Klodin e kanë kërcënuar dhjetëra herë, e ka përballuar si asnjë femër gazetare në vend. Ja këshilla që kam unë, se krimi ka dalë jashtë kontrollit

31 Gusht 2018, 09:38Kronika TEMA

Nga Artan Hoxha

Nuk ka asnjë dyshim se breshëria e kallashnikovit që ka terrorizuar dje në mesnatë familjen e koleges Klodiana Lala ka lidhje me detyrën e saj si gazetare dhe si reportere e shkëlqyer terreni.

Mesazhi është i qartë, vija e kuqe nuk duhet shkelur, nga reporterët e terrenit. Për fat të mirë babai, nëna e sëmurë, vëllai, motra dhe dy vajzat e Klodit që kanë qenë në banesë kanë shpëtuar pa dëme.

Ngjarja më ka shokuar, më ka lënë pa fjalë dhe më ka tronditur pa masë. Jo thjesht pse ka vënë në shënjestër Klodin me të cilën kam punuar prej 15 vitesh, ngjarja do ishte njëlloj e rëndë sikur këdo nga reporterët apo gazetarët ta kishin vënë në objektiv.

Nuk kam pikë dyshimi se Klodi do të shkurajohet apo do të humbë qoftë dhe një fije nga guximi dhe kurajo që e karakterizon në profesionin e saj.

Nuk është hera e parë që e kanë kërcënuar. Përkundrazi, për më shumë se një dekadë e gjysmë që punoj me të, jam dëshmitare dhe kam qenë në krah të Klodit kur e kanë kërcënuar me dhjetëra dhe me qindra herë, me të gjitha format e mundshme.

Pavarësisht presionit të pashembullt Klodi i ka përballuar si asnjë femër gazetare që njoh në këtë vend. Gjithnjë ka dalë më e fortë. Trishtimi dhe tronditja këteë radhë qëndron në faktin se ata që e kanë çuar mesazhin e dinë këtë që sa po thashë më lart.

E dinë që Klodi s’ka frikë, se atë personalisht nuk e trembin dhe nuk e bëjnë dot të heshtë. Prandaj kanë synuar ta gjunjëzojnë duke vënë në shënjestër familjen e saj.

Kam punuar me Klodin qysh kur ishte studente, ia njoh një nga një gjithë familjen, nga prindërit, vëllai, motrat, bashkëshorti dhe dy vajzat e vogla.

Ajo ka një familje të mrekullueshme, askush, asnjëherë, asnjëri prej familjarëve të saj nuk ka patur qoftë dhe problemin më të vogël me ndokënd. Kjo më trondit më shumë.

Sapo e mësova ngjarjen në orët e para të ditës, fola me Klodin. E pabesueshme, ishte në punë në terren duke përgatitur kronikën e ditës. Timbri i zërit të saj nuk kishte asnjë gramë dridhje, frikë apo shenjë pasigurie. Ishte shpuzë, prush e flakë si gjithnjë.

Klodit nuk ia kam kurrë frikën, por sot jam me familjen e saj dhe uroj që ta kalojnë me sa më pak tronditje dhe dhimbje ngjarjen e mbrëmshme.

Ajo breshëri kallashnikovi na ka futur të dridhurat të gjithëve, ne dhe familjeve tona. Familjarë të Klodit, ju nuk jeni vetëm. Klodi, ti nuk do jesh kurrë vetëm.

Me ty janë gjithë shqiptarët, nga jugu në veri, nga Alaska deri në Japoni, çdo një prej tyre që do mësojë sot për këtë ngjarje.

Pak javë më parë i këshillova kolegët e mi publikisht, sidomos ata të terrenit, që të bëjnë kujdes. Krimi, ai i rrugës, i organizuar, i lidhur me politikën apo me shtetin është bërë më i fuqishëm se kurrë. Ka dalë jashtë kontrollit dhe nuk ia bën syri terr para askujt.

U kërkova me keqardhje të raportojnë deri aty ku nuk rrezikojnë jetën e tyre dhe të familjeve të tyre. Sepse në këtë vend nuk ia vlen të rrezikosh më shumë. Nuk kemi nevojë për dëshmorë në varreza, kemi boll, na duhen heronj të gjallë.

Nuk paskam gabuar, sensorët e mi kanë qenë të saktë. Thjeshë nuk mendova se mesazhi i koduar do të vinte kaq shpejt, kaq i fortë, kaq i drejtpërdrejt…

Një breshëri e gjatë kallashnikovi mbi familjen e një reportereje….

Oh ç’kob, çfarë trishtimi…

Ju kuptuam QARTË zotërinj kriminelë. Nuk na latë fije dyshimi se me kë kemi të bëjmë….

17 komente në “Klodin e kanë kërcënuar dhjetëra herë, e ka përballuar si asnjë femër gazetare në vend. Ja këshilla që kam unë, se krimi ka dalë jashtë kontrollit”

  1. petriti says:

    More shoku tani, a thua se kercenimi nuk eshte per ndonje problem tjeter, te vellait, te prinderve apo bashkeshortit te mender gazetares moderne klodiana. Nqs e dini mire kete prblem shko e denonco atje ku duhet e mos llomotisni ne media. Pse more ata kriminelet qe goditen shtepine e vellait te klodianes i cili punonte tek burgu, nuk e dinin shtepine e klodianes. Po kur te kercenojne ty more tani, kriminelet do te shkojne ne skrapar e te godasin shtepine e vellait apo prinderve tuaj??? Mos flisni brockulla vetem per te politizuar nje problem qe nuk duhet te jete kurre politik.

  2. buj says:

    shko or toc kuklle palo gazetare, do dale shume shpejt se ku ka ze nuk eshte pa gje, edhe nuk kane lidhje fare me kete tyryfycken, e as me ty qe u bon biografine krimineleve si me qene heronj hollimwoodi, jenni bere te gjithe njelloj, ju gazetaret e terrennit shummica prej jush lavatricja e krmit dhe politikaneve

  3. Miri says:

    Edhe ju u bete i pabesueshem. Nga e dini Ju qe zonja ka qene caku i krimineleve. Dhe kriminelet hedhin plumba qoras sipas jush.
    Investigoni, sjellni fakte dhe flisni. Jeni bere si ato fallxhoret qe rine ne rruget e New Orleans dhe parashikojne dhe komentojne cdo gje.
    Nuk turperoheni z. Hoxha per belbëzime te pafundme

  4. Fakord se e kane kercenuar disa here ,eshte e guximeshme dhe na paska zbuluar gjithe ato grupe(qenuk kemi ndegjuar te denohet ndo je),por pse keta automatiksat shkuan tek shtepija e te jatit dhe jo tek shtepia e kesaj guximtares se saliut.
    Kjo eshte me shume militante nga bathorja se sa gazetare..
    Mos po pregatit ndonje skenar kjo me saliun dhe eshte bashkuar i gjith kori brektocave te bathores.

  5. ne nuk jepi per tu tallur says:

    KONTROLLOJE pra ti krimin me qe e ke mar persiper kontrolloje , po mos u hap bythesh duke i dhen gojes pa arsye nganjeher se perbaltni ku te mundeni vetem per shou se ju ka dal nami dhe nuk permbaheni , po na tregon ky gomari ku ka dal krimi , ne krimin e kemi ne parlament i pari sali berisha lul basha kan vrar kater vet dhe kapardise e kerkojn drejtesi therrasin ujku ujku me shum se te tjeret , krimin tek ne e ben politika shko tek SHQUPI dhe LSIja atje i ke bazat e krimit te kti vendi ,apo andej sta mban bytha dhe beni tellallin duke luajtur me bishtin e krimit ,shko fol per koken saliun ,apo njeher fole hoqe farefisin e syrgjynose nga frika , gazetar delenxhiler.

  6. TA FUTI says:

    PIDHI I MOTRES QE KE NE SHTEPI MOR PLERE SE HIQESH SIKUR I DI TE GJITHA

  7. Mjau mjau says:

    Po ky “investigatori” i leshit si nuk e dika që kolegia e tij paska një vëlla që merret me burgjet, pra që mund të jetë shkaku dhe objektivi i automatiksave???!!! Hajde Baftjar, hajde!

  8. Shaba says:

    Pse nuk e vazhdove luften me doktor vdekjen? O legen! Na je ber si ato arrixheshkat qe hedhin fall. I di te gjitha ti bq

  9. NNP says:

    Media e sotme ne pergjithesi eshte bashkepuntore e krimit dhe nxitese e bashkefajtore me te .Keta kanalistet e sotem do te mbahen mend ne historine e vendit si turpi i kohes.

  10. tori says:

    Krimineli apo mafia te vrasin ne vend e nuk te kercenojne ARTAN.Nuk kercenojne prinderit pleq te objektit qe ata kan,por shkojne direct ne object dhe kryejne veprimin.Artan mendoj se kjo eshte veper e militanteve fanatic anarchist(I sigurt se jane tropojan) te PD per te ndezur Akoma ma teper tensionin politik ne prag te fillimit te sezonit te ri parlamentar.Me hidherim te madhe,kjo ngjarja me kujton pregaditjen e terrenit politik perpara e ne prag te demonstrades se 1 Prillit ne Shkoder ku u vrane 4 deshmoret e demokracis.KUJDESSSS nga kto veprime pa pergjegjesi te opozites

  11. Komentuesi says:

    Sa te jete gjalle Berisha,krime do kemi gjithemon.Ai me Bashen jane koka e krimit.Ka mundesi, qe keta me ane te kesaj pseudogazetare, qe eshte qelluar shtepia e babajt me kallashnikov,te bejne ndonje te pabere,kurthe kundra Rames,qe me metoda te sofistikuar, te dalin si heronje per ta rrezuar Edi Ramen.Jo more jo! Nuk e rrezoni dot Ramen se ate e ka zgjedhr populli,po punon mire,dhe nuk vrete njeri por i respekton njezit.Kjo mut gazetare,le te shkoi e te lepije bythen e Sali Kriminelit,dhe le ti beje jehon krimeve te tij.Goditja me kallashnikov e shtepise se babait te gazetares,eshte nje sajes dhe alibi e stisur nga Berisha,Basha, dhe vete gazetarja.

  12. Komentuesi says:

    Ju zoti Artan Hoxha,thoni se gazetarja,Klodi,pas ngjarjes, nuk i beri pershtypje, dhe timeri i zerit nuk i dridhej fare.Pra ajo na qenka e qete sikur nuk i ka ndodhur asgje.Eshte e çuditeshme.Mendoje, se ajo nuk e ka nga trimeria,por se ajo ka basjkepunuar me Berishen e Bashen (pasi eshte ne sherbim te pd-ke) ta kene bere vete ne bashkepunim me njeri tjerin,si nje ALIBI per te akuzuar Edi Ramen dhe per te futur ne telashe ministrin e brendshem Fatmi Xhafaj.Ti qe je dhe nje gazetar investigativ,profesionist,nuk te shkon ndermend fare.Apo eshte shoqe e jote,kolege jote,dhe e mbron.Eshte e drejta jote,por ama beje ate qe ta besoi populli.

  13. Haxhi Qamili says:

    O Artan! Ne disa raste ke vepruar hapur si mercenar i paguar. Ndoshta ke te drejte se je si ai qeni ne dyqaniin e sallamit dhe nuk i japin as per te lepire. Leket duhen, por mundesisht pa shitur vehten. Pamvaresisht kesaj, ti mbetesh ne njetezit me te respektuar me filmlmet e vrasjes se 4 qytetareve ne bulevard.

  14. Jimi says:

    Nuk eshte ndonje cudi, jo ne Shqiperi, por ne asnje vend te botes, qe krimi e ka parim baze shtrirjen e tentakulave te veta drejt politikes e pushtetit! Ne Shqiperi brezi i cili i ka jetuar te dy sistemet, di te bej mire dallimin ne punen e gazetarit te djeshem dhe ate te sotem. E flakem me neveri te djeshmin dhe po i gezohemi me kenaqesi sistemit te sotem, por mos te harrojme se vec te mirave ky sistem ka edhe ca te keqia. Ne kete sistem puna e gazetarit dhe sidomos atij investigativ eshte e veshtire dhe e rrezikshme. Sot ne Shqiperi, gazetaret investigativ vertet jan objekt sulmi e kercenimi nga krimi, por ne rastin konkret nuk besoj se investigimet e gazetares ne fjale dhe ato te tuat Artan perbejne kercenim per krimin. Atyre sot as ua ndjen fare per ju, cfardo qe te thoni apo denonconi atyre nuk ju rruhet fare, pse? Sepse ne kete vend prej kohesh pushtetin e vertet, ate te drejtesise dhe ate te parandalimit te krimit, pse jo edhe ate politike, e kan ata ne dore. Nuk eshte rastesi qe deri dje k/prokuror i shtetit te ishte nje delinkuent dhe mashtrus i cili rezulton i paarsimuar! Nuk eshte cudi qe sot vetingu skualifikon nje numer jo te vogel gjyqtaresh e prokurores, te cilet se paku nuk justifikojne dote pasurite maramendese! Nuk eshte rastesi kur presidenti i vendit, kur prekurorja e pergjithshme kerkon te zbatoj ligjin, i thote ” Lavire bulevardi! Nuk eshte rastesi qe nje numer deputetesh rezultojne me rekorde kriminale.Krimi deri me tani eshte aq i blinduar sa qe nuk do t’ja dije as per Klodin, as per Artanet. Ta dish qe gjithe kete zhurme e ka stisur vete krimi, jo per te rrezikuar jeten e gazetares, por nepermjet saj i dergon mesazh politikes,qe te harroje vetingun dhe reformen ne drejtesi! Kjo per te eshte eshte lufte per jete a vdekje! Krimi nese sot e humbet kete dava me politiken, atehere neser mund te themi se gazetarit investigativ vertet i rrezikohet seriozisht jeta.

  15. Muli says:

    Më vjen keq për aktin paralajmërues me të shtëna armësh në shtëpinë e të jatit të gazetares klodiana. Po a e keni parë ndonjëherë këtë gazetaruce se si flet në televizion? Me çfarë kompetence dhe shpejtësie dhe siguri të paparë ndonjëherë dhe në botën e sportit. Si është e mundur të kërcënojnë gazetaren më kare në histori?vetëm sali krimineli dhe lulushi e dinë.

  16. frida says:

    O Tan ,kto janë kërcënime kalamajsh,ke dëgjuar kur thonë,hajde se do kalosh nga lagjia ime dhe do ta shikosh. Po o ke fol ti për kriminelë o ska fol kush,kush të është afru ty or toç,asnjeri,pse sepse ke bo punën,ju kujtoni se vetëm ju punoni,po ato policët e shkretë që arrestojnë dhe duhet të përballen drejtpërdrejt me kriminelët, lërini këto mollotoqe skenarësh, ku grupi i protestës së teatrit doli mbrëmë tek kryeministrija dhe një gojë shqyer i PDsë,akuzonte Kryeministrin, vetëm Sajmir Kodra mungonte,dhe bohej grupi. Jeni bo qesharak dhe padashje vegla të Monikës,ku harron se drejtësia do ajo apo sdo ajo me të shoqin do bëhet. Populli të ve hunë or çun.

  17. Kukuleci says:

    Ore ta mar vesh une cfar korrupsjoni zbuloi gazetarja qe e kane kercenuar.aty ata qe kane zbuluar korrupsjon i ka zhduk Sali Shpellari per 24 ore cfar gazetare tereni eshte ajo ate e shoh qe llomotit cdo dit ne televizjone pro shpellarit sali ashtu sic bejne disa zagar te tjre qe thon vetes analist si zhej gabuzheli,artan spiuni,prec spiuni,adii pa buthi ai plaku maskara nga erseka nje pafille e sali vicidolit etje

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje