VIDEO: "Të çmendur me patentë", pamjet me dron tregojnë se si i japin makinës shqiptarët në Tiranë

29 Gusht 2018, 12:28Kronika TEMA

Policia Rrugore e Tiranës njofton se në bashkëpunim me Njësinë Operacionale të Policisë Rrugore kanë vijuar kontrollet në disa akse të kryeqytetit për të parandaluar aksidentet rrugore.

Blutë e qytetit njoftojnë se krahas kontrolleve me mjetet speciale radar e drager, apo formave të tjera të organizimit për të evidentuar e ndëshkuar shkelësit e Kodit Rrugor, tashmë monitorimi dhe konstatimi i shkeljeve po realizohet edhe me dron.

Ndër të tjera policia njofton:

Kontrollet u fokusuan në drejtim të kontrollit dhe ndëshkimit të drejtuesve të mjeteve që nuk i japin përparësi mjeteve që qarkullojnë në rrethrrotullim, mjeteve që nuk i japin përparësi këmbësorëve në vendkalimet e tyre, mjeteve që kryejnë parakalime në rrugë me fushëpamje të kufizuar ku dhe rrezikshmëria për t’u përfshirë në aksidente rrugore është më e madhe.

Nga monitorimet dhe kontrollet përgjatë këtyre ditëve janë konstatuar dhe ndëshkuar me masa administrative, 128 drejtues mjetesh për shkeljet e lartpërmendura.

Policia Rrugore e Tiranës apelon për zbatim të rregullave të qarkullimit si nga drejtuesit e mjeteve ashtu dhe nga këmbësorët me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore”, nënvizon policia. (TemA)

10 komente në “VIDEO: “Të çmendur me patentë”, pamjet me dron tregojnë se si i japin makinës shqiptarët në Tiranë”

  1. Devolliu says:

    Policia rrugore, sidomos Drejtori I Pergjithshem, ben show, por policet rrugore jane po ata qe te kerkojne para dhe nese nuk u jep te mbajne dokumentat me minuta te tera dhe te mbysin me gjoba. Dhe nuk ke ku ankohesh.
    Une kam listen e 23 makinave ne pronesi te policese rrugore Tirane qe jane pa siguracion dhe pa kolaudim. Ama po te gjeten me keto shkelje te masakrojne.
    SHKB duhet te rrise kontrollet ndaj policeve rrugore Tirane se po bejne maskarralluqe neper rruget e Tiranes. Dhe drejtuesit vendore dhe qendrore mbyllin syte per te mos thene I stimulojne.

    1. Santa Quaranta says:

      Nuk e kuptoj se ku eshte efektiviteti i ketij lloj sherbimi! Droni kerkon nje manovrues dhe normalisht nese manovruesi do qe te ndjeke fluksin kerkohen edhe nje shofer dhe nje veture qe ta shoqeroje!!. Nuk e di se sa e ligjshme eshte dhe nese ka ndonje akt nenligjor qe lejon perdorimin e droneve ne vendosjen e masave administrative??!

      1. Vito i Kermillit qe mashtroi beratasit says:

        Kjo perkthehet : fshati digjet, kurva krihet.
        Mitat Tola e ka transformuar policine rrugore ne OJQ qe merr fonde per eksperimente pa vlere.

  2. fati says:

    Kete Devolliun ta bojme drejtor te pergjithshem te policise rrugore, se paska dhe dokumente arkivore. Kur bohen zgjedhjet ne polici, mor aman.

    1. Devolliu says:

      Dukesh qe je nga Gramshi. Po shkrujte bohen me o dhe jo me a, atehere edhe aman duhet shkrujt amon.
      E kupton tani shprehjen qe po linde katunar, vdes katunar?

  3. Kuq e zi says:

    Bukur video…
    Por a nuk e sheh droni rrethrrotullimin qe eshte i pa perfunduar me senjalitike horizontale dhe vertikale?
    E shenon policia problematiken e shenjave rrugore ? Apo se ka haberin fare…

  4. Alban says:

    Bravo i Duhen Shqiptareve shume shume drone.
    Pse duhet të vdesim per egersite e të tjereve.
    Keshtu ndergjegjesohemi ndoshta!?
    Eshte per te miren tone .
    Alban

  5. Hosteni says:

    Nuk jane te cmendur, jo. Jane te njejtet idiote, si keta qe komentojne ketu me siper.

  6. nardi says:

    Kur ka videopergjime qytetaret duhen te paralajmerohen qe jane ne nje zone te videokontrolluar!
    Ne asnje vend te botes nuk perdoren dronet pasi eshte kundra ligjeve te ruajtes se privatesise se qytetarit.
    Cilido qe merr gjoba nga droni mund te hedhi ne gjyq policine e shtetit, dhe te kerkoj dhjetefishin e gjobes si demshperblim.
    Dronet mund te konsiderohen si Babalja polic.

  7. shqip says:

    Nuk eshte nevoja e publikimit . Ne Shqiperi me shume se gjysma e shofereve Jane kafshe . Ti japesh makines ne Shqiperi duhet te kesh , 1) nerva te forta , dhe 2) shume , Po shume fat . Sidomos shoferet e autobuzeve dhe furgonave Jane rrezik Real per jeten.e tjetrit . Pajtohem edhe me nje komentues me larte . Mungesa e sinjalitikes eshte prezent ne me shume se 3/4 e rrugeve . Plus qe ka rruge ku linjat e bardha ne asfalt nuk Jane ose Jane shuar fare . Se ku eshte korsia nje zot e di .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje