"Kaçi i bardhë" thirrje mbarëpopullore për revolta: Rama peng i krimit dhe kriminelëve, t'i japim goditjen përfundimtare se kupa është mbushur e po derdhet

31 Gusht 2018, 09:53Politika TEMA

Kastriot Islami ka përcjellë një thirrje mbarëpopullore. Ai thotë se shqiptarët nën udhëheqjen e kryedemokratit Lulzim Basha duhet të grihen në revolta për t’i dhënë kryeministrit Edi Rama goditjen përfundimtare.

Ish-deputeti socialisto-demokrat, duke komentuar ngjarjen e Klodiana Lalës, ka arritur në përfundimin se shefi i qeverisë është peng i krimit.

Ndër të tjera, Islami shkruan:

Goditja ndaj Klodiana lalës është i qartë: Në Shqipëri kush hap gojën kundër krimit merr ndëshkimin e merituar! Fjala e lirë nuk ekziston nëse prek krimin! Në perëndim nuk lejohet kriminalizimi i shoifjes ndërkohë që në Shqipëri sot është provuar se ekiston kriminalizimi it i vërtetës, i fjalës së lirë. Madje ky kriminalizim bëhet me kallashnikov…

Askush, as vëndas dhe as i huaj, as brënda vendit dhe as jasht vendit, nuk duhet të ketë asnjë iluzion apo të besojë se do të gjënden autorët e këtij akti që nuk është i shkëputur… Dhe as të mos i shkojë mëndja ndokujt se ata do të ndëshkohen..

Sot, Rama po bën sikur po qan thjesht nga frika apo për tu maskuar..

Nesër do të sulmojë opozitën dhe median kundërshtare…

Pasnesër mbushen tre ditë që kjo ngjarje të harrohet sepse Rama mendon se emmoria e shqiptarëve zgjat vetëm tre ditë… Aq më tepër që edhe ai e ka të qartë tani se pas ditës së tretë do të ndodhë skandali apo bëma e rradhës…

Të gjithë presin të friksuar jo thjesht bëma se me to u mësuan por gjëmën e madhe…

Përse?

Kjo pyetje ka një përgjigje të thjeshtë:

Të gjithë pa përjashtim, madje edhe brënda Rilindjes shtrojnë një pyetje:

Ku po shkojmë?

Është Rama peng i krimit dhe kriminelëve, apo ai është drejtuesi dhe dirigjenti i tyre?

Për shumë vetë përgjigja e kësaj pyetjeje është e qartë.

Përgjigjen e saktë duhet ta japë vetë Rama…

Kurse përgjigjen përfundimtare duhet ta japin qytetarët sepse kupa është mbushur dhe ka filluar të derdhet… nesër do të jetë shumë vonë…

Në Shqipëri kanë filluar “goditjet politike”…Klodiana ishte shënjestra e parë…!”, përfundon ai. (TemA)

5 komente në ““Kaçi i bardhë” thirrje mbarëpopullore për revolta: Rama peng i krimit dhe kriminelëve, t’i japim goditjen përfundimtare se kupa është mbushur e po derdhet”

  1. Lennard says:

    Gjalle akoma eshte Ky Pervers?? Ballabani i Socialisteve gjithmone i gatshem ! Po nuk po pin Uje MO.Letyre e Zgjebosur do te mbetet -I PERBUZUR

  2. Kalec Dega says:

    kupa eshte derdhur?….kupa po derdhet?…..

    Kaci eshte misherimi i socilizmit/komunizmit/enverizmit berishian…Ai thjesht eshte njeriu juaj…miku i rames/mets dhe berishes ..keto pjella te ndyra te ideologjise marksiste-leniniste……

    Kaci eshte komunist dhe demokrat…ashtu si gjithe shqiptaret miltanta dhe ata te PDne vecanti…ju qe shani Kacin vecse shani vetveten dhe jeni hipokrite dhe te pakorrigjushem si njerez……

  3. fundurinat says:

    foli kantidati i shoqerise civile per bashkine e Taranes. Tani presim reagimin e Koco Kokedhimes dhe Kreshnik Spahiut per te vendosur daten dhe oren e sakte se kur do te filloj revolucioni shtatorit dhe kush do te jete ne skalonin e pare.

  4. robi says:

    mbylleni ne kafaz kete te cmendur qe e ka braktisur gjithe krahina e vet si i cmendur,,,,,

  5. Haka Tekizoti says:

    Ç’pisllik i bardhë është ky djalë!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje