“Pronat”, Spiropali i "përvishet" Tabakut të PD: Kryebiba e PD Basha akuzon se është shantazhuar kunati i Pollos. Dikush t’i kujtojë kush e kishte sloganin "Shqipëria 1 euro”...

30 Gusht 2018, 13:10Politika TEMA

Sherri per pronat, audio-pergjimin e Ledi Biankut dhe shantazhet kane vijuar dhe diten e sotme me nje intensitet akoma me te larte.

Paraditen e sotme deputetja e PD-së, Jorida Tabaku akuzoi qeverinë se po i shpronëson shqiptarët për herë të dytë.

Pas sulmeve të PD-së, ka reaguar edhe deputetja socialiste Elisa Spiropali, e cila duke i bërë një pyetje retorike Tabakut shkruan se ishte Berisha që kishte si slogan Shqipëria 1€ .

Më tej Spiropali në përgjigje të Tabakut thekson se atë që u bëri pronarëve e pronave në këtë vend partia e saj, s’ia ka bërë e s’ia bënte dot asnjë pushtues i huaj.

Ndërsa duke i ndalur te përgjimi i Biankut, Spiropali shprehet se kryebiba e PD Basha akuzon se qenka shantazhuar kunati i Pollos, duke e cilesuar nje gje te tille nje “babalepergjim”.

Reagimi i plote i deputetes se PS:

Dikush duhet t’i kujtojë zonjës Tabaku se Shqipëria 1€ ishte slogan i liderit të saj! Le t’i kërkojë edhe një rast të vetëm deri sot kur qeveria shqiptare ka dhënë tokë shtetërore a private me 1€ në bregdet për nje individ me emër e mbiemër!

Dhe nuk është mirë që zonja Tabaku të vajtojë për pronarët, se atë që u bëri pronarëve e pronave në këtë vend partia e saj, s’ia ka bërë e s’ia bënte dot asnjë pushtues i huaj.

Sa për këtë babalepërgjimin e radhës me Denar Bibën që paska shantazhuar kunatin e Genc Pollos, kryebiba e PD-së Lulzim Basha, bën mirë të kthehet edhe mendërisht e jo vetëm fizikisht nga pushimet e gjata se erdhi shtatori✌

3 komente në ““Pronat”, Spiropali i “përvishet” Tabakut të PD: Kryebiba e PD Basha akuzon se është shantazhuar kunati i Pollos. Dikush t’i kujtojë kush e kishte sloganin “Shqipëria 1 euro”…”

  1. Komentuesi says:

    Te lumt zonja SPIROPALI. Jonida Tarabakun e degjuam dhe fliste mbroçkulla qe as qeni nuk i ha. Shqiperine 1 euro e nxori idhulli tyre Sali Berisha,dhe katrahuren me pronat i beri po Berisha me partine e tij.Keta te pd-ke kane shkalluar fare,dhe nuk dine se ç’flasin.U ka ikur tepeleku kokes.Ata hiqen si te mençem, por me keto lajthitje, po dalin me budallenj se sa duken.Me keto veprime,shpifje,akuza,pergjime te kota,po ulin vehten e tyre,po humbasin besimin te elektorati,rezultatin e te cilave do ta shikojne te kutia e votimit.

  2. Turi says:

    Ne fakt gjemen pronareve ja u bete te dy njelloj .Po Tabaku pronat e Turdive i rregulloi ama . Kendej del shan oligarket kendej bashkpunon me nje oligark si Kastrati . Thjesht i them zonjes Tabaku qe demagogjia e Partise suaj i beri pronareve gjeme me te madhe se Enveri se ne ke ju kishim shprese ne fillim .Nese e ke fjalen per pronat e Turdive qe i ke te tuat aty po ke te drejte po jo per prona pronaresh ske te drejt me fol .

  3. mirel says:

    Po moj shoqa partizane.
    Kete lojen me 1 euro e nisi Fatos bixhosciu.
    Saliu dhe Ramiu e vazhduam bile pa leke fare.
    Jo me pronat e shqiptareve qe u grabiten, po dhe deti e varrezat u dhane pa leke fare.
    Kete gurmazin e gjate do beje mire ta perdorje jo vetem per ate te gjatin..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje