A kontrollohet UEFA, nga Real Madrid dhe Barcelona?

31 Gusht 2018, 11:07Sport TEMA

Ndërsa dje është hedhur shorti i Champions League, UEFA ka zgjedhur edhe lojtarët më të mirë të sezonit të shkuar.

Të gjithë ishin lojtarë të Real Madrid, duke filluar nga portiere Navas, që me Juventusin bëri një gafë skandaloze, që mund t’i kushtonte eleminimin ekipit, deri tek Cristiano Ronaldo (që sot luan tek Juventusi).

Dhe pikërisht lajmi është ai, Cristiano Ronaldo.

Portugezi edhe pse shënoi 15 gola në Champions League-n e vjetshme, si askush më parë, në mënyrë surprizë nuk u zgjodh si lojtari më i mirë.

Në vend të tij u shpall fitues Luka Modriç, që nuk ishte një nga më të spikaturët e vjetshëm (Botërori) nuk përfshihet.

Ka vite që në fakt, që UEFA zgjedh vetëm lojtarët e Realit dhe Barcelonës si më të mirët, edhe kur ato nuk e kanë fituar Championsin.

Por rasti i Ronaldos këtë vit, është i çuditshëm.

Me sa duket, edhe nëse je më i miri në botë, po nuk luajte për Realin ose Barcelonën, nuk vlerësohesh.

Gjë që e ka irrituar jashtë mase Ronaldon, që nuk ka shkuar fare në ceremoni.

Duket se ai u ndëshkua, pse u largua nga Reali.

Por ndikimi i Realit dhe Barcelonës tek UEFA ka bërë që kjo e fundit, ndryshe nga sa u përfol, të mos e përdorë sërish sistemin VAR.

Kjo, pasi për vite me radhë, janë dy ekipet që përfitojnë favorizime të dukshme nga arbitrat, në kurriz të ekipeve të tjera.(TemA)

1 komente në “A kontrollohet UEFA, nga Real Madrid dhe Barcelona?”

  1. eno says:

    sepse keta jan mafia futbollit, asnje ekip lojtar pervec ketyre sdo fitojne ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje