Opozita, si maniakët që përgjonin dikur çiftet nga liqeni

30 Gusht 2018, 12:32Blog TEMA

Nga Lorenc Vangjeli

Agaçi nuk është ëngjëll. Sekretari i përgjithshëm i kryeministrisë, Engjëll Agaçi është një nga tre personazhet e përmendur me emër në një audiopërgjim mes një zyrtari të KQZ-së Denar Biba dhe gjyqtarit të Strazburgut Ledio Bianku.

Si nëpunësi më i lartë civil në vend është tërësisht normale që emri i Agaçit të përmendet për shumëçka. Për mirë e për keq. Sipas zakonit, më shumë për keq se për mirë!

Në një vend normal për të duhej të diskutohej për mënyrën sesi organizon mbledhjet e këshillit të ministrave, si e ndjek vendimmarrjen e insitucionit deri sa aktet marin fuqi ligjore, si dhe pse kthen projektakte kur mendon se nuk janë në përputhje me kushtetutën, si përgatit, me udhëzim të kryeministrit, programe afatshkurtëra dhe afatmesme të veprimtarisë së institucionit e të tjera e të tjera.

Për këtë nëpunës do të duhej të flitej për cilësinë e ligjeve, për raportin me parlamentin, për rolin e tij vetjak qoftë në të shkuarën, qoftë në të nesërmen – draftimi i reformës në drejtësi, ishte një nga këto raste. Kështu e vizaton ligji identikitin e këtij nëpunësi të lartë, por jo Shqipëria politike e tipit më the, të thashë: Denari i tha Ledios që Engjëlli i kishte thënë t’i thoshte Biankut se çfarë mund të thoshte Strazburgu për atë që kishte thënë Edi Rama për pronat.

Denar Biba, arbitër nga socialistët në KQZ, me të paktën ato pak fjali të shkëputura nga audiopërgjimi prej Stazburgu, nuk vizatohet bukur. Por për nivelin dhe mënyrën sesi flet ai në tavolinë, duhet të flasin vetëm ata që në tavolinë flasin jo vetëm mençurisht, por edhe saktësisht shqipen letrare.

Nëse ka shkuar të kërkojë mend apo i kanë kërkuar të gjejë mend në Strazburg për hallin gjithëshqiptar të pronave, as ai nuk e ka kërkuar në mënyrën e duhur dhe as nuk ka trokitur në derën e duhur. Thjesht ka gabuar edhe në formë, edhe në përmbajtje.

Probleme të tilla nuk janë muhabete informale dhe halle individësh, por qëndrime institucionesh. Por të akuzohet se i ka bërë shantazh në emër të kryeministrit dhe Engjëllit të tij një gjykatësi të lartë të Strazburgut, se e ka paralajmëruar se mund t’i mungojë kur t’i mbarojë mandati katër vjet më pas, një rrogë 100 mijë lekëshe në Tiranë, ky është naivitet i frikshëm dhe fëminor. Madje më shumë i frikshëm sesa fëminor.

Eshtë edhe naivitet në aritmetikë në çështje shifrash: përballë milionit evropian, qindarka shqiptare nuk llogaritet, nëse flitet për punë rroge.

Bianku është personazhi i tretë i kësaj historie që është vizatuar vetëm me ngjyrë të bardhë nga opozita. Fakti që është ai është gjyqtar në Gjykatën e Strazburgut e bën atë potencialisht jurist të dorës së parë. Që edhe po të mos dinte ndonjë gjë të madhe nga arti i gjyqtarit në fillim, nëntë vjet e kusur në zemër të drejtësisë evropiane, do t’ja kishte mësuar notin në det.

Askush nuk ka të drejtë që ta paragjykojë sot Biankun duke u nisur nga motivet e djeshme të emërimit të tij në Strazburg. Askush nuk ka të drejtë t’i kujtojë as rrethin familjar dhe aq më tepër edhe faktin se ishte “pothuaj një klient i gatshëm për avokat të mirë në një proces penal në Tiranë” pak para se të nisej në Strazburg. Akti që ai bëri mbas bisedës me Bibën – vënia në dijeni të kryetarit të gjykatës së Strazburgut për atë çka e quajti ndikim të papërshtatshëm në detyrën e tij – është i lavdërueshëm. Dhe ka bërë mirë. Por mbas një akti të madh, shpesh fshihet një llogari e vogël.

Ky është vetëm fillimi në gjykimin e ngjyrave për Biankun. Ka një aksiomë interesante, të vërtetuar rregullisht, që thotë se aty ku është drita më e fortë, është edhe hija më e fortë; aty ku në sipërfaqe sheh të bardhën si në rastin e Biankut, brenda mund të gjesh edhe të zezën e thellë.

E para, kanë kaluar katër vjet nga ky incident. Vonesa e shpërthimit të skandalit përkon në mënyrë të çuditshme me përfundimin e mandatit të Biankut. Që në këtë mënyrë, i siguron vetes një biletë martiri në kthimin e mundshëm në Tiranë dhe një vend direkt në lozhën e opozitës blu. Domethënë PD-së, partisë që i cilësoi dikur të pastra kredencialet profesionale e morale të Biankut kur e dërgoi në Strazburg. Natyrisht edhe kriterin politik. Por në atë kohë askush nuk e vriste mendjen për detaje të tilla. Rikthimi si hero mbas një ikje pothuaj gjysmë të fshehtë, është një trill i rrallë i fatit.

E dyta, hedhja e gurit dhe fshehja e dorës është një hile e vogël që përgjithësisht vjen nga errësira. Nga njerëz që nuk kanë fuqi e kurajo të përballen me aktin e tyre. Që në lojën kok a pil me pushtetin vrapojnë gjithmonë tek koka e monedhës.

E treta ka të bëjë me një detaj dhe debat moral. Në Shqipërinë anormale të mungesës së debatit për thelbin, është luks të kërkosh orkestër simfonike nga një turmë shurdhësh, memecësh dhe të verbërish siç është përgjithësisht klasa e emëruar politike në vend.

Tre përplasjet më të forta politike në mandatin e dytë qeverisës të të majtës kanë ardhur nga audiopërgjimet. Tahiri me përgjimet italiane për drogën; Xhafaj për gallatën dramatike e inskenuar me Babale qesharak; dhe tani përgjimi nga kafja i një zyrtari shqiptar me një gjykatës ndërkombëtar, janë bërë kuajt e luftës së përditshme të opozitës.

Gjithmonë e sipërfaqësore. Gjithmonë e më pa fantazi. Gjithmonë e më pa shije, për fat të keq. Një opozitë që njëlloj si qeverisja përballë saj, rend në sipërfaqe dhe i shmanget thelbit me shpejtësinë që vampiri ja mbath nga hudhrat.

Opozita shqiptare është e dashuruar me aktin e pështirë, të pisët e të neveritshëm të përgjimit. Opozita e sotme po sillet njëlloj si maniakët e djeshëm që fshiheshin ferrave për të parë me sy pak kofshë të bardha, ndonjë skaj cice të fryrë e një çikë bark femre të lagur dhe për të dëgjuar me veshë ndonjë rënkim në ato pak çaste pasioni të çifteve që përdornin për hotel parkun e liqenit.

Opozita po ve syrin dhe veshin për të parë dhe dëgjuar se çfarë ndodh rreth e rrotull dhe për të masturbuar impotencën e saj për të bërë politikë. Nuk është hera e parë që ndodh. E ka bërë dhe qeverisja e sotme kur ishte dje në opozitë. Por ajo erdhi në pushtet vetëm kur kuptoi se të bësh politikë është shumë më shumë sesa të përgjosh me sy e vesh tek vrimat e qeverisjeve.

P. S. si Post Scriptum dhe jo si P… Somllik: Vlen një debat tërësisht tjetër për bisedën e supozuar mes dy shqiptarësh në Strazburg dhe për hallin që i bashkoi ata gabimisht në kafe’. Do të duhej të merej shkas për një debat kombëtar për pronat.

Për këtë gangrenë të cilin e ka shkaktuar edhe e majta edhe e djathta, e gjithë klasa politike tradicionale shqiptare. Një debat për këtë gangrenë që është në thelb të çdo gjëje të ligë që ka ndodhur në këtë vend këto tre dekada. Që nga vrasjet tek varfëria.

Që nga grabitja me përdhunë e tokës tek legalizimi triumfalist me Shab Meminë e Tan Lamen dhe tek gara e Saliut me Edin që kush ja jep më shpejt tapinë e tokës së vjedhur grabitësve pa faj.

Kjo do të duhejtë ishte një temë debati për opozitën, qeverisjen dhe gjithë shoqërinë shqiptare, por as Luli nuk e bën sepse Strazburgu ishte bingo për “pronën e tij” në det, as Edi nuk e zgjat më tej sepse e ka në shpinë faturën dhe as Saliu nuk do ta bëjë se ai e di që Engjëlli i kryeministrisë nuk është djalli i kësaj historie.

19 komente në “Opozita, si maniakët që përgjonin dikur çiftet nga liqeni”

  1. Moni says:

    ?? E ke qa, plako!

  2. Çim Tironsi says:

    KY LORENC VANGJELI NUK KA BERE TJETER VECSE KA PIKTURU VETEN ME KETE TITULL SHKRIMI.EDHE KUR KA QENE ADOLESHENT EDHE TANI AI VDES PER TE PERGJUAR ÇIFTET.ESHTE NJE PROFESION QE E KA SHUME ME PER ZEMER SE GAZETARINE MEGJITHSE TANI KA RA PUNA SE ÇIFTET BOJNE DASHNI DITEN ME DILL DHE SKA NEVOJE TI RUSH. EDHE NE FTYRE LENCI DUKET QE O ROJTAR ÇIFTESH. SHIHENI ME KUJDES DHE DO ME JEpNI TE DREJTE. TE FALA LENC.

  3. Komentuesi says:

    Ledio Bianko duhet te shkoi ne burg.Ky maskara,ky hipokrit,ky i pabese,qe pi kafe me miqet dhe nga ana tjeter i spiunon te kapua i tij Basha,qe nuk eshte gje tjeter por nje fyell pa vrima.Ai siguron vertete nje karrige te partia qe militon,por nuk ka me poshtersi te ulesh kaq shume vehten me nje veprim te poshter dhe te turpshem ndaj nje shoku,miku,apo bashkatdhetarin,kolegun tend.Me kete veprim BIANKU,nuk uli vetem vehten e tij por krijoi urrejtje edhe per partine e ti demokratike.Sa vjen dhe pd-ke po humbet pike,po humbet besimin te elektorati i tij.Sa poshte do ta shikoi vehten pd-ke ne zgjedhjet e ardhesheme.Ata nuk din te sillen.Jane te gjithe paedukate.Kete lloj partie e keta lloj njerzish nuk i duhet as kujt.

    1. aldo says:

      Miku nuk te ben persion o vic.

  4. H says:

    Shqiptari do shesi pordhë edhe kur është roje nate , e jo më kur punon jasht shtetit.

  5. Jimi says:

    Lorenc! Portreti yt i ka brenda te gjitha ngjyrat e ylberit politik, jo te dylberit !?

  6. LORA says:

    Sikur te analizoje deri ne thellesi dhe me pa-anesi gangrenen e prones legjitime,e cila u be 28 vjet qe nuk rregjistrohet dot,,,,,patjeter qe ti L.Vangjeli nuk do te mbeteshe ,sikurse ketu me siper,ne statusin e pergjuesit te pergjuesve opozitare.
    Ke me shume se dy dekada qe merresh me politike ,,,,e nuk t’a mban bytha te besh nje pune te qene.
    Te lumte,ia hudhe njesoj edhe sot !

  7. Kunata e nunuse nga salarija says:

    Eh moj klodi
    Cdo ti qe investigon
    e te qellojne me kallash
    Shiko vangjelin
    Po’ kjo e zgerdhire 25 vjet

  8. Laku says:

    Nuk ka djale me laper dhe servil se Lorenci,e njof mire koke boshin.

  9. Sulltan says:

    Po Lenci,por jo ata qe e marrin ne bythe si ty.

  10. Landi says:

    Ketamlloj “ analistesh” qe vendosen nga tavolinat e veres e te rakise ,me kujtojne martesat brenda gjakut per mosndarjen e pasurise…
    Kemi ca para per te dhene per kete teme…le t’ja japim Lencit se eshte djal muhabeti.
    Gumen ka qene student “ shoqerues malli” ,
    Keshtu e quanim per faktin se rrinte me cdo femer dhe skish asnjeren…gumen ka ngelur.

  11. Landi says:

    Keta lloj “ analistesh” qe vendosen nga tavolinat e veres e te rakise ,me kujtojne martesat brenda gjakut per mosndarjen e pasurise…
    Kemi ca para per te dhene per kete teme…le t’ja japim Lencit se eshte djal muhabeti.
    Gumen ka qene student “ shoqerues malli” ,
    Keshtu e quanim per faktin se rrinte me cdo femer dhe skish asnjeren…gumen ka ngelur.

  12. Soni says:

    Ky Lorenci na qenka dhe beqar me duket dhe i ka ngel sahati ne punen e shokeve se per vete i qenka thare. Skandalet i quan pergjime. O tu mbyllte?!

  13. harrut ju e
    sala ka pas ken xhaloz i modh
    e kur ishte e fijum
    mbasi nuk e gjente ne shtepi t’fejumen
    e gjunte ,dmth “kerkonte” lirine ferrave te qilenit .
    qish athere ,shqihej per ate Hung
    d te mreht salia .
    dhe vertet saher pergjonte ne ferrat e liqenit
    e gjente lirine ,qe dilte shpesh anej per qijf
    sepse e donte shume natyren

    por qi salas ti bahej mikrob deri me sot ajo pun
    vallahi bilahi po m’ba mw kjesh

  14. harrut ju e
    sala ka pas ken xhaloz i modh
    e kur ishte e fijum
    mbasi nuk e gjente ne shtepi t’fejumen
    e gjunte ,dmth “kerkonte” lirine ferrave te qilenit .
    qish athere ,shqihej per ate Hund te mreht salia .
    dhe vertet saher pergjonte ne ferrat e liqenit
    e gjente lirine ,qe dilte shpesh anej per qijf
    sepse e donte shume natyren

    por qi salas ti bahej mikrob deri me sot ajo pun
    vallahi bilahi po m’ba mw kjesh

  15. M.....Mecos says:

    LORENC i ke ren pikes, e sakte keta te partis BABALE-PD’s kan 28 vjet qe meren me pergjime dmth pergjojne njeri tjetrin pas vrimes se celsit te deres, ae dini pse se?! edhe SALI talebani keshu ka ber qe ne kohen e ENVERIT spiunin, sahan lepirsin, mashtrusin, interesaxhiun, sharlatanin dmth te qinte e te zezat… dhe kur kapte mate njerzit e vete te PD’s per shembull JEMIN GJANEN e kapi mat duke shkerdhyer gocen e SALI LUSHES ne zyre te JEMINIT e mbylli qe ti kishte ne shntazh, qe ti perdorte si keta te socmit, si kamikax, i keni pare si dalin keta njeri pas tjetrit se i ka kap prej koqesh nqs i kan ato te shkretat, se me duket jan te tredhur te gjith pa perjashtim….

  16. Sa per sy says:

    Hahaha
    Na thuaj pak o Lenco,sa eshte shpejtesia e vampirit qe vrapon per tu larguar nga era e hudhres…
    Ku e gjete kete perle?

  17. Martini says:

    Lorenc me vjen keq se e.mban vehten te mencur.Nuk e kupton qe ne kuadrin e talljes qe po ben Rama me Lulin vecanerisht me Saliut dhe Ilirit.Kjo do te jete finalia komike e tragjikomedise shqiptare.Pa dashur e ke ngrene dhe ti si zonjat.Vetem nje aresye.A mund te mendohet qe Denar Biba te mendohet se mund te perdoret ne rolin e batakciut.Absolutisht Denari ka dhene prova qe se ben.Pak te tjere ka.Sa te duash.Sic duket kohet e fundit ke cfaqur shenja lodhje z.Lorenc.

  18. Plaku says:

    Debati për pronat është një ide që i ka shkuar koha, prandaj dhe nuk ja mban askujt t’a bëjë sepse tashmë ai do të ishte vetëm një gerr verore pa dritë në fund të tunelit që krijoi politika.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje