Gjermania kundër shkëmbimit të territoreve si zgjidhje Kosovë-Serbi

31 Gusht 2018, 13:02Rajoni TEMA

Gjermania e refuzon shkëmbimin e territoreve si zgjidhje për konfliktin prej dekadash mes Serbisë dhe Kosovës.

“Ne besojmë, që kjo mund të hapë shumë plagë të vjetra në popull”, tha ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Heiko Maas të premten (31.08) në kuadër të takimit të ministrave të jashtëm të BE-së në Vjenë.

Sipas tij diskutimet për shkëmbim territoresh nuk çojnë në drejtimin e duhur. Edhe presidenca austriake e BE-së tregohet skeptike.

“Ndryshimet e kufijve, sikurse e kemi parë herë pas here, nxjerrin probleme”, tha ministrja e Jashtme e Austrisë Karin Kneissl.

Propozimi për shkëmbim territoresh parashikon, që pjesë të veriut të Kosovës të banuara me shumcië serbe t’i kalojnë republikës serbe. Në këmbim rajoni i Preshevës në jug të Serbisë me shumicë shqiptare t’i bashkohet Kosovës. Kosova  banuar kryesisht me shqiptarë para dhjetë vjetësh u shkëput nga Serbia.

Beogradi duke iu referuar manastireve dhe betejave mesjetare në Kosovë kërkon ta marrë sërish krahinën. Prej vitesh BE-ja përpiqet pa rezultat që të ndërmjetësojë mes fqinjëve në konflikt.

Pajtimi me Kosovën është kushti kryesor, që Serbia si kandidate për antarësim në BE të afrohet edhe më shumë me Brukselin.

Ndër të tjerë presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq dhe ai i Kosovës Hashim Thaçi janë shprehur për këtë opcion. Por nëse kjo do të realizohet vërtetë ka mjaft dyshime.

Një nga arsyet është, që për zbatimin e një marrëveshjeje të tillë Thaçit mund t’i mungojë shumica e nevojshme në parlament.(dw)

1 komente në “Gjermania kundër shkëmbimit të territoreve si zgjidhje Kosovë-Serbi”

  1. SHQIPE-FREE says:

    @@Sllavo-Serbet e Zbritur nga Majata e Maleve Russe, kane qe ne Shekullin e 12-te qe Luftojne Kunderr SHQIPETAREVE,kane KERKUAR ME C´DO KUSHTE Dalje ne Detin Adriatike,por jo vetem kaq:KANE KERKUAR Zhdukjen e Kombit Shqipetare, ku nje nga Mattodat ishin ASIMILIMI I Shqipetareve, Gje qe e kane Arritur deri diku…Zhvendosja Demografike me Terror-Ushtarak, dhe duke bere edhe Marreveshje me Turqine per Zhvendosejn e Popullesise Shqipetare GJE QE ISHTE FATALE PER KOMBIN SHQIPETARE, sepse Zbrazi Territore te tera per tu Kolonizuar me Serbe…
    1-Pra Ndermejte Kombit Shqipetare dhe Serbe, ka nje Lufte prej 900-te Vjetesh qe mbahet NDEZUR gjithmone nga Serbet,athere del Pyetja per c´do Shgqipetare;KUR U BEN KAQ “PAQESORE” Keta Serbet????Apo u bene tani me Hashim Thacin ,a thua se Thaci na paska “Topet” e te Qenit Ai qe merre Vendime me Serbe????????????
    2-Serbet kane Kerkuar Gjithmone “Ndarjen e Kosoves”???Behet Fjale per Ndarje ??Apo eshte Thjeshte nje nga OPSJONET E SHUMTA TE SERBEVE PER TE Perfshire edhe Europen ne INTRIGAT e saj, per te Fituar perseri Kosoven??Besoj se Po::SERBET, qe ekane “Humbur” Kosoven..KERKOJNE TA MARRIN PERSERI ATE , duke PERDORUR Politikanet Kosovare si Hashim Thaci,,,QE PER MUA ESHTE SA “AXHAMI” AQ EDHE I PA-PJEKUR PER TE Udhehequr Bisedimet me Serbet…
    3-Thjeshte Hashim Thaci ka Rene ne GRacken e Serbeve, me apo pa Dashjen e tije kete Mbetet ta shohim ne Perspektive..POR NJE GJE ESHTE DHE DUHET TE MBETET:PSE SHQIPETARET SI NE KOSOVE APO TIRANE; DHE MAQEDONI..PO BEJNE “SEHRIE” THcin????
    @@@Hashim Thaci:MOS NEGOCJO NE EMER TE KOSOVES ME SEERBET:KOSOVA ESHTE TRUALL SHQIPETARE dhe si e tille ESHTE E PANDASHME nga Individe, tani Quhet Thaci apo Vocici Ska Rendesi:JO NDARJES SE KOSOVES…
    4Autonomi te Komunave me Shumice SERBE, eshte DESHTIMI ME I MADHE I QEVERISE THACI, dhe Presidences se tije:::A NUK DO TE ISHTE MIRE QE “Kosovaret” te kishin per PRESIDENT NJE SHQIPETARE QOFTE EDHE NGA DIASPORA POR TE SHKOLLUAR??????????

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje