Sulmi me armë ndaj shtëpisë së prindërve, flet Klodiana Lala: Jemi të tronditur, s'kemi asnjë konflikt personal

30 Gusht 2018, 14:42Kronika TEMA

Gazetarja Klodiana Lala ka reaguar pas sulmit në banesën e prindërve të saj, ndodhur mëngjesin e sotëm.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Lala shkruan se ajo e familja e saj janë të tronditur, ndërsa thotë se nuk kanë asnjë konflikt personal me askënd.

“Te dashur miq!

Po ju flas në emrin tim dhe të familjarëve të mi. Jemi mirë, asnjëri prej nesh nuk është lënduar. Megjithatë, jemi të tronditur nga ngjarja. Duke i lënë institucionet të bëjnë punën e tyre, ju siguroj se unë dhe familjarët e mi, nuk kemi asnjë konflikt personal.

Dyshoj se sulmi vjen si rezultat i punës time si gazetare. Këtë profesion e kam  ushtruar me ndershmëri e profesionalizëm ndër vite, e do vazhdoj këtë detyrë me të njëjtin përkushtim, pavarësisht gjithckaje.

Falenderim Ministrit të Brendshëm dhe Policisë së Shtetit që u angazhuan maksimalisht për zbardhjen e ngjarjes.

Ju jam mirënjohës secilit prej jush që po më gjendet pranë në këto momente. ” shkruan gazetarja Klodiana Lala në postimin e saj.

8 komente në “Sulmi me armë ndaj shtëpisë së prindërve, flet Klodiana Lala: Jemi të tronditur, s’kemi asnjë konflikt personal”

  1. Pashai says:

    Takimi i rradhës i Serialit ‘Babale”…

  2. Lexues says:

    More se nuk merret vesh ku ndodhi ky sulmi. Sa arme u zbrazen. Sa gezhoja u gjeten. Ku perfunduan plumbat. A ishte shkembim zjarti apo ndonje i dehur kot iu zbraz henes. A kishte hene te plote qe zgjon maniaket? Pse ndaj prinderve te nhe gazetareje te rendomte tregohet kujdes i veçante ne dallim me shtetasit e tjere?

  3. loni says:

    si ske konflik,po qe llap atje ku te intereson nuk quhet konflikt,ju llapni atje ku ju japin leke,genjeni pa pik turpi,nuk folet kurre per popullin,por vetem per politikanet,kuptohet kush ju paguan esht i mire kush nuk ju paguan eshte i keq per ju mbeturinat e shqiperise,ju gazetaret e bythes kurre nuk u ngritet bashk te beni nje greve te vetme per abuzimet qe i jan bere ketit vendit dhe ketij popullit,edhe grev urie po te jet nevoja,por kurre nuk ju plasi palla,vetem pata burimin e lekut,kush ju paguan lefni,prandaj i them atyre qe qelluan qe here tjeter te qellojne ne shenjester jo kote,qe ti mbyllet bucja ketyre pseftogazetareve plera,pse kur u qelloka gazetarja qenka krim ndaj demokracise,dhe kur jane vrare mbi 200 mij brenda ketyre 27 vjeteve nuk qenka demokraci,krimin politik qe keni toleruar po ju vjen tani verdall pickes suaj plere..

  4. Gano says:

    Mund te jete e sajuar nga Sali Bash Likja.

  5. Halili prej Shkodre says:

    Degjo moj vajze nqs sulmin ndaj shtepise nuk e ke organizuar vete per tu sherbyer atyre qe prinderit e tu i sollen nga larg.Permireso cilesine e punes si gazetare duke mos ja futur si kau peles cdo dite.Edhe durimi i njerzve ka nje kufi.Dhe mos.shfrytezo pamjen per te mbuluar mungesen e profesionalizmit.

  6. Albflorida says:

    Ti “lexues” nuk të vjen turp me fjalët që shkruan. Ajo është një gazetare në ballë të probleme dhe luftës ndaj mafies së drogës dhe asaj politike pra nuk është gazetare e rendomet ndaj të gjithë duhët t’a mbeshtesin Ndërsa sa plumba janë derdhur ti duhet t’a dish mirë sepse ke informacione të duhura në mos qofsh pjese e krimit.
    Pse ju shqiptarët në Shqipëri kështu do e ndertoni të ardhmen tuaj dhe të femijeve tuaj dukë vrarë gazetaret.
    E mbi gazetaren Lala dhe i thëm bën mirë të kalosh nga ambasada amerikane dhe eja më Amerikë me gjithë familje sepse nuk do të fitosh mbi mafjen politike shqiptare .

  7. besniku says:

    Babale 5. Film serial, jepet cdeo dite ne TV Klan dhe News 24.

    Regjisor: Sali Berisha
    Zv.Regjisor: Lulzime Basha
    Aktore: Ne rolin kryesor: Klodiana Lala
    Figurante te padukshem: Prinderit e Klodianes
    Vendi: Ne Tirane, ne nje pallat te Tiranes

    Ftoheni te gjithe per te marre pjese.

  8. petriti says:

    More per konflikt na thuaj se me ke nuk ke, pasi si gazetare je vene ne sherbim te politikes, duke shkelur cdo norem te nje gazetarie te lire. Sulmon cdo qytetar apo politikan qe nuk i sheben padronit tend apo politikes se tij. Keto sigurisht duhet ti dije mire gazetara. Por mua gjithnje e me teper po me mbushet mendja se kjo eshte nje akt i organizauar nga politika, per te gjetur pretekse per protesta, te cilat sigurisht nuk do te ndodhin. Gje e cila u pa qarte sot ne protesten para KM.
    Organet e policise dhe drejtesise kane per detyre te gjejne organizatoret dhe ekzekutoret e ketij akti dhe te nxjerrin motivin e sakte te kesaj ngjarje, per te mos i dhene shkas asaj gazetarje te hiqet si viktime apo politikes qe gjoja lufton per te drejtat e gazetarise e mediave.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje