Çmime të shtrenjta? Rama: Mos vallë turistët e huaj janë nën efektin e drogës që i kemi shitur ne? Shqiptarët kanë më shumë para, se po pushojnë jashtë

30 Gusht 2018, 12:12Sociale TEMA

Kryeministri Edi Rama ishte këtë të enjte në Lalëz ku foli për sezonin turistik që zyrtarisht është në ditët e fundit.

Gjatë fjalës së tij, Rama iu referua ankesave të herë pas hershme që shqiptarët bëjnë për çmimet e shtrenjta në sezon.

Ai tha se Shqipëria është një nga vendet ku pushimet janë ekonomike.

Sipas tij, këtë e vërtetojnë edhe turistët e huaj, të cilët janë të kënaqur me shërbimin dhe çmimet.

Rama: Atyre që thonë që çmimet janë të larta ju them që së pari është interesant, sepse turistët e huaj vijnë në Shqipëri dhe thonë: Shqipëria është shumë e bukur, pushimet janë të lira dhe mikëpritja është e jashtëzakonshme. Ndërkohë që shqiptarët që komentojnë thonë: Shqipëria është e shëmtuar, pushimet janë shumë të shtrenjta dhe të gjithë ata që shërbejnë janë për tu vrarë. Tani o turistët e huaj janë nën efektin e drogës që i kemi dhënë ne si qeveri dhe nuk dinë ku kanë ardhur dhe as dinë cfarë flasin, pse pastaj ka një përoblem me këta që komentojnë.  Sa i përket çmimeve, çmimet i vendos tregu jo qeveria dhe nuk ka cmime të larta që e lanë restorantin apo hetelin bosh sepse e falimenton. Përderisa ka klientë, konsumatorë atëherë do të thotë që ka një balancë. Nuk diskutohet që pushimet në Shqipëri janë shumë më të lira.

Ndërkohë, kreu i qeverisë evidentoi edhe një fakt tjetër, që numri i turistëve shqiptarë që pushojnë jashtë është rritur.

Kjo, sipas tij, tregon rritje të konsumit.

Rama: Ka dhe një argument, që është për tu pasur në konsideratë. Numri i shqiptarëve që kanë zgjedhur të pushojnë jashtë është rritur. Është rritur në mënyrë të konsiderueshme. Kjo çfarë tregon? Kjo tregon një rritje të fuqisë së konsumit, që të marrin avionin dhe të shkojnë dikur tjetër. Jo se është më lirë, sepse kudo qoftë ku të shkosh nuk është më mirë, të paktën në mesdhe. Janë dy komponentë që flasin shumë. Këto nuk janë për të thënë shiko sa të lumtur që jemi, por janë për të thënë shiko sa mundësi kemi dhe sa potencial kemi për të shfrytëzuar në funksion të ekonomisë, punësimit dhe imazhit të Shqipërisë.

7 komente në “Çmime të shtrenjta? Rama: Mos vallë turistët e huaj janë nën efektin e drogës që i kemi shitur ne? Shqiptarët kanë më shumë para, se po pushojnë jashtë”

  1. a says:

    Mo po ca thote ky, eshte ne rregull nga mendte e kokes ky?

  2. Arberia says:

    Ti jeton ne nje bote imagjinare

  3. lali says:

    ti mor burre dalengadale po iken nga binaret…
    mandati i dyte eshte fatal per te gjithe, por me duket se kete virus (per te mashtruar) e ke pasur pak si gjithmone me vete…
    eshte e kote te komentosh budalleqet qe thote, tani vetem lexojeni dhe nenqeshni…

  4. Kalec Dega says:

    Do kesh kan nen efektin e se bardhes pa i ke than shume bukur keto gjepura , o arrogant bolshevik….

  5. H says:

    Pse shqipëria prodhoka kaq budallenj njëri pas tjetrit ?

  6. florence says:

    ah cna ka gjet me ket idiot ne, iku sali trapi erdhi ky idiot i lindur, o zot o zot si nuk gjetem nje burre ta drejtoje kete vend.

  7. AhMorShqiptarIVarferDheKokeBosh says:

    Te dashur komentues, perpara se tu jepni gjuhes, dmth gjepurave, ju sugjeroj te lexoni permbajtjen e mesazhit te kryeminstrit. Perderisa te reagoni keshtu, me bark dhe jo me koke, atehere mire e keni qe politikanet ju shfrytezojne si bagti!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje