Mos eja në vdekjen time!

28 Gusht 2018, 11:15Blog TEMA

Nga Mirza Kazhani

Të gjithë e mendojmë vdekjen, ndonjëherë me frikë, ndonjëherë themi frazën e famshme: Të gjithë do vdesim,  mbase dhe unë! Vdekja e parë që më ka bërë të mendoj (flas për vdekje njerëzish të mëdhenj e të famshëm ndërkombëtarisht) ishte e Lady Dianës. Qaja si një adoleshnte në një cep të botës, në një këndth, pikë të vogël. Princesha ishte një formë ëndrre dhe për ëndrrat të gjithë vdesim dhe kur ato vdesin qajmë.

Më pas, për Ëhitney Houston, Michael Jackson jam ndjerë sikur nga zemra, bashkë me ta, iku një pjesë, si të kishin qenë pjesë e familjes apo shokë e shoqe tetëvjeçareje. Vdekje të tilla ndonjeherë jo vetëm të bëjnë me qa, por të kthejnë edhe kohën kur ke qeshur shumë, të rikthejnë gjendje të arkivuara, të çojnë në kohën e shkuar, të marrin si një gjethe dhe fluturon mbi pallate, trotuare, afër njerëzish që sot ua ke harruar fytyrën. Kujt nuk i del para sysh ajo koha kur ishe njeriu më i mirë i kësaj bote dhe kishe vetëm një çantë shkolle për të lënë tek dhoma dhe për të fshirë pluhurat me MTV në sfond.

Sigurisht, bëj pjesë tek njerëzit që refuzoj akronimin RIP apo thëniet klishe, apo dashuritë kolektive që lukunojnë rrjeteve sociale sot për çdo vdekje të lavdishme, për persona të famshëm. Nuk mund të qajmë për të gjithë dhe vdekja, dushi e dashuria janë personale.

Sigurisht që nuk do ta çoja ndërmend që vdekja e McCain-it do më tërhiqte si një magnet i vogël këto orë, duke parë çdo profil të shkruar për të, çdo fjalë të tij. U pendova që nuk paskam mundur ta njoh më mirë.

Unë jam gazetare dhe duhet të njoh e dalloj më shumë, më mirë, është puna ime, puna jonë t’i promovojmë modelet e mirë sa janë gjallë, në mënyrë që ata të mos vdesin para vdekjes. Druaj se në këtë drejtim, sidomos sot, gazetaria po ia fut kot, duke u marrë me çdo kotësi të mundshme, boll që t’u rezistojë rrjeteve sociale që keq e kanë punën. Kështu, s’e kisha vënë re, ndoshta se ndoqa trendin e kohës dhe isha një fanse e Obamës, që bëri të qajnë me pikë të lotit njerëzit me ngjyrë ditën e fitores së tij.

Sidoqoftë, McCain-in e kisha humbur! Gjatë këtyre dy ditëve më pëlqeu çdo gjë rreth tij, burrëria, ndjeshmëria, morali politik, që në vendin tim të vogëlth nuk imagjinohet. Dhe në fund, kur të gjitha ishin thënë, puna u bë edhe më keq. McCain-i duhet të ketë palosur përtokë shumë ndërgjegje intelektuale me vendimi për të mos lejuar një burrë në funeralin e tij dhe jo pak por presidentin amerikan Donald Trump. Ishte BIG UP thonë amerikanët!

Pati edhe “fatin e mire” ta llogariste vdekjen, ta organizonte, ta zgjidhte ku dhe me kë. Fat i madh, tani që e mendoj!

Ne si shoqëri kemi shumë frikë nga vdekja dhe nuk e respektojmë si duhet. Frikë edhe nga jeta dhe nuk e respektojmë sa duhet. Siç thoshte McCain: Është karakteri yt, vetëm ai, që do të ta bëjë jetën të lumtur ose të palumtur!

Unë do thoja se në disa raste edhe vdekjen!(Tiranapost)

23 komente në “Mos eja në vdekjen time!”

  1. singing bird says:

    Oh dear little gazetarucke. You have no idea how “lucky” he was. Kam pershtypjen se i gjithe artikulli yt duhet futur ne thonjeza qe ta japi mesazhin e vertete. Te lutem, mos hyr ne rabbit hole.

    1. aj says:

      kjo eshte nje buçe marksiste-feministe

  2. Neutrino says:

    Moj gazetashitëse. Ose përktheji të gjithë emrat në shqip sipas oreksit dhe nivelit të anglishtes që ke, ose shkruaji origjinal. Sot shumica e di si shkruhet dhe shqiptohet emri i Whitney Houston.

    1. besi says:

      ne lidhje me faktin qe si shkruan emrat mire, parafolsi ka te drejte po kjo eshte gazetaria jone.
      ne lidhje me faktin qe gazetaria eshte mbushur me gjera te pavlera gazetarja me ne fund ka te drejte. shkruani per vlerat sa me shume, edhe pse niveli profesional le sh per te deshiruar, te pakten u perpoqe. te gjithve na beri pershtypje, se ke kishte lene amanet kush do fliste, dhe kush te mos vinte. duhet te kete qene burre i mencur e jo frikacak. gjithsesi Mira hulumtoni me dhe behuni profesional e shkruani dhe pa stisje ju lutem. se sot i gjith populli shqiptar eshte gazetar, merr vesh nga politika, biznesi etj etj te gjith jemi bere me keq se ato psedo opinionistet qe dhkojne te Blendi dhe Sokoli.

  3. Ti gazetare?! says:

    Ti sje gazetare Mira, ti je sherbetorja e Lali Erit! Me vjen keq qe ta them.

  4. Fieraku nga Ferrasi says:

    Kjo mbesa e hysni milloshit
    qe eshte rrit tu ndjek pulat me gjyshenne maje te katunit ku shtepite Jane te pakten nji km larg njwra
    tjetres,i eshte mbush mendja se eshte gazetare e madhe.
    Ka dashte te ngreje steken
    Po’ i Ka hy Maja stekes ne b.

  5. ai-ajo says:

    Shkrujti prap kjo tarallakja…as per pastruse nuk do e pranonte njeri kte ne Europ..jo me gazetare …as emrat nuk di te shkruaj…
    …idjote me gjith lecka…

  6. IVONI says:

    ..ESHTE HERA E DYTE QE LEXOJ SHKRIME GAZETARESKE NGA JU ..!.. PASI KAM LEXUAR SHUME , NE GJITHE JETEN TIME , MUNDET QE TE MOS JU KEM FIKSUAR NE TRU , ME PERJASHTIM TE SHKRIMIT PER DAJON TEND QE KA QENE I NJOHUR PER MUA ME SHKRIMET E TIJ [.. NJE HERE BJE NE GJUNJE , KUR PUTH FLAMURIN KOMBETAR ..}APO DHE ME MENDIMIN E TIJ POLITIK ..! PER KETE SHKRIM KAM BERE KOMENT NEPERMJET INTERNETIT ME ADRESEN TUAJ ,QE NUK E DI NESE E KE KAPUR ..!..MENDOJ QE NE KETE EPOKE “TE KOKLAVITUR” , GAZETARET DUHET TE QENDROJNE PRANE PSIKOLOGUT APO NEVROLOGUT ,PER TE QENE ME TE SIGURTE ..!

  7. Roland says:

    Lejdi djana moj bije , u vra nga mbreteresha se qihej me ate harapin nga brazili… pse paske qare aq ti , apo tu dhimbs …? Hajde moj kezhan , a buzhan , si e ke emrin , hajde ….te lumte vegla

    1. Oh zot!ka shkruar dhe ky turkoshaku me emer roland qe ka mesuar alfabetin dhe ka nje cel,por nuk e di a e ka kuptuar njeri kete injorant se cfare ka shkruar.
      Do te matet edhe ky fshatari me Miren.
      Sa mbrapa jemi.

  8. @ says:

    Sec me jep pershtypjen kjo gazetare, sikur eshte akoma nje vajze adoleshente, akoma e parritur dhe pak e llastuar. Mire ben qe mburret me personazhet VIP (edhe per dajen e saj te ndjere, Hysni Milloshi), me keqardhjet e jetes dhe te profesionit, por duhet keshilluar qe te mos i beje publike te gjitha emocionet, perjetimet dhe krenarite e saj.

  9. alex says:

    Sa rbq me nick meshkujsh dhe femrash mban kjo toke. Por ka edhe nga ajo toka ku kane refugjatuar. Jane te pasistemueshem keta te fundit se nuk i ben derman as toka e ketij plakut qe vdiq.

  10. Arber iliri says:

    Ore njerez qe nuk meritoni te quheni njerez cbeni ore keshtu fyeni nje gazetare se jeni negative.ajo ka shkruar nje artikull dhe shume te mire por you me idiotesi fyeni.super primitive.

  11. Ne respekt te shkrimit, por dhe kam rezervat e mija; cfare thote politika prodhon gazetaria.Keshtu duhet te jete?Per cfardo qe flitet eshte e degjuar dhe komentuar ju i beni jehone se e keni mundesine.Njerezit e famshem kane vendin e vet,por dhe keta te “padukshmit” qe lindin kontribojne dhe shkojne ne boten tjeter sa familjaret nuk kane leke as ti varrosin, nuk kane nge te bejne llogari kush shkon ne varrim.Nje vend mizerabel,i vjedhur i percudnuar,i masakruar deri ne kufijte qe nuk i mer imagjinata i ben iso nate e dite hajduteve qe vodhen bankat e ja lane fshatarit se i vodhi me gomare e tjetrit i futi leket ne cizme,rrafshuan male per ti shitur per nje cape buke e sot e kesaj dite vdesin njerez duke mbledhur ndonje therrime nga minerali i mbetur,qe thithin naften e na e shesin per me te miren; nje lukuni hajdutesh,kriminelesh qe e kthyen vendin ne parahistori.Tani dikush ka vdekur dhe nuk gezoi asgje vec u kenaq me portalet qe sheh te shkruani ju per nje vend qe vetem e imagjinojme.Do te arrije gazetaria,mendimi i lire,ta thote faktin qe sheh si i vjen apo ta shohe me syte e politikes,qe e pekthyer ne kushtet tona do te thote nje kenete me krokodile dhe ne ne breg duartrokaim dhe presim radhen kur…do na vije.Ndjese nese pa dashje lendohet ndonjeri,se jemi sic duket te denuar kolektiv,por nje pike uje ne kete kenete ndoshta tregon se ka dhe nje menyre tjeter veprimi e qeverisje.

  12. Klea says:

    Aman mos shkruj me se ma ke shpife. Nuk e ke idene e gazetarise dhe as te minimumit intelektual. Sorry

  13. eni says:

    Mira Kazhani po qan per Joh McCain, nje nga senatoret me luftenxites ne Amerike. Une mendoj se vdekja e tij eshte nje fitore e vogel per paqen. Nje keshille per gazetaret shqiptare: mos shkruani per gjera qe nuk i njihni dhe nuk beni perpjekje ti njihni.

  14. Kukuleci says:

    Mira ju jeni nje gazetare e talentuar,trime,intelegjente,dhe deshiroj te vazhdoniti shpreni me realizem hallet dhe problemet e shqipetareve.

  15. Ben says:

    Everyone should be free to express his/her thoughts without hurting the others. Unfortunately this happens very rearly in our country.
    We have a long way to go …

    1. mik says:

      Po ti po practikon Spanjishten ketu ?
      Fol Shqip o burre, te marrim vesh edhe neve.

  16. leka says:

    ti nuk je gazetare…e tregove me pak rreshta gjithe injorancen tende…po pse te botojne te tema nuk e marr vesh?

  17. fol shqip se je gazetar says:

    modelet e mira dhe jo modelet e mire

  18. fol shqip se je gazetar says:

    modelet e mira dhe jo modelet e mire
    disa emra mashkollorw ne shumws ndwrrojnw gjini: behen femerorw

  19. fol shqip se je gazetar says:

    modelet e mira dhe jo modelet e mire
    disa emra mashkollorw ne shumws ndwrrojnw gjini: behen femerorw…………..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje