohet nga politika !… Ndërsa mua më shëmbëllejnë shpesh edhe me “nepërkat pika-pika” dhe nuk janë nga ato me dy dhëmbë në gojë e me bisht të shkurtër që hidhen e përdridhen rreth disa të rinjve demokratë të shkolluar, të pakorruptuar, fjalëqëruar e aspak mitingashë të skaduar, e ndoshta me pak përvojë drejtuese. Vecse pastërtia e tyre e panjollosur, realisht u vret sytë dhe u rrënqeth duart e pista disa kokrrave nga pushteti i djeshëm. Në thelb e duan opozitën shelegure e peqelepe përballë rilindistëve të menderosur… Sa për Bashën, po ta themi troc : Tani për tani, na duket si ai ustai pa mistri, që ka dije por nuk ka mjete e organizim të fortë. Prandaj ndonjë protestë a denoncim publik, nuk e ka kapërcyer dot harkun e një furtune në gotë. Në fund të fundit, vetëm opozita nuk mund t’i thotë derrit dajë ! Shkurt, c’farë bën sot në detin e varfërisë, me siguri do e gjesh nesër në kripë…Sepse fasada rilindiste ka shkuar shumë larg realitetit migjenian.

Ajo po i ngjan përditë e më tepër asaj gruas bishtdredhur e të zgjuar që mbeti gjallë sot e kësaj dite si anekdotë përmetare. Dhe malëshoviti i palodhur Niko(para se të mbyllte sytë përgjithmonë në Tiranë) e rrëfente bukur e plot humor :

–Dikur, një burrë ishte ftohur herët me gruan. Dyshonte shumë dhe vrojtonte shumë. Më në fund e pikasi me një birbo të njohur në fshat e krahinë. Ashtu i xhindosur, e priti me tërsëllëmë

-Me cilin po cucurije vesh më vesh ?

–Me asnjeri !,-iu përgjigj prerë ajo.

–Po unë të pashë me këta dy sy dhe nuk dua asnjë shahit,-këmbënguli burri.

– Jo more burrë, jo ! Të kanë genjyer sytë… Dhe si për ta mbyllur sherrin, e fton të pyesin disa ustallarë muratorë aty afër.

– Ju lutem, këtë spango në mur, përse e përdorni ?

– E kemi për të mbajtur drejtimin e murit, moj zonjë.

– Po ju e keni afër syrit, edhe gurin edhe murin.

– Epo, jo rrallë syri të gënjen. Kaq deshi gruaja bishtpërdredhur dhe iu kthye e krekosur burrit të vet : – A e sheh, more burrë ? Këta ustallarë kaq afër e i gënjen syri dhe jo ty aq larg…

12 komente në “Kryeministri, opozita dhe një anektode permetare”

  1. Lee lee says:

    Ku do te dalesh me kete muhabet.U bete ju sarandiotet te na jepni mend.Te gjithe me shkolle te larte po me mik e keni marr.Te gjjith paguani drita po nga frika.Te gjthe beni sikur punoni po tere diten cafe pini.Kujt kujton se po i flet ndonje palloshi .Prandaj rri urt te them se ta ndava leshin……ups

    1. aldo says:

      Te gjithe menderosin ga Poshte, Nders ti Menderoske nga Larte. Nuk je i vetem. Kur nuk as ADRESEN, vendlindjen e le me te KUPTOSH,
      militantizmi eshte semendja e shekullit per Militantet e shkrete. ALDO

      1. Lee lee says:

        Jo mo.E marr mbrapa.Kerkoj ndjes.Nga eshte

  2. Jimi says:

    U lodhe shume per t’na molloisur nje barsalete!

  3. Velua i Smokthines says:

    Respektet me te thella Kristo Mertiri. E lexova me nje fryme shkrimin tend sic bej dhe me shkrimet e tjera te tuat. Penemprehte e i pakursyer ndaj hajdutve te pushtetit qofshin ata kryeministra apo kolltukofage te tjere. Tere jeten ne krah te te varferve mbete o Kristo e kurre nuk u dyzove. Ti them keto me shpirt se ta di shpirtin tend. Ne dreq vafshin te paudhet qe i krryen brinjet ketij vendi e qe kujtohen per fukarain kur afrojn votimet. Bjeru edepsezve se keshtu te duam.

  4. Suzana says:

    Shkrim dinjitoz, i shkruar me kulture.

  5. Arber Iliri says:

    Ik o Kristo bej ndonje lek na keto shkrime pa s’na genjen dot syrin me keto letyra.

  6. Rakipi says:

    Makutet e Rilindjes nuk heqin dore nga makuteria e tyre. Veshtire te ndeshkohen ndonjeher qe ju befshin helm. Narkoshteti i tyre nuk ndahet nga kullat e tenderat pafund. Dhe te gjitha i veshin me propaganden vjellese fasadiste, me pedonale e bicikleta, me mbjellje pemesh e histeri pa fund. Do ta hame edhe me kete gjelle te helmatisur apo do ndodh si me anekdoten permetare?

  7. Daja i Beshirit says:

    Ketij me nder Arber Ilirit
    Po i thote dy llafe daja i Beshirit.
    E di si themi neve ne Vishocice
    A s’e puth kete gazetarin ne prapanice

  8. NNP says:

    I dolen pendet ketij palloit perseri!

  9. Dhembeli says:

    Timonieri i te quajtures e majte fluturon me presh se dhe opozita mezi mbahet ne kembe. Duket qe po na merr lumi, e kush e di ku do na perplas.

  10. Pellazgos says:

    Mos u lodh zoti Xristo,se “shqipetaret” si puna juaj habiten kur i konsideron bota thjesht nje popull me shumice myslimane bile edhe “miqte” tuaj pertej Atlantikut para disa diteve.
    Eshte si te thuash qe Othodhokset apo katoliket jane fantazi dhe jo realitet.
    Shqipetaret myslimane jane shumice se jane myslimane dhe si te tille duan me shume Erdoganin sesa Identitetin perpara turk.
    Do thote dikush qe kjo eshte rraciste,e keqe,percarese.
    Mirepo semundja egziston dhe pasi te ndroni cdo gje qe nga Emrat arabe ne Elton,Eduart,Erion,Elvis,Renato,David etj kjo semundje do zhduket bashke me kete shtet qe eshte i degjeneruar nga Periudha Helene.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje