Tragjedi në Dibër: Kishin ardhur me pushime, vriten në oborrin e shtëpisë babai, nëna dhe vajza 13-vjeç

27 Gusht 2018, 08:42Kronika TEMA

Tre anëtarë të një familje janë gjetur të vdekur në oborrin e banesës.

Portali ‘Pacensurë’ njofton se ngjarja ka ndodhur në Dibër të Madhe, ndërsa familja kishte ardhur nga Italia për pushime.

Persona të paidentifikuar deri me tani kanë lënë të vrarë A.P 50 vjeç, bashkëshorten e tij N.P 49 vjeçare dhe vajzën e tyre 13 vjeçare.

Motivet deri më tani ende nuk dihen.

E ndërsa trupat janë dërguar në morgun e qytetit të Dibrës së Madhe, policia ka nisur hetimet për rastin.

Tre anetaret e familjes, babai, nena ( personat qe shihni ne foton, postuar nga portali ‘Pacensurë’ ) dhe vajza jane gjetur te vrare ne oborrin e baneses.

Familja banonte në qendër të qytetit.

Alsat M ka identifikuar viktimat, që janë Amid Pocesta, bashkëshortja e tij, Nazmije Pocesta dhe vajjza e tyre Anila Pocesta.

8 komente në “Tragjedi në Dibër: Kishin ardhur me pushime, vriten në oborrin e shtëpisë babai, nëna dhe vajza 13-vjeç”

  1. sapa says:

    Turiste vizitoni shqiperine!

    1. adeci says:

      O trap, Dibra e madhe eshte ne Maqedoni. Idiot gjeografie.

      1. Albani says:

        E ka fjalen per Shqiperine natyrale o klluf,te cilen kur ta leverdis e pranon ti legen.

    2. Tony uk says:

      @sapa
      Keta idiote si puna jote na kane marre ne qafe,Dibra e madhe eshte ne Maqedoni.

  2. mesoni dhe pak arifmetik says:

    o ziti gazetar dini te beni llogari ,burri datelindja 1963 ju thoni esht 50 vjeç ,gruaja datelindja 1965 ju thoni 50 vjeç , a keni ber matematik ne shkoll o njerez apo shkruani nen efektin e ashishit ,nuk ju del llogaria ore ju dhjefsha shkollen , TE PREHEN NE PAQE VIKTIMAT DHE LIGJI DUHET TE BEJ PUNEN E VET ME FUQIN EKSTREME ESHT KAFSHERI.

  3. Ilo says:

    O sapa Dibra e Madhe nuk eshte ne Shqiperi

  4. sapa says:

    Shqiperine e Madhe doja te thoja.Dhe te me falin militantet e Ronaldos per gabimin.

  5. Bureto says:

    O ti i arifmetikës (jo arithmetikës?) ku i gjete datlindjet mo? Jo vetm arifmetikë wë nuk di por nuk di as të lexosh. Je analfabet dhe u tregon të tjerëve të mësojnë.
    Por pavarësisht kësaj, bëhet fjalë për një tragjedi të madhe dhe në vend që të merremi me fenomenin social që shfaqet paksa si shpesh, u mëshojmë nëpër komente idiotizmave tona. Ndoshta këto mund të jenë një prej shkaqeve pse ndodhin këto fenomene, që të vriten edhe fëmijë, pavarësisht arsyeve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje